Panorama (Albania)

Bushati: Basha të zbardhë 500 mijë USD- të e lobimit

-

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, i kërkoi kreut të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, që të tregojë për gjysmë milion dollarët e deklaruara nga rusi Nick Muzin për llogari të PD- së. “Faktet janë shumë të qarta dhe ligjërisht të pajustifik­ueshme as nga vetë Lulzim Basha, i cili në tentativën e dëshpëruar për të dhënë shpjegime në studion e Blendi Fevziut, vetëm sa i bëri këto fakte edhe më të pagëlltits­hme në çdo aspekt ligjor, moral, madje edhe logjik”, deklaroi Bushati. Sipas tij, firma lobuese “Muzin Capital Partners” ka deklaruar pranë Departamen­tit Amerikan të Drejtësisë se ka përfituar 675 mijë dollarë për punën e saj në mbështetje të Partisë Demokratik­e. Sipas kësaj firme, shprehet më tej Bushati, pagesa është kryer në tri pjesë. 25 mijë dollarë nga PD, 150 mijë dollarë nga firma “Biniatta Trade LP” dhe 500 mijë dollarë nga PD. “Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, deklaron se partia e tij ka paguar vetëm 25 mijë dollarë për firmën lobuese dhe kërkoi t’i bindë shqiptarët për ekzistencë­n e një firme private amerikane, që punon për bamirësi duke futur nga xhepi për hesap të klientit të saj, madje pa dijeninë e vetë klientit Basha, plot njëzetfish­in e shumës së paguar nga vetë klienti! Lulzim Basha thotë se plot 500 mijë dollarë plus, që rezultojnë në llogarinë e firmës për hesap të atij vetë e të partisë së tij, nuk janë paguar nga PD, por nga individë që ai as nuk i njeh dhe për të cilët ka dëgjuar rastësisht, por jo zyrtarisht”, deklaroi deputeti socialist. Bushati kërkoi nga kreu i PD- së të përgjigjet në Prokurori edhe për 500 mijë dollarë të tjerë, që Basha thotë se janë paguar nga 100 shqiptarë në ShBA. Kjo histori, vuri në dukje ai, ka një anë tjetër shumë të errët që duhet zbardhur medoemos, për të kuptuar nëse është cenuar interesi kombëtar dhe kërcënuar stabilitet­i i vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania