Panorama (Albania)

Kryeminist­ri i Kanadasë i quajti të papranuesh­me tarifat e para

-

Kryeminist­ri i Kanadasë, Justin Trudeau, në reagimin e parë të tij, javën e kaluar, mbi tarifat e SHBA- ve mbi importet e çelikut dhe aluminit, tha se ato tarifa do të ishin "absolutish­t të papranuesh­me". Priten ende detaje të reja nga plani i Presidenti­t të Shteteve të Bashkuara për të rritur me 25 për qind tarifat mbi çelikun dhe 10 për qind mbi aluminin, se si do të jenë ndryshimet në marrëdhëni­e tregtare nga vendi në vend. momentin, Kanadanë dhe Meksikën nga tarifat dhe kanë lënë hapur mundësinë që më pas të përjashtoj­në aleatë si Australia. Por urdhri i vendosjes së tarifave, i cili do të hyjë në fuqi brenda 15 ditësh, mund të prekë Korenë e Jugut, Kinën, Japoninë, Gjermaninë, Turqinë dhe Brazilin dhe liderët e huaj parala- jmëruan për hapjen e një lufte tregtare, që mund të përshkallë­zohet në industri të tjera, si dhe të synojë mallrat amerikane. Në BE e kanë bërë të qartë se nëse hyn në fuqi kjo masë, që së pari do të godasë industrinë gjermane, vendi i BE- së që eksportohe­n më shumë nga këto materiale në SHBA, atëherë BE do të vendosë taksa ndaj produkteve amerikane si motorët Harley Davidson, uiskin “Bourbon” dhe xhinset “Levi’s”. Trump, një kritik i globalizmi­t, ka argumentua­r se SHBA është rrënuar nga partnerë të padrejtë tregtarë, veçanërish­t në sektorë si alumini dhe çeliku. Urdhri është të ngrihen taksat për çelikun e huaj me 25 për qind dhe në aluminin e importuar me 10 për qind. Grupet e biznesit kanë paralajmër­uar se ndikimi mund të ndihet në të gjithë zinxhirin e furnizimit, pasi konsumator­ët përballen me çmime më të larta për makina, pajisje dhe mallra të tjerë të konsumit. Por ndihmësit e Trump- it i hodhën poshtë parashikim­et e tilla si të mbingarkua­ra dhe thanë se shumica e amerikanëv­e vështirë se do të vërejnë ndonjë ndikim. “Do të jemi shumë fleksibël”, tha Trump në një takim në Shtëpinë e Bardhë. Fleksibili­teti prek Kanadanë dhe Meksikën, dy vende që eksportojn­ë sasi të mëdha çeliku dhe alumini.

 ??  ?? Takimi i Trump me kabinetin e tij, të enjten
Takimi i Trump me kabinetin e tij, të enjten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania