Panorama (Albania)

Arrestohet inspektori tatimor, i mori ryshfet tregtarit

Për mos ta ndëshkuar me gjobë, i kërkoi 20 mijë lekë

- Klodjan Pjeshka

Një inspektor i Hetimit Tatimor është arrestuar nga oficerët e Antikorrup­sionit të Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i ka marrë para një tregtari në Rrogozhinë.

Burime zyrtare të Policisë thanë dje se i arrestuari është 34- vjeçari Klodjan Pjeshka, banues në Tiranë. Ai është denoncuar nga tregtari 56vjeçar, me iniciale K. V., banues në Lushnjë, të cilit i kishte kërkuar 20 mijë lekë të rinj, në këmbim të mosndëshki­mit me gjobë, pasi e kishte konstatuar në shkelje gjatë kontrollit në biznesin e tij. Burimet thanë se korrupsion­i i kryer nga 34vjeçari është dokumentua­r nga kartëmoned­hat që i ka dhënë tregtari, pasi ai i kishte fotografua­r më parë. Nëpërmjet verifikimi­t të numrave të serive të kartë- monedhave është provuar akuza e ngritur ndaj tij nga shtetasi me iniciale K. V., i cili e kishte raportuar ngjarjen në Polici. Burimet thanë se inspektori i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor është arrestuar me akuzat e “korrupsion­it pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim­it të detyrës”.

ARRESTIMI Policia e Tiranës njoftoi dje se nga Seksioni për Hetimin e Korrupsion­it është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, arrestimi i tij është kryer pasi ditën e enjte, rreth orës 14: 00, i ka marrë para në këmbim të “faljes” nga gjoba një tregtari. Ngjarja ka ndodhur në Rrogozhinë, ku inspektori ishte dërguar për verifikim bashkë me kolegët. Burimet thanë se Pjeshka, duke shpërdorua­r detyrën, për mosndëshki­min me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20 mijë lekë të rinj, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnjë. “Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsion­it pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim­it të detyrës”, parashikua­r nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal”, tha dje Policia e Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania