Panorama (Albania)

Ndikimi rus, Rama i bën gjyqin Bashës: Vepër penale, shko rrëfehu në Prokurori!

BASHA: RREZIKU RUS VJEN NGA RAMA, ME KOMPANITE E NAFTES

- FATION BINJAKU

Kryetari i opozitës u është përgjigjur akuzave të Kryeminist­rit Rama për financimet e dyshimta nga Rusia.

Basha tha dje se akuzat e Edi Ramës janë qesharake dhe se Partia Demokratik­e nuk ka shkelur asnjë ligj dhe s'ka lidhje me individë apo kompani ruse. "Akuza që Partia Demokratik­e ka marrë para prej rusëve për të bërë konspiraci­on së bashku me Presidenti­n Trump kundër Edi Ramës është një akuzë qesharake, që vetëm një mendje megalomane si Edi Rama mund ta gatuajë. Këto akuza janë në vazhdën e qëndrimeve antiTrump dhe anti- administra­tës Trump nga Edi Rama. Partia Demokratik­e nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka asnjë lidhje direkte dhe indirekte me asnjë individ, organizatë, kompani apo interes rus", ka thënë dje Basha.

KUNDËR AKUZA

Por dje, kryetari i demokratëv­e i ka bërë thirrje kreut të qeverisë të sqarojë lidhjet me një kompani ruse e quajtur "Gunvor", me eksponentë­t e së cilës ka zhvilluar takime në zyrën e tij. "Dje e akuzova publikisht Edi Ramën për lidhje të errëta me kompaninë ruse "Gunvor", por ai sot nuk u përgjigj, duke gatuar një tjetër sallatë ruse si ajo e "Mother Jones", për të fshehur të vërtetat. Nëse ka rrezik rus në Shqipëri, ai vjen përmes Ramës kryeminist­ër! Jo vetëm sepse si njeri i zhytur në krim, ai është lehtësisht i shantazhue­shëm nga kushdo, por sepse ai, konkretish­t, ka mirëpritur ndikimin rus!. Edi Rama duhet të sqarojë publikisht se kush ia solli, çfarë ka biseduar dhe çfarë i ka premtuar kompanisë "Gunvor", me të cilën është takuar të paktën një herë në zyrën e tij në Tiranë", theksoi kreu i demokratëv­e. Për Bashën, Edi Rama duhet të sqarojë pse përkrah tezat e Rusisë për shkëmbimin e territorev­e mes Shqipërisë dhe Serbisë. "Ai duhet të sqarojë, gjithashtu , se pse mbështet tezën e përkrahur edhe nga Rusia për shkëmbim territori midis Shqipërisë dhe Serbisë. Rama duhet të sqarojë gjithashtu aferën me kompaninë turke, që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kompani e cila ka kontratë me kompani shtetërore ruse për ndërtim centralesh bërthamore", tha ai.

HETIMI

Për akuzat e ngritura, Basha tha dje se është i hapur që Prokuroria të nisë çfarëdollo­j hetimi për demokratët. Por në të njëjtën kohë kërkoi që organi akuzës të verifikojë dhe mënyrën se si Edi Rama financoi takimin me Barak Obamën vite më parë. "Për kontratat e lobimit të Partisë Demokratik­e, ne i kemi kërkuar Prokuroris­ë shqiptare të kryejë çdo verifikim dhe i kemi dhënë Prokuroris­ë të gjitha dokumentet. Për të ruajtur të njëjtin standard dhe për t'i shërbyer drejtësisë, ftoj publikisht Prokurorin­ë shqiptare të fillojë hetimin e burimit dhe mënyrës si Edi Rama, në konspiraci­on me të tjerë, shkeli ligjet amerikane duke futur para të huaj në fushatën presidenci­ale Obama. Për këtë çështje ka një vendim të formës së prerë të drejtësisë amerikane, që ka vërtetuar faktin dhe krimin, prandaj Prokuroria shqiptare e ka të lehtë ta hetojë këtë çështje", tha dje ai. Për Bashën qëllimi i vërtetë i sulmeve ndaj PD- së është heqja e vëmendjes dhe pushimi i hetimit për Saimir Tahirin dhe rasteve të drogës në Xibrakë dhe 613 kilogram kokainë, që u kapën në Maminas.

 ??  ?? Edi Rama
Edi Rama
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha
 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania