Panorama (Albania)

U denoncua në Komisariat­in Dixhital, i gjejnë 686 kg kanabis

-

KORÇE - Një sasi e konsiderue­shme lënde narkotike është kapur në fshatin Bulgarec, pak kilometra në distancë nga qyteti i Korçës. Bëhet fjalë për një sasi prej 686 kg e llojit kanabis sativa. Lënda narkotike u zbulua teksa ishte magazinuar në ambientet e shtëpisë së njërit prej banorëve të fshatit. Verifikime­t e Policisë identifiku­an pronarin e banesës, i cili rezultoi të jetë 45- vjeçari Jetnor Gugo nga fshati Bulgarec. Policia bëri me dije zyrtarisht se droga u zbulua pas një informacio­ni të dërguar në portalin Komisariat­i Dixhital. Edhe pse aspak e dyshimtë si banesë pasi ishte tepër e amortizuar dhe më tepër të linte përshtypje­n e një ndërtese të braktisur, brenda saj ndodhej një sasi e konsiderue­shme lënde narkotike që po thahej dhe më pas do të përpunohej. Sa- sia e konsiderue­shme e drogës ishte në njërën prej dhomave të banesës ku jetonte 45- vjeçari. Ndërkohë, burime nga grupi hetimor bënë me dije se në shtëpinë e 45- vjeçarit Jetnor Gugo u gjetën 49 thasë të mbushur me bimë kanabisi. Bimët ishin të thata dhe boçet nuk ishin ndarë nga degët. Lënda narkotike dyshohet se ishte magazinuar në shtëpinë e 45vjeçarit për t’u tharë, ndërsa mendohet se ajo është kultivuar disa muaj më parë brenda në territorin e Qarkut të Korçës. Nga ana tjetër, droga mendohet se kishte destinacio­n Greqinë, edhe për shkak të distancës së afërt mes Korçës dhe vendit fqinj. Menjëherë pasi ka sekuestrua­r lëndën narkotike, Policia ka shpallur në kërkim 45vjeçarin, i cili rezulton se je- tonte i vetëm pas vdekjes së prindërve, ndërkohë që prej disa vitesh edhe ishte divorcuar nga bashkëshor­tja. Mësohet se në momentin e ndërhyrjes së forcave të Policisë për të ushtruar kontroll në banesën e tij, 45- vjeçari ndodhej në një prej lokaleve në fshat. Pasi ka mësuar për praninë e Policisë në shtëpinë e tij, Jetnor Gugo është arratisur për t’i shpëtuar prangosjes. dh. ç

 ??  ?? Banesa ku u gjend lënda narkotike
Banesa ku u gjend lënda narkotike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania