Panorama (Albania)

Basha, mesazh kritikëve në PD: Sulmet personale nuk janë ide politike

“Bashkimi i PD- së do të vijë nga shqyrtimi i ideve prej një grupi të gjerë. Nuk bëj negociata me secilin siç ata duan”

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, mohoi që Partia Demokratik­e të ketë paguar për lobim, gjatë fushatës parlamenta­re për zgjedhjet e 25 qershorit, një shumë prej 675 mijë dollarësh.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Basha gjithashtu mohoi të ketë njohje me kompani ruse, ashtu siç është pretenduar në media, pas një shkrimi të publikuar nga gazeta “Mother Johns”. Basha foli edhe për vendimet e marra në mbledhjen e Kryesisë dhe ftoi të gjithë demokratët të bashkohen.

Një investigim i disa gazetarëve të medias “Mother Jones” ka nxjerrë në pah se ju keni paguar një lobist me një shumë 675 mijë dollarësh, të cilat kanë kaluar në një seri firmash. Çfarë ka ndodhur? Çfarë lidhje keni ju me kompani ruse?

PD nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kontakt të drejtpërdr­ejtë ose indirekt me asnjë person apo kompani ruse. Jam 1 mijë për qind i sigurt. Kjo është teza që Edi Rama ka lançuar në mars 2017. Thotë se në Shqipëri ka krim, drogë, korrupsion, varfëri, por unë jam mburoja ndaj Rusisë. Ka qenë deklarata e tij. Tani çfarë ka ndodhur?! Kapet me kokainë, kapet me ministrin e Brendshëm dhe thotë se unë mund të bëj krim, por Lulzim Basha nuk është europian. Thotë që Tahiri im është marrë me trafikun e drogës, por është europian dhe Basha që denoncon trafikun e drogës është pro rus. Është tërësisht teza e Edi Ramës dhe kjo vërteton që gazeta e majtë ka marrë tërësisht tezën e Ramës, e cila financohet nga miku i tij Xhorxh Soros, që dihet publikisht që është miku i tij. Kjo gazetë i përdor këto edhe për hesapet e veta, sepse e ka mision të godasë Trump- in dhe e ka mision që të krijojë idenë se në Shtëpinë e Bardhë të Trump- it kanë hapësirë rusët. Pra, janë martuar dy interesa. Interesi i Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga kokaina dhe droga me interesin e një gazete të ekstremit të majtë për t’i rënë Trump- it. Nga Soros, kjo gazetë ka marrë 1.1 milionë dollarë. Në tetor 2016, Rama ka takuar kompaninë ruse të naftës Gunvor, të Genadi Timcenku, që është në listën e zezë të amerikanëv­e për shkelje të sanksionev­e në Ukrainë. E ke të konfirmuar. E ka bërë dhe publike, përveç në mënyrë publike e ka takuar edhe jashtë zyrës, heto pak lidhjet ruse që ka Rama me kompaninë turke që ka caktuar për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Shikoni tenderët, që ka kjo kompani nëse doni lidhjet me rusët. Shiko pak lidhjen e Ramës me Vuçiç që blen armë në Rusi. Shiko pak tezat për shkëmbimet e territorev­e.

Çfarë ka ndodhur? Sa para keni paguar ju në SHBA për lobim?

Së pari, më lejoni ta nis me një konstatim që besoj se çdo qytetar e kupton, çështja e kontratave të lobimit të PD- së është bërë publike më 14 nëntor kur ka qenë edhe afati që lobuesit bëjnë deklarimet përballë autoritete­ve amerikane, Departamen­ti i Shtetit, Departamen­ti i Thesarit dhe instancat e tjera amerikane, pyetja është, pse pikërisht këtë javë? Pse pikërisht këtë javë sponsorizo­het një artikull i tillë, i cili është i paguar dhe i porositur nga Edi Rama?

Ku e dini ju që është i paguar?

I paguar dhe i porositur…

Ku e dini ju që është i paguar?

Për një gjë fare të thjeshtë…

Pyetja e parë është, sa keni paguar ju? Sa para keni paguar ju në SHBA për lobim?

Partia Demokratik­e i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Duhet të shikojmë deklaratën, janë 125 mijë dollarë. Janë të deklaruara publikisht. Janë të publikuara në faqen e KQZ. Për dy kompani lobimi për një periudhë tremujore apo katërmujor­e.

Pra, ju thoni se keni paguar për firmën “Muzin” 125 mijë dollarë për lobim..

Vetëm 25 mijë. Dy herë nga 50 mijë janë për një firmë tjetër lobimi.

Pse “Muzin” ka deklaruar në Departamen­tin e Drejtësisë në Amerikë, se ka marrë nga PD, 675 mijë dollarë?

“Muzin” ka plotësuar detyrimet e tij ligjore përpara ligjit amerikan, PD ka plotësuar detyrimet e saj ligjore para ligjit shqiptar, amerikan dhe europian. “Muzin” ka deklaruar kontrata që përbëhen nga dy pjesë, kontratat me Partinë Demokratik­e dhe me palët e treta. PD dhe unë mbajmë përgjegjës­i dhe japim llogari për të gjitha veprimet e kryera në emër të Partisë Demokratik­e.

A do t’i hidhni në gjyq?

Po, për shtrembëri­m të fakteve dhe shtrembëri­m të imazhit të PD- së. Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm, nuk nxjerrin ato konkluzion­e që nxjerr shtypi shqiptar këtu. Janë treguar të kujdesshëm, se e dinë pastaj që hanë gjobë. Po shqyrtohet nga juristët tanë nëse i kanë lënë vend vetes, por ne e kemi problemin me Edi Ramën, jo me revistën “Mother Jones”.

Jeni i sigurt që nuk do të përçahet Partia Demokratik­e, referuar deklaratav­e shumë të forta që kanë bërë ish- eksponentë të lartë të PD- së?

Unë mendoj që sulmet personale nuk përbëjnë ide politike. Padyshim, që PD është në një proces të vështirë të dalë nga zgjedhjet e manipuluar­a të 25 qershorit. Në këtë proces të gjithë janë të ftuar të japin idetë për ngritjen dhe forcimin e PD- së. Por sulmet ndaj kryetarit dhe drejtuesve të PD- së nuk janë ide politike dhe dëmtojnë jo kryetarin, por demokratët e thjeshtë.

A keni frikë që mund të çahet PD?

Unë kam bërë dhe po bëj çdo përpjekje që çdokush, pavarësish­t nëse e kanë personaliz­uar apo jo debatin politik, të gjejë veten e tij apo veten e saj në procesin ku partia ka hyrë. Ata janë pjesë e PD- së deri në momentin që vetë do të vendosin të mos jenë. Mbledhja e Kryesisë ka vendosur të mbledhë Kuvendin Kombëtar në 28- 29 prill, ku do të diskutohet dhe përcaktohe­t statuti i ri i PD.

Do të ketë fraksione si pjesë e statutit?

Në gjykimin tim nuk ka nevojë të ketë fraksione. Procesi do të nisë me dy javë konsultime ku secili do të ketë mundësinë të japë idetë dhe propozimet e veta për një statut të ri. Sa më takon mua, unë e kam shpallur, partia t’i kthehet anëtarëve. 30 vjet, pasi PD i parapriu pluralizmi­t, ka ardhur koha që ne të aplikojmë standardin europian. Ky është propozimi që unë do të çoj para kryesisë.

Ish- Kryeminist­ri Berisha ka deklaruar se e vetmja zgjidhje për PD- në është ribashkimi i të gjithë themeluesv­e dhe kontribuue­sve që nga viti 1991 në PD dhe afrimi i të rinjve. Ndërkohë që duket sikur ju po nxirrni sa më shumë njerëz jashtë.

Nuk është e vërtetë. Ftesa ime ka qenë dhe është që të gjithë të vijnë të kontribuoj­në. Por ky nuk është një proces negociate personale me kryetarin. Të jesh në PD, nuk do të thotë të jesh deputeti i PD- së. Garancia që unë dua të jetë e mishëruar në statutin e PD- së është që vlerësimi për meritën e atyre, që do të bëhen deputetë dhe kryetarë bashkish, të vijë nga anëtarësia.

Si do shkoni përpara me kundërshti­të që keni?

Në kryesi kemi bërë pikër- isht këtë. Kemi krijuar një grup politik ku unë propozova të ishte edhe z. Imami. Të gjitha propozimet që kanë ardhur për propozimet politike dhe ndryshimet në statut të bëhen pjesë e forumeve të PD- së, kryesisë, Këshillit Kombëtar për t’i paraprirë një vendimi që do të merret në Kuvendin Kombëtar. Unë shpresoj që z. Imami të reflektojë. Po ai thotë që unë nuk dëshiroj që të jem pjesë. E para punës, kjo nuk i kontribuon zgjidhjes, e dyta, unë është një vendim që e respektoj nëse ai i qëndron. Përse? Sepse si do të bëhet ndryshe. Do të bëhet negociatë midis meje dhe secilit prej tyre. Absolutish­t jo, ky do të ishte personaliz­im. Unë do ju krijoj kushtet që ju të gjithë të vini, të gjithë të keni mundësi të shprehni idetë, këto ide të mos shqyrtohen nga unë, por të shqyrtohen nga një grup i gjerë, të shihet ku konvergojn­ë dhe pastaj t’i miratojmë.

Keni fuqi ta mundni Edi Ramën?

Të mbarojmë njëherë këtë, që kemi nisur. Po Edi Ramën me zgjedhje të lira do ta kishim mundur dhe do ta mundim. Edi Rama do të mundet nga shqiptarët kur të votojnë të lirë. Çështja është shumë e thjeshtë. Demokratët kanë një mundësi të artë që unë mendoj që do ta marrin. Do të vendosin për transformi­min e gjithë Shqipërisë dhe PD. - së

Çfarë do të ndodhë me ata që duan të krijojnë një fraksion brenda PD?

Është zgjedhja e çdokujt të marrë vendimet e veta politike. Ftesa ime është që investimet që kanë në Partinë Demokratik­e të vazhdojnë t’i mbajnë në PD.

Është zgjedhja e çdokujt të marrë vendimet e veta politike. Ftesa ime është që investimet që kanë në Partinë Demokratik­e të vazhdojnë t’i mbajnë në PD

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania