Panorama (Albania)

Dy ish- vartësit e Çelës në kërkim

-

Ish- drejtori i Policisë së Vlorës, i cili është shpallur në kërkim prej afro 4 muajsh, si i përfshirë në trafikun e drogës së grupit “Habilaj”, ka kundërshtu­ar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatje të hetimeve.

Përmes avokatit të tij, Çela ka depozituar një kërkesë penale, duke kundërshtu­ar vendimin për zgjatjen me 3 muaj të afateve të hetimit ndaj tij. Në janar të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi zgjatjen e afatit hetimor, ndërsa kërkesa penale me numër 65 e Jaeld Çelës u dorëzua në javën e parë të këtij muaji. Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet më 15 mars nga gjyqtarja Liljana Baku. Urdhërarre­stet për Jaeld Çelën dhe dy ish- zyrtarët e tjerë të Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, u lëshuan më 22 nëntor të vitit 2017, por ende nuk janë ekzekutuar. Tre ish- oficerët e lartë të Policisë vijojnë të jenë në kërkim nga drejtësia shqiptare, të dyshuar si të përfshirë në trafikun ndërkombët­ar të drogës, që drejtohej nga Moisi Habilaj. Të tre ishdrejtue­sit e Policisë, për të cilët tashmë Prokuroria ka lëshuar urdhrat e arrestimit, janë transferua­r nga detyra në fund të muajit prill të këtij viti, kur në krye të Ministrisë së Brendshme u emërua ministri aktual, Fatmir Xhafaj. Njëri prej tyre, Sokol Bode,

Edhe dy ish- vartësit e Jaeld Çelës vijojnë të jenë në kërkim, të dyshuar si bashkëpunë­tor të grupit “Habilaj”. Në kërkim është Gjergji Kohila, 37 vjeç, nga Delvina, ishshef i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë. Ai ishte liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicio­n që prej muajit maj 2017. Më herët ka kryer detyra të ndryshme si oficer krimesh. Para se të emërohej në Vlorë, në fillim të vitit 2015, ai ka qenë me detyrë në Policinë e Gjirokastr­ës. Gjithashtu edhe Sokol Bode, 37 vjeç, nga Berati, ish- shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga detyra më datë 25 tetor 2017. Para se të emërohej në këtë detyrë në fund të vitit 2014, ka shërbyer në funksione të ndryshme në Policinë e Korçës. ndaj të cilit ka dhe një masë sigurimi “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ishte transferua­r në Shkodër që në fillim të muajit prill. URDHERARRE­STET Prokuroria e Krimeve të Rënda, më 22 nëntor 2017, ka firmosur urdhërarre­stet për 3 ish- drejtues të Policisë së Vlorës, pasi dyshohet se janë të përfshirë në çështjen “Habilaj”, për të cilën është nën hetim edhe Saimir Tahiri. Organi i akuzës ka kërkuar arrestimin e ish- drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ishshefit të Postës së Dhërmiut, Sokol Bode dhe ish- shefit të Krimit të Organizuar të Vlorës, Gjergji Kohila. Për njërin nga ish- drejtuesit ishte marrë masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, paraditen e datës 22 nëntor 2017. Ndërsa për dy të tjerët ishin lëshuar urdhra ndalimi nga Prokuroria.

HETIMI Gjatë hetimeve të dosjes “Habilaj”, tre ish- zyrtarët e lartë të Policisë dyshohet se me mosveprime­t e tyre kanë lejuar vëllezërit Habilaj të kultivojnë kanabis sativa. Ndër- sa ka dyshime edhe për favorizimi­n e tyre në trafikimin e sasive të konsiderue­shme të drogës në drejtim të Italisë. Për një prej këtyre drejtuesve, Sokol Boden, ish- shefi i Postës në Dhërmi dhe ish- shef i Kufirit në Drejtorinë e Vlorës, për të cilin opozita ka publikuar edhe fotografi të tij me vëllezërit Habilaj, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë së “arrestit me burg”. Ndërsa për Jaeld Çelën, ish- drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës dhe Gjergj Kohilën, ish- shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, në të njëjtën Drejtori Vendore, janë nxjerrë urdhra ndalimi. Burime nga Prokuroria thanë se akuza që rëndon mbi këta ish- zyrtarë, është ajo e mosveprimi­t ndaj kultivimit të kanabisit në Qarkun e Vlorës. Të tre ish- drejtuesit e Policisë së Vlorës kanë shërbyer atje gjatë viteve 2014 – 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania