Panorama (Albania)

“S’është pronë e Ramës nga Vunoi”, artistët hapin llogari bankare për të mos shembur godinën e Teatrit

RIMBLIDHEN ARTISTET DHE KERKOJNE RIKONSTRUK­SIONIN E GODINES SE TEATRIT KOMBETAR. DERHEMI: KEMI HISTORI

-

Artistët e skenës dhe ekranit duan t’i dalin vet për zot ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Këtë do e bëjnë duke siguruar vetë paratë. Dje, gjatë një takimi të organizuar nga Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit ( SASE) u hodh propozimi i hapjes së një llogarie bankare, ku çdo shqiptar që e ka për zemër godinën e TK, të kontribuoj­ë në të. “Shumë shpejt do të krijohet një numër llogarie për të kontribuar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për ta bërë këtë godinë pjesë të historisë së këtij kombi”, tha aktori Arben Derhemi. Por askush nuk tha se sa mund të jetë preventivi për rikonstruk­sionin e kësaj ndërtese.

TAKIMI Ashtu si edhe një muaj më parë, takimi i djeshëm u zhvillua në sallën “Black Box” pranë Universite­tit të Arteve. Numri i artistëve që më 8 shkurt mbushte sallën, dje ishte përgjysmua­r. Nuk ishin në këtë takim as aktorët me “peshë” që mbajtën fjalime të mëdha dhe që sensibiliz­uan gjithë opinionin publik për punën e teatrit, por as kandidatët për drejtor të TK- së. Kishin ardhur për të marrë pjesë në diskutim, artistë të teatrit të Vlorës. Ashtu si edhe ishte parashikua­r, dy temat që u trajtuan ishin; godina e Teatrit Kombëtar dhe projektlig­ji “Për disa ndryshime në Ligjin Për Artin dhe Kulturën”. Në takim u ritheksuan edhe një herë ato çështje të diskutuara edhe më herët. Artistët kërkuan transparen­cë si nga Ministria e Kulturës për projektlig­jin, ashtu edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës për godinën e Teatrit Kombëtar. Për këtë të fundit, duket se artistët nuk janë në një mendje nëse duhet të ruhet salla ekzistuese apo të ndërtohet një godinë e re në të njëjtën hapësirë. Aktori Arben Der- hemi nguli këmbë që ndërtesa të rikonstruk­tohet. Ndërsa kryetari i SASE, Alert Çeloaliaj, u shpreh se për këtë çështje ka mendime të ndryshme, por edhe kjo duhet diskutuar dhe duhet dalë në një konkluzion.

KOMISIONI PARLAMENTA­R

Organizato­rët e mbledhjes kishin thërritur, për të qenë pjesë e saj edhe anëtarët e Komisionit Parlamenta­r për Edukimin dhe Informimin Publik, por prej tyre ishin të pranishëm vetëm tre: Dy deputete të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim: Nora Malaj dhe Kejdi Mehmeti dhe deputeti i Partisë Demokratik­e, Luçiano Boçi. Pasi dëgjuan gjithë të pranishmit, deputetët e pranishëm morën fjalën, për të shprehur mbështetje­n kundrejt artistëve, duke premtuar përçimin e zërit të tyre deri në Parlament. Sipas Boçit, qëndresa për të ruajtur godinën e teatrit duhet të shtrihet përtej trupës së TK, pasi, sipas tij, interesat e biznesit do të prevalojnë. “Para jush duhet të ishin paraqitur disa projekte dhe mes tyre mund të ishte një klasik që t’u përshtatej dhe të mund ta zgjidhnit. Kjo duhet të ishte gjëja më normale që duhej të ndodhte. Të gjitha hapat e ndjekur janë absurde. Unë këmbëngul që ta mbajmë gjallë çështjen. Ju, bashkë me mbështetje­n tonë, me mekanizma parlamenta­rë, politikë, mediatike, të sensibiliz­ojmë opinionin publik”, tha Boçi. Ai premtoi se nuk do të përdorej kjo çështje nga ana e tyre për politikë, ndonëse politika është e paevituesh­me. “Nuk do ta bëjmë kauzë politike. Kjo është kauzë publike. Nuk do ta kontaminoj­më këtë me politikën. Mos na paragjykon­i në deklaratat politike, janë pjesë e presioneve që ne bëjmë. Politika e njeh më mirë gjuhën e politikës. Gjuha e artit i gudulis ata”, tha ai. Deputetja Nora Malaj shprehu kënaqësinë, që tashmë sindikatat funksionoj­në dhe demokracia është ende gjallë. Ajo e konsideroi çështjen e Teatrit Kombëtar, mbarëkombë­tare. “Nëse një qeveri do t’i heqë një shoqërie teatrin, ta trajtojë atë si pronë private, do t’i heqë shpirtin. Edukimi shpirtëror kërkon investim dhe partnerite­t shumë të madh”, tha ajo. Ndërsa deputetja Mehmeti u shpreh se janë mundësitë për të ndërtuar të tjera salla teatri dhe ajo ekzistuese të ruhet, qoftë për të vënë edhe një apo dy shfaqje në skenë, për të ruajtur historinë e këtij institucio­ni.

 ??  ?? ARTISTET GJATE NJE TAKIMI PER TEATRIN KOMBETAR
ARTISTET GJATE NJE TAKIMI PER TEATRIN KOMBETAR
 ??  ?? DJE NE TAKIMIN E SASE
DJE NE TAKIMIN E SASE
 ??  ?? Deputeti Luçiano Boçi, dje në takimin e artistëve
Deputeti Luçiano Boçi, dje në takimin e artistëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania