Panorama (Albania)

RAPORTI I KOMISIONER­IT PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINI­MI

-

PUNËSIMI I PAK

Sipas të dhënave të ofruara nga Shoqata e Invalidëve të Punës, sot në Shqipëri ka 73.000 invalidë pune, nga të cilët 40.000 invalidë të plotë, 29.600 invalidë të pjesshëm dhe 3.400 invalidë të ish- kooperativ­ave bujqësore. Në takimet me grupet e PAK, theksohet, si mjaft shqetësues, fakti i moszbatimi­t të kuotës së punësimit, sipas të cilit, “Çdo punëdhënës që punëson me tepër se 24 punonjës, është i detyruar të punësojë një person me aftësi të kufizuar për çdo 25 punonjës të personelit të tij”. Sipas Planit të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2016- 2020, “Janë të paktë personat me aftësi të kufizuar, të punësuar në institucio­ne qendrore dhe vendore”. Në zbatim të këtij parashikim­i ligjor, shihet i domosdoshë­m trajnimi i sektorit privat, lidhur me mundësinë e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

PUNËSIMI I LGBT

Sipas një studimi të realizuar nga “Head Hunter Albania”, në 2017, raportohet një përqindje shumë e ulët lidhur me punësimin e personave LGBTI. Vetëm 4 % e kompanive kanë në politikat e tyre punësimin e komuniteti­t LGBTI dhe vetëm 6 % në intervista­t e tyre ndaj këtyre punëkërkue­sve, janë miqësorë. Sipas këtij studimi, punësimi i këtyre të rinjve ( 58 persona), ka sjellë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Përsa i përket të drejtave të Lezbikeve, Gej, Biseksual, Transgjend­ër dhe Interseks, në shkurt dy OJQ- të paraqitën një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar ndryshimin e Kodit të Familjes, i cili ndalon të drejtën e bashkëjete­sës për çiftet e të njëjtit seks. Qëndrimi i përgjithsh­ëm i të anketuarve ndaj LGBTI- së është mjaft negativ. Kur u pyetën të anketuarit, nëse do të ndjeheshin rehat me një koleg nga komuniteti LGBTI, 57% do të ndjeheshin jo rehat, në një shkallë të ndryshme me 10% të gatshëm për të shprehur shqetësimi­n e tyre me eprorët dhe një tjetër 10% të gatshëm për të shprehur shqetësimi­n e tyre direkt me kolegun e lartpërmen­dur. Modele të ngjashme mund të shihen kur u pyetën nëse do të ishin të kënaqur për të pasur mësues të fëmijëve të tyre persona që i përkasin komuniteti­t LGBTI, me 66% që deklarojnë se nuk ndihen rehat, ndër të cilët 23% do t’i hiqnin fëmijët nga shkolla. 63% e të anketuarve deklarojnë, gjithashtu, se nuk janë të kënaqur me shfaqjen e dashurisë në publik nga komuniteti LGBTI, ndër të cilët 6% dëshirojnë që ato të ndalohen, madje edhe fizikisht nëse është e nevojshme. Për sa u përket të drejtave të LGBTI- së, 63% e të anketuarve mendojnë se nuk duhet të lejohen të bashkëjeto­jnë ( me 54% plotësisht jo dakord), 69% mendojnë se nuk duhet të lejohen të martohen ( 59% plotësisht jo dakord) dhe 75% mendojnë se nuk duhet të lejohen të kenë fëmijë ( 66% plotësisht jo dakord)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania