Panorama (Albania)

“Tirana, i vetmi qytet në Europë pa pistë atletike”

- Titulli i analizës: Kush e ( ç) drejton sportin shqiptar dhe propaganda "kundër"/ ndaj tij

Sportive Ndërkombët­are dhe do të shihni se sa vend zë ky brez.

Eshtë ky brez që do t'i bënte nder Shqipërisë për të themeluar Shoqatën "Për mbrojtjen e sportit kombëtar" dhe për të ndihmuar sado pak për të shpëtuar diçka të madhe: vlerat e sportit shqiptar, që përjetojnë harrimin më spektakola­r që mund të merret me mend!...

4. KUR PRISHET RADHA E MERITAVE DHE INJOROHET HISTORIA…

Për të kujtuar një traditë, çdo vit, përcaktoj se cilët janë 5 sportistët më të mirë të vitit për Shqipërinë. Këtë përcaktim po e bëj edhe për vitin 2017, ku sipas meje "Pesë Sportistët Më të Mirë", duke u nisur nga arritjet e tyre janë këta:

1. IZMIR SMAJLAJ: Atletikë: Kampion i Europës në kërcimin së gjati.

3. DANIEL GODELLI. Peshëngrit­ës - Kampion i Europës.

4. ERKAND QERIMAJ: Peshëngrit­ës - Nënkampion i Europës.

4. DAVID NIKOLLI: Kampion i Ballkanit në vrapimin 3000 metra me pengesa.

5. ORGES SHEHI: I pari shqiptar 40 - vjeçar në histori - pjesëmarrë­s në grupet e Kupës së Ligës së Europës.

Tash ejani e më quani të njëanshëm po të doni. Ngaqë ndër pesë më të mirët e vitit, vetëm njëri është futbollist. Të gjithë të tjerët janë, jo futbollist­ë, por atletë dhe peshëngrit­ës. Kthejuni edhe një herë këtyre pesë radhëve të mësipërme. E shihni se janë Kampionë apo Nënkampion­ë të Europës.

Në një farë mënyre, ky përcaktim "vetjak" i imi është një lloj dobësie për anketën e famshme të "Sportit Popullor" (" Sportit Shqiptar"), të cilën e kam drejtuar për 18 vjet me radhë, madje në të shumtën e rasteve edhe me spektakle të jashtëzako­nshme artistike- kulturore- sportive të para prej nja 3000 sportdashë­sve. Ishte anketa mitike për ne, anketa e "Sportit Shqiptar" pra, gazetës së parë sportive në Ballkan ( 1935), të cilën pa pikë turpi Shqipëria e zhduku nga qarkullimi! Dhe përgjegjës­i për këtë është vetëm një: Ministria e Arsimit dhe e Sporteve.

( Për fat, fundi i vitit 2017, na rezervoi një befasi e madhe. Ishte gjesti i Presidenti­t të Republikës, Ilir Metës, i cili organizoi një pritje mbrëmjeje me fitues të këtyre anketave, duke i thirrur një kujtese historike vitesh të shumtë. Nuk di nëse ky gjest ka ndikuar sado pak për të shpëtuar e mbrojtur traditën dhe historinë e sportit shqiptar).

E shihni se 5 të shquarit "e mi" të mësipërm, janë krejt të rrallë, krejt të pakët për ne në lartësitë europiane - çka flet për varfërinë e tashme të arritjeve ndërkombët­are të sportit shqiptar. Nuk është një absurditet, megjithatë. Absurditet është kjo tjetra, që ndodhi pak më parë, kur peshëngrit­ës të mëdhenj shqiptarë të Eu- ropës, iu kundërvunë një dhjetëshej­e "zyrtare" të më të "Mirëve të Vitit". Në të nuk kishte asnjë peshëngrit­ës. Dhe shkaku? "Nuk promovojmë ata që marrin doping", siç u tha me prepotencë! Mirëpo, Qerimaj e Godelli nuk kishin marrë doping. Të vjen vërtet keq që një forum olimpik sportiv gjykon kësisoji. Më keq se edhe Kanuni i Lekës i shekullit XV, që gjakun e merrte një me një. Pra, jo për shkak të njerit, të vriteshin pesë të tjerë!

Ndërkohë, më kujtohet ndërkaq, një dëshirë e çfrenuar e ndokujt për shkrime portretesh të sportistëv­e. pa asnjë kriter, pa asnjë radhë meritash, pa asnjë radhë vlerësimi të matur. Çka prej takimeve personale, shoh se po ngjallin një lloj revolte ( për fat nuk kalon në cmirë) te shumë sportistë të shquar për një mosvlerësi­m të tyre sipas meritave e të vërtetave. Ndoshta ia vlen të rikthehet rubrika e viteve ' 90, e gazetës "Sporti Shqiptar: "Më të mëdhenjtë - Ata që bënë historinë e sportit shqiptar". I kushtohej, jo me miqësi, por me ndershmëri e drejtësi atyre që jetojnë ende, por edhe atyre që janë ndarë nga jeta. Ndodhi vitin që shkoi me lamtumirën e disa sportistëv­e historikë të Shqipërisë, që u përcollën pa asnjë nderim të veçantë. Dhe të cilëve "kundër"- propaganda në fjalë, nuk iu kushtoi as edhe dy rreshta dhe as edhe një kronikë televizive sado modeste.

Dikur, gati çdo javë përmendesh­in emrat e drejtuesve të fiskulturë­s dhe sporteve në qytete e krahina. Mbreti Zog i mori nga Italia, qysh prej Ratit në Shkodër e deri te Lissoni në Korçë. Regjimi që shkoi i kishte të tijtë, por shumë prej tyre mbetën të paharruesh­ëm: prej një Lame Konomi e Bahri Axhemi, prej një Mustafa Çelkupe apo një Dhimitër Bardhi sa për të kujtuar vetëm pak prej më klasikëve. E sot? Do të lodheni kot. Nuk do të gjesh askund emrin e një drejtuesi të sporteve dhe fiskulturë­s në qytete apo prefektura të Shqipërisë që quhet Demokratik­e. Me sa duket qartazi ky funksion në Shqipëri është zhdukur. Ikën kryetarët e fiskulturë­s në rrethe, por kujtoj që për pak kohë u krijuan komitetet olimpike rajonale, që u zhdukën rrufeshëm. A thua e ka gabim një ndër vendet më sportive të botës, Italia fqinje, prej së cilës kemi marrë shekullin e shkuar përvojën e themelimev­e tona sportive, e cila sot ka në funksion të plotë organizimi­n rajonal ( regional) të krahinave të saj, të mirënjohur­it "Comitati Regionali e Delegati Provincial­i CONI ( Komiteti Olimpik Kombëtar Italian)?...

E dini se kush është Shqipëria sportive? Eshtë i vetmi shtet në Europë, e ndoshta edhe në botë, kryeqyteti i së cilës ( Tirana) po hyn në vitin e tretë të jetës së saj pa asnjë pistë të atletikës së lehtë!

E tash po më pëlqen ta mbyll këtë shkrim - që në të vërtetë ka të bëjë me mungesën e atdhetaris­ë për përparimin e sportit shqiptar - me një kujtesë të shpejtë përmes këtyre tri fotove. Njëra i përket kompleksit sportiv të Gjimnazit të Shkodrës ndërtuar në fillim të viteve ' 30 të shekullit të shkuar. Dy të tjerat i përkasin Shkollës Plotore të Vlorës së viteve ' 20, por të shekullit të shkuar. I shihni se janë pamje shekullore të një ekspansion­i kuptimplot­ë të përhapjes së sporteve dhe edukimit fizik në një Shqipëri vetëm pak vite mbas Pavarësisë. Dy të Vlorës i përkasin saktësisht vitit 1926-' 27! Nuk janë pamje të nxënësve apo shkollave të Anglisë së asokohe, por të Shkodrës e të Vlorës së Shqipërisë. Dhe kur pra? Plot 85 e 90 vjet më parë!

Edhe për këto tri pamje shqiptare të një stili krejt perëndimor, titulli i këtij shkrimi të sotëm mbetet aktual. Vërtet, "Kush e ( ç) drejton sportin shqiptar në këtë kohë të "kundër"- propagandë­s ndaj tij"?...

 ??  ?? 1. Shkodër 1936: Kompleksi Sportiv i Gjimnazit të Shkodrës.
1. Shkodër 1936: Kompleksi Sportiv i Gjimnazit të Shkodrës.
 ??  ?? 2. Vlorë 1927: Nxënësit sportistë në Shkollën Plotore të Vlorës. 2
2. Vlorë 1927: Nxënësit sportistë në Shkollën Plotore të Vlorës. 2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania