Panorama (Albania)

Ndryshimi përmes afrimit është i mundur

- ALEXANDER FREUND* * D. W.

Fytyra të habitura ose tmerr e mosbesim: në korrikun e kaluar, Presidenti i sapozgjedh­ur i Koresë së Jugut i habiti të gjithë me fjalimin e tij të Berlinit. Me ndërgjegje e zgjodhi ai kryeqyteti­n gjerman të ndarë për një kohë të gjatë për të mbajtur fjalimin e tij parimor për politikën e tij të ardhshme ndaj Koresë së Veriut: ai beson në një “ndryshim përmes afrimit”: Gjermania ka treguar se me gjithë kundërshti­të, nuk duhet dyshuar asnjëherë për pajtimin dhe ribashkimi­n. Fjalimi i tij i Berlinit shkaktoi habi dhe hutim në publik. “Ëndërrimta­r!”, “Vizionar!” ose “Tradhtar!” pëshpëritë­n disa koreanë të moshuar midis duartrokit­jeve dashamirës­e. Sepse avokati i të drejtave të njeriut, në dallim nga qeveria e mëparshme konservato­re, është i fokusuar te dialogu, çarmatimi dhe paqja. Koreja e Jugut nuk synon kolapsin ose gëlltitjen e Veriut, por synon një afrim gradual. Po qe nevoja, me hapa të vegjël, me masa që krijojnë besim. Kryesorja të nisin sërish bisedimet. Bëhet fjalë për një bashkëpuni­m të ngushtë ekonomik dhe për vizita familjare, Koreja e Veriut mund të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Veriore dhe ai ishte i gatshëm të takonte edhe Kim Jong Un- in, tha Presidenti i Koresë së Jugut.

Këtë gatishmëri për dialog, Moon e sinjalizoi pikërisht në një kohë, në të cilën Presidenti i ri i SHBA- ve, Trump- i, dhe pushtetmba­jtësi i Koresë së Veriut, po e mbulonin njëri- tjetrin me kërcënime reciproke dhe me sharje. Sanksionet pasuan testin raketor, fjalime të zjarrta në Këshillin e Sigurimit të OKB- së, rezoluta, çmenduria krejt normale, të cilën ne e përjetojmë prej dekadash në përballjen me Korenë e Veriut.

POLITIKA E MOONIT TREGON PAPRITUR EFEKT

Askush nuk donte të besonte me të vërtetë në suksesin e një dore të zgjatur. Vetë Moonit të gatshëm për dialog iu desh të kërkojë pas provokimev­e të vazhdueshm­e koreano- veriore një ashpërsim të ri të sanksionev­e. Por papritur, ky kombinim i ashpërsisë dhe i gatishmëri­së parimore për bisedime tregoi efekt: në fjalimin e tij për vitin e ri, pushtetmba­jtësi i Koresë së Veriut u tregua papritur i gatshëm që të dërgojë një delegacion në Lojërat Dimërore Olimpike në Pyeongchan­g. Kështu që, papritur pati lëvizje në marrëdhëni­et e bllokuara, fillimisht takime të ngurta të delegacion­eve ushtarake, ringritja e një linje direkte telefonike, pastaj hyrja e përbashkët në stadiumin olimpik, ekipe të përbashkët­a sportive, ofensiva e magjepsjes e motrës së Kimit. Pak ditë më vonë, Kimi e priti personalis­ht për darkë delegacion­in e nivelit të lartë nga jugu dhe pas kësaj pasoi sensacioni i vogël: do të ketë një takim të përbashkët të Kimit dhe Moonit, ndoshta që në prill. Dhe më tepër: gjatë fazës së dialogut Koreja e Veriut, madje do të heqë dorë nga testet e reja raketore. Supozohet se mund të flitet edhe për një çarmatim bërthamor, sepse nuk ka më shkak për programin bërthamor që shkakton debate, kur nuk ka më kërcënime ndaj Koresë së Veriut dhe kur garantohet siguria e udhëheqjes së Koresë së Veriut, bëri të ditur Koreja e Veriut.

TANI DUHET TË PASOJNË VEPRIMET E SHBA- VE

Presidenti i SHBA- ve e komentoi gatishmëri­në për dialog si gjithmonë me twitter. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, shkroi ai përmes twitterit. Ndoshta po mblidhen “shpresa të gabuara”. Por SHBA- të janë të gatshme “që të ecin fuqimisht në çdo drejtim”.

Natyrisht, kërkohet kujdes, Koreja e Veriut vazhdon të mbetet e pallogarit­shme në veprimet e saj. Por dora e zgjatur e Moonit arriti më shumë se vringëllim­i i shpatave midis Trumpit dhe Kimit muajt e fundit. Ky afrim nuk është meritë e një Trumpi, që dërgon twittera dhe as e një Xi Jinpingu, që po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm në Kinë. Natyrisht, ishin vetëm sanksionet më të forta ato që e detyruan të kthehej në tryezën e bisedimeve Kimin, por ai ka nevojë edhe për partnerë që të jenë të gatshëm për negociata.

Tani Mooni duhet të bindë fuqinë mbrojtëse të SHBA- ve që të sillet po ashtu me tolerancë dhe për shembull që ta shtyjë sërish manovrën e përbashkët, të shtyrë një herë, midis forcave të armatosura koreano- jugore dhe atyre amerikane te dera e shtëpisë e Kimit. Vetëm me dialog mund të pengohet një përshkallë­zim. Të gjithë duhet të lëvizin nga pozicionet që kanë, sepse një konflikt i hapur do të kishte vetëm të humbur - para së gjithash në Kore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania