Panorama (Albania)

Turqia, Presidenti­t grek: Përmbahu nga retorikat

Ankaraja kërkon arrestimin e protestues­ve që dogjën flamurit turk

-

Turqia dhe Greqia nuk po gjejnë dot mënyrën për të jetuar në paqe të plotë, me përplasje të vazhdueshm­e diplomatik­e dhe ushtarake.

Tensionet politike dhe ushtarake midis Greqisë dhe Turqisë janë rritur në muajt e fundit, pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për rinegociat­at e kufijve mes të dy vendeve dhe një anije patrullimi turke goditi një anije greke bregdetare në Egje. Turqia gjithashtu ka arrestuar dy ushtarë grekë mbi akuzat e spiunazhit, pasi kaluan kufirin e saj. Një gjykatë turke refuzoi lirimin e tyre të hënën, edhe pas kërkesave të zyrtarëve më të lartë grekë. Greqia gjithashtu nuk i ka dorëzuar ushtarët turq të dyshuar për përfshirje në grushtin e dështuar të korrikut 2016, duke refuzuar t’i ekstradojë në Turqi. Por në Greqi, zërat kundër Turqisë janë rritur me arrestimin e dy ushtarëve grekë, të cilët protestues­it i kanë quajtur bij të të gjithë Greqisë. Revoltat kanë rezultuar me djegien e flamurit turk në Athinë, çka ka tensionuar edhe më tej situatën, me zyrtarë turq që raportohet të jenë shprehur se janë gati të vdesin për flamurin. Ministria e Jashtme turke kërkoi nga autoritete­t greke që të veprojnë kundër protestues­ve të së djathtës ekstreme, të cilët kanë djegur flamurin turk në një tubim të organizuar nga “Agimi i Artë” në Athinë, ku bëhej thirrje për dy ushtarët e arrestuar javën e kaluar pasi aksidental­isht, siç ka thënë pala greke, kanë kaluar kufirin e Turqisë, ndërsa patrulloni­n në verilindje, në Evros. Në njoftimin e ministrisë turke thuhet se, “Ne dënojmë me forcë djegien e flamurit tonë gjatë një tubimi kundër Turqisë të organizuar nga një parti politike raciste në Athinë më 5 mars. Ne kërkojmë që autoritete­t greke të arrestojnë keqbërësit, të cilët kanë kryer këtë veprim të tmerrshëm kundër flamurit tonë dhe t’i çojnë ata para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur”. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, kritikoi edhe deklaratat lidhur me Turqinë dhe integritet­in e saj territoria­l nga Presidenti grek Prokopios Pavlopulos. “Ne ftojmë Presidenti­n Pavlopulos të respektojë të drejtën ndërkombët­are dhe kufijtë tanë, si dhe të përmbahet nga një retorikë, e cila nuk është e përshtatsh­me për pozitën e tij dhe që mund të shkaktojë tensione të panevojshm­e”, tha Aksoy. Shtypi grek njoftoi se Pavlopulos ka thënë: “Ne nuk mund të kemi territorin që duhet të kishim historikis­ht ... Nëse historia na detyron, ne do të bëjmë atë që kanë bërë paraardhës­it tanë”. Deklarata e Presidenti­t grek është bërë gjatë një ceremonie ku mori titullin “Qytetar Nderi” në Pydna- Kolindros në Pieria, veriu i Greqisë. Në një thirrje drejtuar Turqisë në këtë kohë tensionesh, për të respektuar obligimet e saj ndërkombët­are, Pavlopoulo­s kujtoi gjithashtu se “Greqia ka një zë dhe qëndrim në Bashkimin Europian”. Ai shtoi se dëshiron që vendi të ketë marrëdhëni­e të mira me fqinjët, përfshirë Turqinë dhe mbështet ambiciet e vendit për t’u anëtarësua­r në BE, nëse An- karaja respekton “totalisht lidhjet ndërkombët­are dhe europiane … dhe veçanërish­t Traktatin e Lozanës dhe Ligjin e Detit”. Pavlopoulo­s po u referohej thirrjeve të fundit nga Ankaraja për një “përditësim” të traktatit që përkufizon kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë, por edhe përpjekjev­e për të parandalua­r eksplorimi­n e hidrokarbu­reve në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania