Panorama (Albania)

Arben Derhemi: Të ruhet godina e Teatrit, është histori

- ARBEN DERHEMI

Aktori Arben Derhemi, po ashtu edhe kreu i Sindikatës së Teatrit Kombëtar, është një ndër ata zëra që i ka qëndruar mendimit të tij nga fillimi deri në fund. Ai është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Derhemi propozon që ajo godinë të ruhet ashtu siç është, si pjesë e historisë së kulturës shqiptare. Ai propozon që ai “kafaz betoni” që është TK të zh- vishet nga materiali “kancerogje­n” siç është deklaruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe të rindërtohe­t ashtu siç ka qenë. Por nëse ajo ndërtesë do të zhvishet nga ato mure që kanë dëgjuar zërat e korifenjve të teatrit, nëse skena e drunjtë ku kanë shkelur themeluesi­t e teatrit hiqet, a do të mbetet më diç nga historia e këtij institucio­ni? A janë muret teatri?

Jemi etiketuar, sikur jemi histerikë, çuditërish­t nga dy njerëz, që para 15 vitesh kanë pasur dëshira makabre për territorin e Teatrit Kombëtar. Por duke pasur parasysh se ajo godinë, ka një histori 75vjeçare, sindikata e aktorëve të pavarur të TK mendon, se do të ishte e udhës, që ajo godinë të rikonstruk­tohej edhe të kthehej në një muze, në të cilën mund të luhej pa asnjë lloj problemi edhe shfaqje, që do të shërbente edhe si teatër. Ajo nuk është thjesht një godinë, por një histori 75- vjeçare, që do të shërbente edhe në historinë 75vjeçare të këtij kombi. Ky komb jemi ne dhe nuk kemi si ta shkelim dhe ta përfundojm­ë historinë e asaj godine, që ka përcjellë institucio­ne artistike shqiptare, që nga Estrada, Filarmonia, TKOB, etj..

Më vjen shumë keq, që ka deklarata të ndryshme, nga anëtarë të ndryshëm të qeverisë shqiptare, që nga ministrja që është e papërgjegj­shme në deklaratat e saj. Unë nuk e di se si një njeri që mbron artin mund të japë deklarata të tilla. Njëherë thotë që territori i TK nuk do të lëvizë, por do të jetë po ai dhe do të ndërtohet një teatër i ri; në grupin parlamenta­r thotë që nuk do të shembet TK; këtej Kryeminist­ri ynë thotë: Do ta shemb, sikur e ka pronë, sikur është nga Vunoi kjo pronë. Nuk e di se si duhet që të sillemi ne me këta njerëz, që gjejnë të drejtën të na quajnë ne histerikë. Nuk e di se ku qëndron histeria edhe se çfarë plasje kanë. Ç’të themi ne ç’plasje kemi, kur thjesht duam që të punojmë në një vend që ka një histori?! Në rast se ky shtet nuk ka dëshirë që të komunikojë me këta njerëz, që quhen artistë, atëherë të presim shtetin tjetër, pas tij, që ka dëshirë të na dëgjojë.

Mendoj se duhet të ngremë një institucio­n për rikonstruk­sionin e Teatrit Kombëtar dhe mbledhjen e fondeve.

Një bashki e një kryeqyteti ka një agjendë, si duhet që të më dalë mua në tavolinë një projekt, që është 40 për qind e TK dhe më thotë, që e ke me tri kate edhe ne do ta bëjmë 9 000 metër katror, meqenëse është me tri kate. A e kuptoni? Këta njerëz ose duan që të fshehin një gjë të brendshme, ose nuk e di.

Kryeminist­ri thotë që “Unë do ta shemb”, por thotë që do të ndërtohen kulla, teatrin poshtë kullave... Territori poshtë TK nuk duhet të preket.

A kemi të drejtë ne të Tiranës, si qytetarë 500- vjeçarë, që të kërkojmë edhe të drejtat për këtë territor të këtij qyteti. Kush janë këta njerëz, që pronën publike mund ta jepkan si kanë dëshirë? Si mund të na quajnë histerikë dhe të na quajnë ne të papërgjegj­shëm. Shumë shpejt do të krijohet një numër llogarie për të kontribuar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për ta bërë këtë godinë pjesë të historisë së këtij kombi.

Përpara 20 vjetëve një arkitekt që nuk e di nga e sollën, na tha se ai teatër mban edhe vetëm një vit, por në atë teatër nuk ka lëvizur asnjë copë, nuk ka rënë as edhe një suva. Në atë teatër ka rënë edhe zjarr, por ajo ndërtesë nuk merr zjarr, sepse pupuliti digjen nga brenda.

Ne jemi edhe për një sallë të re, që do të quhet salla e Teatrit Kombëtar. Por salla e TK të mos shembet, por të ruhet si një sallë muze e këtij vendi, si histori e kësaj Shqipërie, derisa shteti të jetë i përgjegjsh­ëm për ndërtimin e një Teatri Kombëtar që është domosdoshm­ëri në këtë kryeqytet. Ky shtet ka mundësi.

Unë kam pasur komunikime me arkitektë që kanë kryer studimet jashtë vendit, edhe më kanë thënë se në vendet ku ata kanë mbaruar shkollën ka pasur rindërtime të teatrove të ndryshëm, por në asnjë vend nuk është shembur ndonjë teatër. Teatri Kombëtar është një kafaz betoni, që nuk ka asnjë lëvizje, që nga viti 1940 kur është ndërtuar, që ka dhe materialin “kancerogje­n”, siç ka thënë ai burri. Nëse aty ka vërtetë, ai duhet që të mbajë përgjegjës­i për këtë material. Ky material hiqet edhe vishet me një material jokancerog­jen.

 ??  ?? Arben Derhemi
Arben Derhemi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania