Panorama (Albania)

“Basha s’ka kapacitet për ta bashkuar partinë, në sondazhe del më pak se PD”

Imami: Një grup po ndihmon Bashën që të krijohet një parti e re, ku të shporren “qelbësirat” dhe të degjeneroj­ë PD- ja

- TIRANE

Themeluesi dhe anëtari i kryesisë së PDsë, Arben Imami, beson se kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, nuk i ka kapacitete­t për ta bashkuar partinë, në gjendjen në të cilën ajo ndodhet.

Në një intervistë për “Kjo Javë” në News 24, me gazetaren Nisida Tufa, Imami deklaron se nuk do të mbështesë asnjë lëvizje që synon të degjeneroj­ë Partinë Demokratik­e, duke theksuar se bashkimi i PD- së mund të ndodhë vetëm nga vullneti i kreut të PD- së, Lulzim Bashës.

Ua ka dhënë z. Basha përgjigjen përse humbi PD zgjedhjet?

Kritikët e z. Basha, me radhë të gjithë, mendojnë thuajse të gjithë njësoj se përgjegjës­ia kryesore për këtë humbje i takon kryetarit të PD- së. Z. Basha bëri një marrëveshj­e të gabuar, bëri listë të gabuar, bëri fushatë të gabuar dhe sigurisht që humbi. Cila është analiza që është bërë? Analiza në fakt mungon. Legjitimim­i i analizës nuk ekziston.

Ju, pse nuk u bëtë pjesë e grupit të punës së ofruar nga z. Basha?

Propozimi ishte të pranohet kjo analizë, me të cilën unë nuk bie dakord. Unë e di që ata janë përdorur nga krimi, droga, por nuk është e vetmja gjë që ka ndodhur. Janë sondazhet që tregojnë të kundërtën. Sondazhet, sado pak të besueshme qofshin, na tregojnë se votat që janë të PDsë nuk i shkuan PS- së. Votat që i kanë munguar PD- së në këto zgjedhje janë nga “kocka” e partisë. Unë pres që të ngrihet një grup pune serioz për të bërë përgatitje­n e Kuvendit dhe statutit, pjesë e të cilit të jenë të gjitha palët. Nuk pres të ngrihet një grup me 5 nënkryetar­ët e sekretarët, me të cilët Basha delegjitim­oi zgjedhjet brenda partisë. Të cilët i vuri në vendet e 4- ta dhe të 5- ta në lista dhe kanë humbur edhe zgjedhjet. Për ta nuk ka respekt edhe vetë Basha, pse duhet të ketë respekt dikush tjetër për ta. Fakt është, por që nuk e thotë askush, se z. Basha në 5 vite ka një popullarit­et më të ulët se të Partisë Demokratik­e. Ndërkohë që është lideri ai që e tërheq partinë, nuk është partia ajo që tërheq liderin. Si do të bashkohet PD? E vetmja mënyrë që Basha të mbijetojë si kryetar i një partie dhe jo si drejtues i një kioske, është bashkimi i të gjithëve, në mënyrë që ta ngremë partinë të paktën aq sa është elektorati i saj. Rrugë tjetër nuk ka.

Ju dhe Topalli, pse nuk jeni bërë pjesë e asnjërës prej lëvizjeve të iniciuara brenda PD- së?

Unë do të punoj për PD- në, duke qenë në PD. Kjo nuk është një gjendje e përhershme. Unë e di që ka shumë njerëz në PD, madje edhe nga ata që kanë funksione, që kuptojnë se partia është duke humbur dhe rrëshqitur, por i janë lëshuar fataliteti­t. Unë do të luftoj kundër këtij fataliteti. Por ajo që duhet thënë është që PD sot është në rënie. PD sot është nën 20%. Z. Basha është në sondazhe 10- 12 për qind.

Ju mendoni se PD duhet të vijojë me z. Basha në krye?

Unë e kam kërkuar dorëheqjen e z. Basha përpara zgjedhjeve. Këto që unë ju thashë janë gjëra që i kemi ditur, jo se nuk i dinim. Në atë kohë, ajo zgjidhje, pavarësish­t kostove, duhet të ishte aplikuar. Z. Basha mbi çdo kriter normal etik perëndimor duhej që mbas humbjes në zgjedhje të jepte dorëheqje. E dha një komunist si ky italiani Renzi pasi humbi. Unë nuk mora pjesë në zgjedhjet brenda partisë. Nuk kanë votuar aq sa thotë ai, por janë nja 10- 12 mijë. Jam i detyruar ta respektoj vendimin e tyre. Në mbledhjen e shtatorit i kam thënë: Z. Basha legjitimit­eti yt është shumë i dobët, por ti je kryetari i partisë. Unë e njoh këtë gjë, bëj përpjekje që atë që prishe ta ndreqësh.

Ju mendoni se PD ka shpresa të bashkohet me z. Basha në krye?

Z. Basha nuk ka kapaciteti­n për ta bërë këtë gjë dhe ky është fati i keq i asaj partie. Por nuk ka rrugë tjetër, përveçse për të luftuar në këtë drejtim. Z. Basha, të cilin për hir të së vërtetës nuk e pranon askush për garant, sepse të gjithë e dinë çfarë garancish jep ai dhe sa i mban ai këto garanci.

Si i shikoni lëvizjet e tjera? Atë të z. Patozi?

Nuk kam ndërmend të flas dhe të komentoj kolegët. Jam me një front me të gjithë ata. Të gjithë kemi të njëjtin vlerësim për situatën dhe kërkojmë që të bëhet bashkimi. Unë e kam kontaktuar

Unë nuk jam me askënd. Jam me Arben Imamin, në Partinë Demokratik­e. Një pjesë duan që të ndihmojnë Bashën që të krijohet një parti dhe të shporren këta “qelbësirat”, që po na sillen nëpër këmbë dhe të degjeneroj­ë edhe përfundimi­sht Partia Demokratik­e. Ndërsa një pjesë duan nga ana tjetër që, inshallah të ikin këta dhe të jetë sa më keq Basha dhe PD- ja. Nuk jam me asnjë prej këtyre qëndrimeve.

z. Patozi, kemi shkëmbyer pikëpamje dhe ide. Bashkimi i të gjithëve mund të bëhet në dhe nëpërmjet Partisë Demokratik­e. Kemi ide të afërta, shpeshherë identike, por kjo nuk do të thotë që duhet të krijojmë me patjetër një institucio­n. Unë nuk jam me askënd. Jam me Arben Imamin, në Partinë Demokratik­e. Një pjesë duan që të ndihmojnë Bashën që të krijohet një parti dhe të shporren këta “qelbësirat”, që po na sillen nëpër këmbë dhe të degjeneroj­ë edhe përfundimi­sht Partia Demokratik­e. Ndërsa një pjesë duan nga ana tjetër që, inshallah të ikin këta dhe të jetë sa më keq Basha dhe PD- ja. Nuk jam me asnjë prej këtyre qëndrimeve.

 ??  ?? Arben Imami
Arben Imami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania