Panorama (Albania)

DOKUMENTET

-

Djali i ish- Kryeminist­rit Berisha, Shkëlzen Berisha, ishte ditën e djeshme te Krimet e Rënda ku ka kërkuar që të rihapen hetimet për padinë që ai ka depozituar një vit më parë ndaj Taulant Ballës. Bëhet fjalë për një padi ku Berisha akuzon Taulant Ballën për “shpërdorim detyre” dhe “cenim të privatësis­ë”. Sipas Berishës, Taulant Balla, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamenta­r Hetimor për CEZ, ka pasur në dispozicio­n disa dokumente për transaksio­net bankare të Shkëlzen Berishës, i cili është në hetim për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike” për çështjen e privatizim­it të OSSH- së. Këto dokumente, që Berisha i ka dorëzuar te Komisioni Parlamenta­r Hetimor, janë përdorur nga Balla për kapital politik. Ndaj, ai e paditi atë për shpërdorim detyre, në kuadër të kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamenta­r për çështjen Deputeti Taulant Balla publikoi vitin e shkuar në media pasqyrat financiare bankare dhe tatimore të Shkëlzen Berishës, duke e akuzuar atë për fshehje të të ardhurave dhe për shmangie të taksave. Këto dokumente u morën në Komisionin Parlamenta­r Hetimor, ku Berisha i kishte dorëzuar në kuadër të hetimeve për CEZ. CEZ. Padia është bërë në korrik të vitit të kaluar. Mirëpo, hetimet për çështjen u pushuan nga prokurori i Tiranës. Në këto kushte, Shkëlzen Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, për të kërkuar rihapje të hetimeve nga ky organ i akuzës. Ai nuk preferoi të komentonte për mediat asgjë, pasi doli nga godina e Prokuroris­ë. Nga ana tjetër, Balla dhe Berisha u përballën muajin e shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda për një tjetër padi, atë për shpifje. Por, gjyqtari i seancës, duke marrë parasysh edhe argumentim­in e prokurorit, vendosi të shpallë moskompete­ncë dhe ta ridërgojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Si një ndër argumentet kryesore për këtë u soll kompetenca lëndore. Shpifja nuk është ko- mpetencë lëndore e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa Gjykata e Tiranës, e cila e ka në kompetencë lëndore veprën penale të “shpifjes”, nuk mund të gjykojë dot deputetë. Ndaj, i takon Gjykatës së Lartë të kryejë funksionet e Gjykatës Speciale, derisa ajo të ngrihet.

PADIA Në padinë e Shkëlzen Berishës, dërguar fillimisht Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, djali i ish- Kryeminist­rit shkruante ndër të tjera: “I kallëzuari, për qëllime tërësisht private dhe politike, ka administru­ar dhe publikuar duke keqpërdoru­r dokumentac­ionin që unë kam dorëzuar në Komisionin Hetimor Parlamenta­r për çështjen CEZ. Për shkak të formimit të tij si jurist dhe të pozicionit të tij si i zgjedhur në Kuvend në më shumë se një legjislatu­rë, i kallëzuari ka aftësinë dhe formimin të kuptojë, jo vetëm që informacio­ni bankar dhe tatimor që lidhet me mua, nuk lidhet në asnjë mënyrë me objektin e hetimit parlamenta­r, por gjithashtu, është i ndërgjegjs­hëm për shkeljen e ligjit që kryen dhe sanksionin ligjor përkatës. Megjithatë, me vullnet dhe vetëdije të plotë, ai ka administru­ar dhe ka keqpërdoru­r informacio­nin, duke dëmtuar në këtë kontekst interesat e mia si shtetas, dëmtim për të cilin i kallëzuari do të përgjigjet përpara institucio­neve të tjera, krahas përgjegjës­isë penale që mbart për këtë shkelje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania