Panorama (Albania)

ADRIANA TOLKA: PO

-

JETOJMË KOHË TERRORI

Shumë e tronditur iu qas tryezës së debatit, aktorja e Teatrit Eksperimen­tal, Adriana Tolka. Ajo u shpreh se artistët në këtë teatër po jetojnë në një gjendje terrori dhe se vetë ministrja nuk e begenis këtë institucio­n. “Do them dy fjalë për situatën e frikshme, në të cilën ndodhemi. Unë jam një aktore e TKES, prej katër vitesh, që nga themelimi I tij. Jam dëshmitare e shndërrime­ve që kanë ndodhur aty, por edhe e ndryshimev­e strukturor­e dhe artistike. Paralelish­t me këtë kam qenë dëshmitare sesi Ministria e Kulturës ka mbajtur një qëndrim denigrues ndaj institucio­nit tonë. Së pari, duke akorduar një buxhet çdo vit edhe më ultë. Edhe në aspekt personal, nuk ka denjuar asnjëherë, vetë ministrja që të jetë prezent në teatër. Kur je një drejtues që mbahesh me taksat tona, je i detyruar dhe nuk përfaqëson më veten. Mendoj se jetojmë në një situatë terrori. Unë e di që politika s’i ka marrëdhëni­et mirë me artin, sidomos me teatrin, ku përmblidhe­n të gjithë format e artit. Që historikis­ht ka qenë një altar i të vërtetave të mëdha, po në Shqipëri ndiej një mosrespekt ndaj artistëve. Njerëzit nuk vijnë më në teatër. Dhe ata janë intelektua­lë. Që prej 20 vjetësh që kur kam mbaruar shkollën, dëgjoj të thuhet se s’ka më teatër dhe s’ka më artistë. Dhe ne ndaj jemi në këtë situatë. Nëse nuk arrijmë dot me peticione, jam e mendimit edhe për një referendum mbarëkombë­tar. Teatri nuk mund të lihet në dorë të një dore, që sot është edhe nesër nuk është. Edhe, së dyti, dua që të them se na trajtojnë si nxënës të klasës së parë. Na kërkojnë librezën e ujit edhe të dritave, çfarë është ky kërcënim, që na tregojnë se sot të mbaj në punë dhe nesër të heq. Jam shumë e prekur, edhe e pambrojtur nga shteti”, u shpreh aktorja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania