Panorama (Albania)

NEZAR SEITI NUK U PYET ASNJËHERË NË SHQIPËRI

-

Burime të “Panoramës” brenda organit shqiptar të Akuzës, thonë se Nezar Seiti, i konsiderua­r si “financieri” i Habilajve, ka dëshmuar para prokurorëv­e italianë për përfshirje­n e tij në organizatë­n kriminale të Moisi Habilajt. Me interes për hetimet në Shqipëri mbetet emri që Nezar Seiti ka përmendur, për një zyrtar të drejtësisë shqiptare, i cili ndihmonte grupin kriminal. Emri i zyrtarit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, por burimet thonë se ai vijon të jetë në detyrë. Gjithashtu, Seiti është pyetur edhe për Saimir Tahirin, ish- ministrin e Brendshëm që është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pritet që këto ditë të vijë procesverb­ali i dëshmisë së Nezar Seitit në Shqipëri, i cili do t’i bashkëngji­tet dosjes “Tahiri- Habilaj- Sota”. Seiti u ekstradua në Itali me kërkesë të tijën, por në kushtet kur ai po procedohej edhe në Shqipëri krijoi një skandal, pasi ligjet thonë se ai s’mund të ekstradohe­j. Për këtë, një gjyqtar dhe tre prokurorë janë nën hetim disiplinor. HETIMET E TAHIRIT Ekstradimi i Nezar Seitit, i konsiderua­r si financieri i grupit të Moisi Habilajt ka vënë në vështirësi hetimet për çështjen e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit është nën hetim nga Krimet e Rënda për “trafik droge” dhe “korrupsion”, i dyshuar për lidhje me grupin famëkeq të Moisi Habilajt. Në një kohë që vendimet e fundit gjyqësore për çështjen “Tahi- “Financieri” i Habilajve, që nga koha kur u arrestua, është mbajtur në burg pa u pyetur asnjëherë për çështjen “Tahiri”. Kujtojmë se procedimi penal ndaj tij nga Krimet e Rënda, nisi me provat e ardhura nga Prokuroria e Katanias. Organi i Akuzës në Shqipëri shpresonte që të nxirrte të dhëna nga “financieri” i Habilajve në lidhje me çështjen e ishministr­it të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kërkesa për ekstradim të Nezar Seitit u pranua nga Gjykata e Tiranës që në muajin dhjetor, ku u dha edhe vendimi i formës së prerë. ri” kanë qenë disi në favor për ish- ministrin, ekstradimi i Nezar Seitit duket se e vë në një pozicion mjaft të vështirë organin e Akuzës. Dy muaj më parë, Krimet e Rënda zgjatën edhe me tre muaj afatet e hetimeve për çështjen “Tahiri” dhe për Nezar Seitin, me shpresën se do të gjenin të dhëna të reja për lidhjet e mundshme të ish- ministrit me trafikun e drogës. Nga ana tjetër, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës i dha “ok” ekstradimi­t të Nezar Seitit, i cili edhe më parë kishte kërkuar, përmes avokatit të tij, që të procedohej për akuzat në shtetin italian.

ARRESTIMI Nezar Seiti u arrestua në operacioni­n e famshëm të Babicës në Vlorë, me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Për të kishte një urdhërarre­st ndërkombët­ar si i përfshirë në grupin e Habilajve, që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Në dosjen e Prokuroris­ë së Katanias, ku edhe përmendet ish- ministri Tahiri, Seiti përshkruhe­t si krahu i djathtë i Moisi Habilajt dhe që merrej kryesisht me financat e grupit dhe transporti­n e drogës. Pas arrestimit të tij në Babicë të Vlorës, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi procedim penal ndaj tij për llogari të drejtësisë shqiptare, duke e lidhur çështjen me atë të ishministr­it Tahiri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania