Panorama (Albania)

Goditi me qytën e armës fqinjin, arrestohet i riu

-

LEZHE – Kërcënon me armë bashkëfsha­tarin dhe qëllon në ajër, arrestohet 29- vjeçari. Një konflikti i armatosur që mund të kishte përfunduar në tragjedi, është parandalua­r mbrëmjen e së martës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Simor të Mirditës dhe kishte për autor Gjovalin Ndojin. 29- vjeçari ka ndërmarrë një veprim të tillë pasi kishte një konflikt me bashkëfsha­tarin e tij A. Ç, 38 vjeç. E gjithë historia ka nisur për shkak të bagëtive të 38- vjeçarit, pasi autori i arrestuar nga Policia i ka kërkuar llogari përse ato kanë kullotur në tokën e tij. Gjovalin Ndoji ka marrë një armë kallashnik­ov dhe ka shkuar në banesën e 38- vjeçarit. Pas një debati verbal, Ndoji e ka goditur dy herë me qytën e armës dhe më pas ka shtënë dhe në ajër. Mësohet se nga goditjet, shtetasi A. Ç., ka pësuar dëmtime të lehta dhe u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Rrëshenit, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak pas ngjarjes së rëndë, Policia mundi të vërë në pranga autorin, Gjovalin Ndojin, ndërsa në vendngjarj­e janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja automatiku. Në momentin e arrestimit në banesën e tij, 29- vjeçari Ndoji nuk ka bërë rezistencë, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje në komisariat, ka deklaruar para oficerëve të Policisë se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtë­si e sipër dhe nuk ka pasur për qëllim që ta lëndojë, por vetëm ta paralajmër­onte për bagëtitë. 29- vjeçari nga fshati Simon do të dalë para drejtësisë me akuzën “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosja” dhe çështja i ka kaluar Prokuroris­ë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për hetim të mëtejshëm. “Gjovalin Ndoji, për motive banale është konfliktua­r me shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në Simon, Kaçinar- Mirditë, duke e goditur më qytën e automatiku­t në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar”, bëhet e ditur nga Policia lidhur me ngjarjen. e. h

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania