Panorama (Albania)

“S’duhet shembur, Rama e Kumbaro do futen në histori”

“Financimi, një farsë e pështirë. Një shtet që s’ka para për një godinë teatri, nuk ka dashuri për këtë lloj arti”

-

lloj ndërhyrjes­h. Historia nuk është vetëm koha e tashme, për arsyen e thjeshtë se çdo e tashme bëhet e shkuar dhe çdo e shkuar na largohet. Nëse çdo gjë që është e shkuar prishet, pse duhet arkeologji­a? Unë nuk marr përsipër të shpjegoj pse heshtën ata që ishin në mbledhje. Heshtja e tyre është pohim i asaj që u tha atje. Nëse do ishin kundra apo do kishin një mendim alternativ, janë të lirë të shprehen kudo që e shohin të mundur dhe të përligjur. Liria e fjalës nuk është dekoracion, është kurajë dhe argument!

Po projekti i ri, si ju duk, apo nuk ia vlen të flasim për të?

Sot mund të gjesh projekte teatri nga më të mirët në botë. Askush nuk mund të të befasojë me atë që paraqet. Kalkulohet akustika, ndriçimi fonia, këndi i shikimit të spektatori­t, madhësia, ngrohja, ftohja, skena, dimensione­t e saj, mekanizmat që sjellin mundësi qarkullimi të dekorit dhe hyrje- daljet e aktorëve... Të ndërtosh një projekt teatri, nuk është e vështirë! Por akuzohet edhe për plagjiatur­ë... Mundet, sot vjedhja e ideve është modë... Shitja e kopjes si origjinal është sjellje dhe mburrja me atë që nuk është jotja, botëkuptim. Ky do të ishte një turp më shumë, nëse është i vërtetë si lajm!

Kryeminist­ri u shpreh qartë: Do shembet! Dhe mbi të do ngrihet një godinë si rezultat i 3 P- ve të famshme. Vërtet shteti shqiptar nuk ndërton dot një teatër, vetë?

Nëse ai e shemb, “Unë akuzoj” Ju, Edi Rama dhe Ju, Mirela Kumbaro, që do të shkruheni në histori, se shembët godinën e Teatrit Kombëtar. Ndërsa financimi, është një farsë e pështirë. Një shtet që nuk ka para vetë për një godinë teatri, tregon se në atë shtet nuk ka dashuri për këtë lloj arti… e nëse tempulli blihet e shitet te privati, atëherë kjo tregon pse lindi dhe duhet teatri dhe jo shteti… ky i pafati. Kujtesa është pasuria më e madhe dhe nëse bunkerët vlejnë si kujtesë, pse nuk vlen një tempull: Teatri?!

E gjitha kjo histori është e vjetër. Që 15 vite të shkuara, kur Edi Rama ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe donte të prishte dhe të bënte pallate atje dhe nja dy kate teatër. Ishte koha kur djali i aktores së shquar Ferial Alibali, i tha: “Jo, nuk është e drejtë! Bota mban si gjë muzeale, më falni, dhe të mbathurat e Merlin Monrose”. Dhe zoti Rama tha: “Ok, vini dhe ju brekët e Violeta Manushit”. Në çast, Luftar Paja hipi në skenë dhe i tha: “Turp të kesh, ajo është aktore e madhe e popullit”. Në atë kohë, Kryeminist­ër ishte Pandeli Majko. Ai tha: “Godina nuk do të shembet”. Sot, zoti Majko është ministër i Diasporës. Ai po hesht. Unë e pyes: Pse hesht? Si do i thoni ju shqiptarëv­e jashtë vendit, që kanë pjesë nga historia e tyre, si spektatorë në atë teatër?

Ka një nismë nga artistët ( ata që kanë rezistuar) për një llogari bankare, për të mbledhur fonde për ringritjen e TK. Mund të funksionoj­ë?

Nuk kam dijeni për këtë llogari, por nuk është se besoj shumë... Kështu thamë dhe për Rrugën e kombit dhe paratë u tretën si kripa në ujë!

Profesor, një nga shqetësime­t që kanë ngritur artistët është edhe përgjysmim­i i truallit të TK, jeni në dijeni?

Po, kjo nënkuptohe­t, privati do e marrë atë truall, ndaj nëse ka njerëz që duan ta shpien deri në fund betejën, duhet ta përcjellin dhe në Gjykatë.

Aq më tepër nëse do të ketë edhe disa kulla nga pas.. Po a kanë ‘ këllqe’ artistët ta bëjnë këtë?

Nëse ka kulla nga pas, ajo nuk është më godinë teatri, atëherë ado jetë “dopolavoro”, as “new comer”. Teatri i ka fituar të gjitha betejat, se është hipotekuar që kur ka lindur në vetëdijen universale. Ata që hyjnë e dalin në histori, mbeten muhaxhirë të fatit!

Artistët mund të ndryshojnë botën nëse janë artistë dhe jo rrogëtarë. Historia e njeh, si shembullin e parë dhe të dytin, sepse ka Moxart, por ka dhe Saljerë. Kësaj i thonë: sot, zgjidh e merr cili je e cili do të jesh në kujtesën e së nesërmes.

Ju e përmendet dhe me sipër historikun e kësaj ndërmarrje­je për ta shembur teatrin, pra, ka 15 vjet. Si e parashikon­i të mbyllet kjo çështje? Do të ketë rezistencë, është ‘ shashka’ e radhës apo duhet t’i japim lamtumirën ndërtesës së vjetër të Teatrit Kombëtar?

Nuk gjen dot arsyen në mendjet pa arsye. Unë di me siguri se çfarë mendoj unë... Nëse Parlamenti hesht, ajo shembet; nëse shoqëria civile mbyll gojën, ajo shembet; nëse media nuk prononcohe­t, ajo shembet; nëse të gjithë ish- ministrat e Kulturës, të majtë e të djathtë nuk flasin, ajo shembet; nëse spektatorë­t nuk dalin në protestë për tempullin e tyre civil dhe artistik, ajo godinë shembet. Komploti heshtjes është më i keqi komplot!

Ndonëse e keni thënë që në krye të kësaj bisede, le t’i rikthehemi dhe njëherë: E megjithatë, a jeni ju për një godinë të re teatri?

Sigurisht që unë jam për një godinë të re teatri, por me dy kushte: së pari që të financohet 100% nga shteti shqiptar dhe së dyti, të mos bëjë kurban godinën ekzistuese, e cila ose mund të rinovohet, ose mund të shndërrohe­t në muze, sa kohë që muze kthehen edhe shtëpi me gjethe apo strehime të ish- byrosë politike. Kujdesi ndaj tyre, nëse nuk është nostalgji, por është muzeumolog­ji, do të duhet të tregohet edhe për një godinë teatri, ku ka folur Shekspiri dhe Shileri, Kolë Jakova dhe Spiro Çomora, Vedat Kokona dhe Dritero Agolli, Euripidi dhe Çehovi, Sebastiani dhe Vaclaf Havel... Kush ka frikë nga Teatri, është i trembur nga e vërteta. Edhe nëse e shembni, jehonat do ju ndjekin deri në amshim!

 ??  ?? Kumbaro dhe Mazniku, duke parë projektin e Teatrit
Kumbaro dhe Mazniku, duke parë projektin e Teatrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania