Panorama (Albania)

Risi në Kombëtaren e Bushit, talenti i Interit ftesë nga Shpresat

-

Në muajin mars, Kombëtarja U- 21 do të përballet me Sllovakinë. Nën drejtimin e Alban Bushit, kuqezinjtë e vegjël pritet që të vijojnë rrugën në kualifikue­set, duke tentuar që lojërat pozitive të shpërblehe­n me pikë maksimale. Për grumbullim­in e radhës, trajneri Alban Bushi pritet që të ketë jo pak risi në listë.

TALENTI I INTERIT

Një prej tyre, është futbollist­i i akademisë së Interit. Armand Rada, do të jetë i grumbullua­r me skuadrën Shpresa në ndeshjet e muajit mars. Është vetë skuadra zikaltër, e cila me anë të një njoftimi ka bërë me dije ftesën e ardhur për talentin që të jetë pjesë e Kombëtares U21 në ndeshjet që do të luajnë kuqezinjtë. "Mesfushori i datëlindje­s 1999 do të marrë pjesë në dy ndeshjet kualifikue­se kundër Sllovakisë, të vlefshme për kualifikue­set e Europianit. Në prag të dy ndeshjeve kualifikue­se, që do të luhen më 23 dhe 27 mars, trajneri i Kombëtares U- 21 të Shqipërisë ka grum- bulluar mesfushori­n e skuadrës Primavera të Interit, Armand Rada", ka qenë njoftimi nga Inter. it, faqja zyrtare e skuadrës zikaltër.

MESFUSHORI

Në Itali, mesfushori shihet si një nga talentet më premtues për skuadrën e parë. Deri më tani, Rada është aktivizuar me Kombëtaren e drejtuar nga Erjon Bogdani, por talenti i tij premtues ka bërë që Alban Bushi ta afrojë në skuadrën e tij për t'i dhënë një shans mesfushori­t të jetë pjesë e ekipit Shpresa për të dhënë kontribut për skuadrën shqiptare. Me grupin e Bogdanit, Rada luajti vetëm katër ndeshje, ndërsa që prej këtij muaji nis aventura e tij e re me Kombëtaren U- 21. Shqipëria U- 21 ndodhet në vendin e katërt me 6 pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania