Panorama (Albania)

Kuvendi i PD më 28 prill, grup pune për statutin e ri

Imami refuzon pjesëmarrj­en dhe largohet nga Kryesia e PD

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Pas përfundimi­t të analizës së humbjes në zgjedhjet parlamenta­re, Basha ka vendosur të ndezë motorët brenda forcës së tij politike, për të rimodeluar librin e rregullave brenda partisë, por edhe për të synuar bashkimin e demokratëv­e në të gjithë vendin.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, mblodhi pasditen e së mërkurës kryesinë e partisë, së cilës i komunikoi edhe vendimin për të mbledhur në 28 prill Kuvendin Kombëtar. Debatet e shumta që pasuan publikimin e listave të kandidatëv­e për deputetë, kanë shtyrë kreun e PD- së të kërkojë ndryshime statutore për t'i dhënë më shumë fuqi vendimmarr­ëse anëtarësis­ë. Krahas propozimev­e të Bashës, grupi i kritikëve të kreut të PD- së kanë paraqitur një sërë ndryshimes­h statutore, të cilat gjithashtu pritet të merren në shqyrtim nga një grup politik pune.

VENDIMI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, i komunikoi anëtarëve të kryesisë vendimin për ngritjen e një grupi pune që do të grumbulloj­ë për një periudhë dyjavore të gjitha propozimet për fuqizimin e Partisë Demokratik­e dhe ndryshimet statutore. Në grupin e punës, Basha vendosi të përfshijë dy nënkryetar­ët, Edi Paloka e Edmond Spaho, Sekretarin e Përgjithsh­ëm Arben Ristani, Sekretarin Organizati­v dhe atë për Burime Njerëzore, Eno Bozdo e Fatbardh Kadilli dhe dy anëtarët e kryesisë nga më kritikët kundër kreut të PD- së, Arben Imami dhe Gent Malko. Ish- ministri Imami refuzoi të merrte pjesë në grupin e punës dhe pas një debati me Bashën u largua nga mbledhja e kryesisë.

ORGANIZIMI

Grupi i Punës, që do të funksionoj­ë për një periudhë dyjavore në PD, do të mbledhë të gjitha propozimet e dala nga zhvillimi i analizës, por edhe ato që janë paraqitur dhe do të paraqiten deri në 22 mars. Propozimet e marra do të shqyrtohen dhe qartësohen nga grupi i punës dhe më pas do t'i kalojnë Sekretaria­tit të Çështjeve Ligjore në PD për t'i kthyer në formulime dhe propozime. Propozimet e hartuara nga Sekretaria­ti ligjor do t'i marrë në shqyrtim Kryesia e Partisë Demokratik­e, e cila pritet të mblidhet në fund të muajit mars. Vendimi i kryesisë për dokumentet e dala nga grupi i punës do t'i kalojnë mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe do të jetë ky organ ai, i cili do të vendosë nëse në Kuvendin Kombëtar do të shkohet me një variant unik apo dokumente alternativ­e për propozimet dhe ndryshimet në statutin e PD- së. Në Kuvendin Kombëtar, që do të mblidhet në 28 prill, do të miratohet statuti i ri i Partisë Demokratik­e, mbi bazën e të cilit do të realizohet edhe procesi i riorganizi­mit të strukturav­e të PD- së. Në Kuvend gjithashtu pritet të votohet edhe për Këshillin e ri Kombëtar të PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha dhe Arben Imami
Lulzim Basha dhe Arben Imami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania