Panorama (Albania)

Jeta e re si sipërmarrë­se e gruas së Sinan Hoxhës, si po e menaxhon biznesin 600 mijë euro

-

Sinan Hoxha dhe bashkëshor­tja e tij Andrra Destani, janë një ndër çiftet më të përfolur të showbizz, të cilët pak javë më parë u komentuan për hapjen e një super biznesi në Tiranë. Sipas burimeve pranë çiftit, në butikun që hapën, kanë investuar plot 600 mijë euro, ndërkohë që miqtë VIP i panë nga afër ambientet luksoze të tij, gjatë një feste inaguruese që organizuan si çift. Kujtojmë se kohë më parë në një intervistë televizive, Sinani u shpreh se do të hapte për bashkëshor­ten e tij një biznes, të cilin do e menaxhonte ajo, pas lindjes së djalit të tyre, Ansi. Gjatë intervistë­s, ai tha se besonte që Andrra di ta bëjë më së miri atë punë, deklaratë që u konfirmua dhe nga vetë Andrra. Por duket se jo gjithçka është e thjeshtë për Andrrën, e cila, përveç biznesit, ka rolin e nënës duke qenë se kujdeset për djalin e vogël. Për t’i ardhur në ndihmë ka udhëtuar nga Gjermania drejt Tiranës, nëna e saj, Kadira Destani. Në “Instagram”- in e saj ajo ka postuar foto dhe video nga ambientet e brendshme të dyqanit, ku ekspozon fustanet e reja të nusërisë dhe mbrëmjeve për vajzat. Duket se vjehrra shumë simpatike e Sinanit, ka kaluar një kohë të mirë në Tiranë duke këshilluar dhe drejtuar të bijën për të menaxhuar si duhet punën, për të pasur sa më shumë shitje në biznesin e saj dhe po ashtu sukses si sipërmarrë­se. RRËFIMI I ANDRRËS PËR MARTESËN ME SINANIN:

UNË JAM SHEFJA E FAMILJES Pas martesës, si Sinani dhe Andrra rrëfyen shumë sekrete nga marrëdhëni­a e tyre për mediat. E pyetur se sa e vështirë ishte të merrte vendimin për të braktisur gjithçka në Gjermani e të vijë të jetojë në Tiranë si gruaja e Sinanit, Andrra u përgjigj pas martese kështu: “Dashuria më ka verbuar!” Për sa u përket detyrave të shtëpisë, Sinani shprehej se, “janë të ndara me shekuj punët te ne shqiptarët, burri është burrë e gruaja, grua”. Ndërsa Andrra tha se burri i saj do të jetë shumë në rregull në këtë pjesë, sepse edhe mua më kanë mësuar që gruaja në shtëpi është shefja e punëve. Nuk mendoj se do e ndjek pas kudo. Ndoshta mund ta shoqëroj kur të ketë koncert në ndonjë shtet apo qytet që s’e kam parë, por jo gjithë kohën. Unë kam profesioni­n tim, ndërsa ai të vetin”, shprehej ajo. Ndërsa për zgjerimin e familjes me fëmijë të tjerë, u përgjigj se do të dojë të ketë katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Por kjo është në dorën e Zotit!”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania