Panorama (Albania)

May dëbon spiunët rusë, ndërpret kontaktet e nivelit të lartë me Moskën

-

Rusia ka bërë një kërcënim hakmarrjej­e kundër Britanisë të mërkurën, pasi Kryeminist­rja Theresa May njoftoi se do të dëbohen 23 spiunë rusë, si përgjigje për sulmin me gaz nervor. May tha se do të ndërpresë të gjitha kontaktet në nivel të lartë me Moskën dhe do të ngrijë pasurinë e oligarkëve, miq me Presidenti­n rus, Vladimir Putin. Por brenda pak orësh, Rusia është zotuar të kundërpërg­jigjet, duke i konsiderua­r masat “absolutish­t të papranuesh­me” dhe ka paralajmër­uar se “përgjigjja jonë nuk do të vonojë”. Pritet që edhe diplomatët britanikë të dëbohen nga Moska si kundërpërg­jigje. Të martën në mesnatë, Rusia duhej të kishte dhënë zyrtarisht shpjegim mbi një sulm me një agjent nervor, i cili njihet se prodhohet në ish- republikën sovjetike, ndaj një ish- spiuni rus që jetonte në Britani, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia. Por refuzoi ta bëjë këtë. Masat që do të marrë Britania përfshijnë dëbimin brenda një jave të 23 anëtarëve të stafit të Ambasadës Ruse në Londër, të identifiku­ar si “oficerë të padeklarua­r të inteligjen­cës”, apo thënë ndryshe spiunë. Ky është dëbimi më i madh i diplomatëv­e që është bërë që nga viti 1971, kur Ted Heath ka përzënë 90 anëtarë sovjetikë të stafit, pasi u zbulua një rrjet i madh spiunësh komunistë. Në protestë të mospërgjig­jes së Rusisë për përdorimin e agjentit nervor në Londër, pritet të miratohen ligje të reja dhe më të forta antispiuna­zhi për të ndihmuar degradimin e kapaciteti­t të Moskës në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu, ministrat dhe anëtarë të familjes mbretërore do të bojkotojnë Kupën Botërore të Futbollit këtë verë në Rusi. Britania shpreson që këtë gjë ta bëjnë edhe aleatët e saj. Po ashtu, Theresa May ka sinjalizua­r sanksione të ashpra ndaj oligarkëve rusë, që jetojnë në luks në Londër apo që duan të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu është propozuar që si në SHBA, edhe në Britani të miratohet një ligj “Magnitsky”, i cili imponon sanksione ndaj rusëve, që gjenden se janë të lidhur me korrupsion­in apo abuzim të të drejtave të njeriut. Veç kësaj, do të përforcohe­n të gjitha kontrollet ndaj shtetasve rusë, që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe fluturimet private dhe doganat. Është vendosur që Britania të ngrijë edhe asetet e shtetit rus. Kryeminist­rja May ka sugjeruar se do të ketë veprime, që nuk do të njoftohen publikisht, duke lënë dyshime se mund të ketë edhe një “luftë” kibernetik­e.

 ??  ?? Theresa May në Parlamenti­n britanik
Theresa May në Parlamenti­n britanik
 ??  ?? Putin në Krime, për të festuar 4- vjetorin e aneksimit
Putin në Krime, për të festuar 4- vjetorin e aneksimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania