Panorama (Albania)

TAULANTA JUPI: GODOJA,

-

NË FORMËN E ARROGANCËS

Aktorja, regjisorja dhe pedagogia Taulanta Jupi do të përshkruan­te situatën absurde që po kalojnë artistët, duke sjellë si shembull një dramë të përkthyer nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, “Në pritje të Godosë”. “Zonjat që kanë zgjedhur të jenë të pranishme me ne, edhe të mos festojnë 8- marsin i uroj për festën. Por fatkeqësis­ht për të disatën herë ne nuk festojmë për të drejtat dhe pozicionim­et e grave, por jemi në pozitën që vazhdojmë protestën tonë kundër Projektlig­jit për Artin dhe projekteve për të shkatërrua­r atë pjesë të historisë, të Teatrit Kombëtar shqiptar. Ideja për të pasur një llogari bankare dhe për të ngritur një fondacion, që secili shqiptar që mendon se TK nuk duhet të prishet, jam e bindur që edhe me nga një lek do t’i kundërvihe­t babëzisë së atyre njerëzve që nuk pyesin para asgjëje. Do të flas me simbolikën e një drame të absurdit shumë të njohur, e përkthyer fatkeqësis­ht apo fatmirësis­ht nga zonja ministre, “Në pritje të Godosë”. Godoja, për hir të vërtetës, është një personazh që nuk vjen kurrë, por unë mendoj se Godoja ka ardhur në formën më të tmerrshme të tij, në formën e arrogancës. Godoja ka ardhur në formën e mashtrimit, të maskarallë­kut. Kemi arritur në një pikë që ky komunitet është i varfër dhe po varfërohet çdo ditë edhe po i shtypet edhe fjala edhe liria. Si mundet që t’i shtypet fjala një artisti? A e mendoni dot këtë? U përpoqëm në të gjitha mënyrat që këtë çështje ta mbajmë larg politikës, por kështu janë përzier gjërat në këtë vend. Duhet që të marrim qëndrime konkrete se çfarë do të bëjmë, ata janë një hap para nesh, i kanë ndarë gjërat në dysh. Në fillim, nxorën vetëm ministren, tani na kanë nxjerrë edhe kryetarin e Bashkisë. Na kanë vënë përballë dy vetëve. Ne nuk mundet që të luftojmë dot kundër dy njerëzve njëkohësis­ht. Më vjen shumë keq, që këtu nuk janë kandidatët për drejtorë. Kanë nisur të mbjellin pemë dhe të lexojnë poezi. Na kanë quajtur interesant­ë, sepse jemi irracional­ë. Por ne nuk jemi të tillë. Nëse nuk jam irracional­e, atëherë le të mos jem artiste”, tha Jupi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania