Panorama (Albania)

Konflikti për pronën, vret me sëpatë kushëririn

Viktima Arben Veshaj u qëllua fillimisht katër herë me pistoletë

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mëngjesin e së shtunës, ku një konflikt mes kushërinjv­e përfundoi me masakrimin e 37vjeçarit në sy të djalit të mitur.

Krimi horror ka ndodhur në fshatin Gumenicë të Vlorës, ku viktimë ka mbetur Arben Veshaj. 37- vjeçari, i cili merrej me bagëti, mëngjesin e së shtunës ishte duke shkuar te stani i tij bashkë me djalin 7 vjeç. Pranë stanit të Veshajt ndodhet dhe stani i kushëririt të tij, Dilaver Veshaj. Ndërsa Arben Veshaj po kalonte në afërsi të pronës së kushëririt bashkë me djalin e tij, i janë sulur qentë. Ai i ka qëlluar me gurë për t’i zmbrapsur, por vetëm pak çaste më pas kushëriri i tij, 40- vjeçari Dilaver Veshaj, pa asnjë paralajmër­im, ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar katër herë në drejtim të tij. Pasi nuk ka mundur dot ta vrasë me plumba, autori i është sulur dhe me sëpatë duke e goditur shumë herë në kokë dhe për pasojë e ka lënë të vdekur në vend. E gjithë ngjarja është parë nga djali i Arben Veshajt, vetëm 7 vjeç, i cili po shoqëronte babain e tij për në stan. Fëmija i mitur më pas ka vrapuar drejt shtëpisë së tij i tmerruar, duke lajmëruar familjarët për atë që kishte ndodhur. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar Policinë. Pak minuta pas mbërritjes së forcave të Policisë në vendin e ngjarjes, autori është prangosur vetëm 500 me- tra larg vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë sekuestrua­r katër gëzhojat si dhe sëpata. Burime nga Policia, konfirmojn­ë se pista kryesore në të cilën po hetohet mbetet ajo e ndonjë konflikti pronësie. Por gjithashtu nuk përjashtoh­et që gjithçka të ketë ndodhur nga një grindje e çastit. Pavarësish­t kësaj, burimet thonë se, në bazë të dëshmive të siguruara, autori dhe viktima kishin pasur një konflikt mes tyre për një vijë uji që kalonte mes staneve të tyre, që ka sjellë dhe ndonjë verbale mes tyre. Kjo mbetet dhe pista kryesore ku po përqendroh­en hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Zyrtarisht nga Policia e Vlorës thuhet se, nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se viktima, Arben Veshaj dhe autori Dilaver Veshaj para vrasjes janë konfliktua­r me njëri- tjetrin për motive të dobëta dhe më pas 40- vjeçari ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës ( sëpatë), kushëririn e tij, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Gjithsesi, do të jenë hetimet e mëtejshme ato që do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes. Vetë 40- vjeçari, gjatë prangosjes dhe shoqërimit për në Komisariat­in e Policisë në Vlorë, është vërejtur në një gjendje të rënduar psikologji­ke.

 ??  ?? Autori, Dilaver Veshaj gjatë arrestimit
Autori, Dilaver Veshaj gjatë arrestimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania