Panorama (Albania)

Kosova refuzon ofertën rumune

-

Kosova ka refuzuar kërkesën e çuditshme të Presidenti­t të Rumanisë, Klaus Iohannis, një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e saj, për të ndërmjetës­uar zgjidhjen mes saj dhe Serbisë. Iohannis ka deklaruar në Bukuresht, pas takimit me Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se është i gatshëm të përfshihet në bisedime për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se zgjidhja përfundimt­are nuk mund të imponohet nga jashtë dhe se ai nuk mund ta imagjinojë një zgjidhje që nuk e pranojnë serbët. Me imponim nga jashtë me siguri Presidenti rumun i referohej ndërmjetës­imit të BE- së, e cila është prej vitesh negociator­e mes dy vendeve ballkanike. Por nuk ka llogaritur që edhe vetë propozimi i tij është një ndërhyrje nga jashtë. Iohannis ka ofruar gatishmëri­në e vendit të tij që gjatë pjesës së parë të vitit 2019, Bukureshti të marrë një rol në zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Rumania është një nga 5 shtetet e BE- së, që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Bekim Çollakun, shefi i Kabinetit të Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, tha për “Express”, se Rumania së pari duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës e më pas të flasë nëse mundet për ndërmjetës­im. Çollaku kujtoi se Bashkimi Europian është duke ndërmjetës­uar bisedime dhe se pala kosovare nuk po kërkon që të zëvendësoh­et Brukseli. “Bashkimi Europian është dhe mbetet ndërmjetës/ lehtësues zyrtar i procesit të dialogut për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës dhe nuk jemi duke kërkuar zëvendësim për rolin vendimtar të BE- se si ndërmjetës­ues në këtë proces”, theksoi Çollaku duke shtuar se “për të fituar kredibilit­et, rumunët duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania