Panorama (Albania)

Zbulohet skema e aferës së tokave në bregdet, si u falsifikua­n tapitë

DOKUMENTI PER FRROKAJN. BASHA: SHPRESOJ TE JETE I PAFAJSHEM

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e kërkoi që ndaj kryebashki­akut demokrat të Lezhës, Fran Frrokaj, të ketë një hetim të paanshëm dhe jopolitik.

Në një qëndrim zyrtar pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Lezhë, kreu i opozitës theksoi se të gjithë shpresojnë në pafajësinë e Fran Frrokaj. “Sot dua t’u them të gjithë shqiptarëv­e se ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratik­e është i pandryshua­r, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë, te politikanë­t më të lartë. Por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparen­t, të jetë jopolitik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesiona­le dhe jo një drejtësi të kapur dhe të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik në favor të një krahu tjetër”, deklaroi kreu i PD.

PROTESTA Përfaqësue­s të strukturav­e të Partisë Demokratik­e në Lezhë, por edhe qytetarë kanë protestuar para ambienteve të Komisariat­it të Lezhës, duke kundërshtu­ar arrestimin e kryebashki­akut Fran Frrokaj. Protestues­it kanë bllokuar hyrjen e Komisariat­it paraditen e së shtunës, në shenjë proteste ndaj arrestimev­e të zyrtarëve të Bashkisë, duke i konsiderua­r këto veprime si krejtësish­t politike. Protestues­it dhe përfaqësue­sit e PD- së në Lezhë kanë kërkuar që të arrestohet më parë kryebashki­aku i Durrësit, Vangjush Dako, dhe të tjerë përfaqësue­s të Rilindjes që janë të korruptuar. Lëvizja përgjatë segmentit rrugor “Luigj Gurakuqi”, ku edhe ndodhet Komisariat­i i Lezhës për disa orë u bllokua plotësisht nga qytetarët e Lezhës, të cilët kanë lëshuar edhe akuza kundër kreut të qeverisë, i cili sipas tyre ka iniciuar të gjithë këtë skenar. Sipas protestues­ve, ky sulm vjen disa muaj para zgjedhejve lokale për t’i dhënë avantazhe të mundshme kandidatit të së majtës për Bashkinë e Lezhës.

TAKIMI Në përfundim të protestës përpara Komisariat­it të Lezhës, në selinë e PD- së në Lezhë ka qenë edhe kreu i PDsë, Lulzim Basha. Kreu i PD ka zhvilluar një mbledhje urgjente me strukturat e PDsë në Lezhë, një ditë përpara se Gjykata të japë masat e arrestit për kryebashki­akun Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë. Në takim, Basha shoqërohej edhe nga nënkryetar­i i PD- së Edi Paloka dhe deputetët Flamur Noka dhe Aldo Bumçi. Sipas burimeve, nga takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura, Basha ka deklaruar se demokratët presin një hetim të plotë të ngjarjes dhe se besojnë te pafajësia e kryebashki­akut Fran Frrokaj.

 ??  ?? Fran Frrokaj, kryebashki­aku i Lezhës
Fran Frrokaj, kryebashki­aku i Lezhës
 ??  ?? Lulzim Basha dhe Fran Frrokaj
Lulzim Basha dhe Fran Frrokaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania