Panorama (Albania)

“Kuvendi si Gjykatë” zbardhen debatet me dyer të mbyllura për arrestimin e deputetëve

"Të dënuarat ordinere që ‘ edukonin’ të burgosurat politike në Lushnjë"

- ANI JAUPAJ

NNë katin e fundit të një pallati parafabrik­at, piktori Lekë Tasi nuk e ka ndriçimin e duhur, aty ku ka zgjedhur të jetë këndi i tij i pikturës, në tavolinën e përshtatur, por të rregullt si të askujt. Ngado ta ktheje, ndriçimi do të ish njësoj, asnjëherë i mjaftë! Megjithatë ai nuk ankohet, ka përherë një buzëqeshje që edhe kur tregon jetën e dikurshme, vitet e internimit në fshatin Grabjan të Lushnjës, ke përshtypje­n se nuk ke të bësh me vuajtje të rënda; kjo është aftësia e një zotërie! Lekë Tasi, lindur në Athinë më 1929- të, i biri i Koço Tasit, parlamenta­r, qeveritar i burgosur gjatë periudhës së diktaturës, ndërsa vetë Leka, një violonçeli­st shumë i talentuar, i cili pati rastin të punojë fillimisht në Radio, Filarmoni dhe më vonë në Teatrin e Operës, në vitin 1975 përfundoi bashkë me familjen në fshatin Grabjan të Lushnjës. Kanë kaluar vite prej atëherë. Të gjitha kujtimet e atyre kohëve, sidomos rrëfimet e së motrës, Teftës, e cila u burgos tre vite, i ka hedhur në librin "Grabjani rrëzë kodrave". Kanë qenë kaq të rëndësishm­e dëshmitë e rralla të Teftës, por edhe mënyra se si Leka i ka rrëfyer, duke i qëndruar çdo detaji, sado i dhimbshëm të ketë qenë. Për të, kjo është pjesa më e rëndësishm­e e librit. Prej disa vitesh, Tefta Tasi nuk jeton më. Edhe pas viteve ' 90- të, kur familja u kthye në Tiranë, ajo jetoi me mamanë, iu përkushtua asaj dhe qetësisë së munguar në gjithë ato vite. Nuk e kishte përherë të thjeshtë t'i ndante kujtimet, sidomos kur i kujtonin shirat, llucën e baltën ku duhet të punonte… Nga familja e tij, si më i vogli, vetëm Lekë Tasi i shpëtoi burgut, bashkë me të ëmën. Të detajuara, sjell sot për gazetën "Panorama" kujtimet e së motrës… Një nga dëshmitë më të rëndësishm­e të asaj periudhe, viteve ' 79-' 82, në një nga kampet më të vështira të kohës.

Përgjatë gjithë librit "Grabjani rrëzë kodrave", ju nxirrni në pah një natyrë kontrovers­e të Teftës. Megjithëse fati juaj dihej në një farë mënyrë, a ka pasur episode që tregojnë kundërvëni­e ndaj sistemit?

Na kujtohej gjithnjë e qeshnim në familje kur, një ditë, që kishte dalë në Tiranën e Re, Tefta hyri pa dashje në një rrugë të Bllokut të udhëheqësv­e. Rojat natyrisht e ndalën, i drejtuan pushkët duke e shtangur në vend. Megjithatë, pas kësaj nuk ndodhi asgjë e ngjashme me ato që do t'i ndodhnin më vonë… Çfarë i ndodhi më vonë? Ne na kishin internuar familjaris­ht në Grabjan të Lushnjës, ndërsa ca kohë më vonë, Teftën e burgosën. Kur e ndanë nga ne, ditën e arrestimit, e çuan në zyrën e këshillit. Aty, hetuesi, Skënder Korriku, i tha: "Në emër të popullit, je e arrestuar!", dhe i vunë hekurat. E çuan në zyrën e hetuesit dhe pas pak minutash hyn kryetari i Degës, i cili e quajti armike. Meqenëse ajo e kundërshto­i, ai doli, porositi ta keqtrajton­in dhe u largua. Urdhrat për të tashmë ishin dhënë. U izolua në birucë, ishte e izoluar me dërrasa, pa dyshek. Kishte tri batanije të konsumuara, të tejdukshme dhe tërë pluhur. Njërën e palosi në katërsh për t'u shtrirë, me dy të tjerat u mbulua! A kishit mundësi për ta takuar? Ylli shkonte më shpesh se ne të tjerët, por në fillim as ai nuk lejohej. Madje, më kujtohet një episod në verë, kur ai shkonte për t'i çuar ushqime, pasi kishte rënë shumë shi dhe i ngeci biçikleta nëpër baltë. Rregullat për të ishin të rrepta. Polici i kishte komunikuar se koka vihet nga dritarja dhe gjatë ditës nuk i lejohej fare të shtrihej, as të ulej. Izolimi në birucë, në Kosovë të Dumresë, mbajti tre muaj dhe tri ditë. Rregullat aty ishin më të rënda se në çdo rreth tjetër. Nga zgjimi në orën gjashtë të mëngjesit e deri në 10 të mbrëmjes, i burgosuri duhet të rrinte në këmbë.

Tefta, për të matur kohën, bëri një kalendar në mur duke gërvishtur suvanë. Kjo çështje u bë e madhe më vonë, por Tefta nuk kishte frikë asnjëherë nga asgjë, as nuk ndiente ankth. Tefta i quajti 25 ditët e para të birucës si periudhën më të qetë në jetën e saj. Në katër vjet internim, punët e rrëmujshme, ngushticat, radhët në dyqane, i ishin bërë peshë dhe u gjet befas në vetminë e plotë të qelisë. A ju ka treguar për keqtrajtim­e fizike? Jo, pavarësish­t jetës që ishte në të gjitha kup-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? NGA NJE MBLEDHJE E KESHILLIT TE RREGULLORE­S
NGA NJE MBLEDHJE E KESHILLIT TE RREGULLORE­S
 ??  ?? LEKË TASI
LEKË TASI
 ??  ?? TEFTA TASI
TEFTA TASI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania