Panorama (Albania)

Çmimet e apartament­eve për çdo lagje të Tiranës

Si do aplikohet taksa e re e pronës në Tiranë. Zbardhen çmimet e shtëpive për të 32 zonat e kryeqyteti­t. Sa do paguajë çdo apartament me taksën e re

-

Nga 1 prilli qytetarët në të gjithë vendin do të nisin të paguajnë taksën e re të shtëpive. Ashtu si edhe me taksën aktuale të shtëpive, ligji i ri parashikon diferencim për apartament­et e ndërtuara para 1993- it të privatizua­ra nga qytetarët me çmime simbolike.

Vendimi parashikon që për këto kategori çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit sipas zonave kadastrale ku ndodhet apartament­i, vetëm në rastin e shitjes së parë. Pra, e thënë ndryshe, në rast se ky apartament nuk është shitur apo blerë asnjëherë, çmimi për llogaritje­n e taksës do të jetë me 30 për qind më pak. Gazeta boton tabelën zyrtare me vlerën e taksës që do të paguajnë shtëpitë e ndërtuara para ’ 93 dhe pas këtij viti për çdo lagje dhe rrugicë në Tiranë për 32 zonat kadastrale. Më shumë taksë do të paguajnë banorët që jetojnë në zonën e ishBllokut , pasi aty është çmimi më i lartë fiskal. Më pak do të paguajnë banorët që jetojnë në zonën e Porcelanit, Kinostudio­s dhe rruga “Hoxha Tahsim”, pasi në këtë zonë qeveria ka miratuar çmimin më të ulët fiskal me vlerë 60.000 lekë për metër katror. Për ta konkretizu­ar për qytetarët, po japim shembujt se sa taksë do të paguajë një familje, që jeton në një apartament në zonën më të shtrenjtë dhe në zonën më të lirë. Në rast se një familje banon në zonën e ish- Bllokut në një shtëpi 100 metra katror, të ndërtuar para 1993 e përfituar me privatizim, ku çmimi fiskal është 190.000 m2 dhe korrespond­on me zonën fiskale 5/ 1, vlera e shtëpisë do të jetë 13.3000.000 lekë. Mbi këtë vlerë të shtëpisë do të paguhet taksa 0.05 për qind, që do të jetë në vlerën e 6650 lekëve në vit. Nëse shtëpia është shitur, taksa do të jetë 9500 lekë në vit. Një familje që jeton në zonën e Porcelanit në një apartament të ndërtuar para ‘ 93, ku çmimi referencë për këtë zonë është 60 mijë lekë për metër katror, do të paguajë 2.100 lekë në vit, ndërsa për apartament­et e tjera 3.000 lekë në vit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania