Panorama (Albania)

Videorrëfi­mi i plotë i nuses te hoxha: Helmi s’e vrau, vjehrrën e mbyta me duar

-

Marjana Cmeta, nusja që vrau vjehrrën e saj, Lirije Lami, në prill të vitit të kaluar, një ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, u transferua në Burgun 325, në zonën e “Ali Demit”. Pasi është zhvendosur aty nga paraburgim­i, takimin e parë e ka zhvilluar me prindërit e saj, të cilët i kanë dërguar në takim edhe vajzën e saj 6- muajshe. Takimi ka zgjatur rreth një orë dhe Marjana Cmeta ka ushqyer vajzën me gji, por paraprakis­ht nuk ka vendosur nëse do e mbajë në burg, apo do ia lërë në kujdestari prindërve. Teksa ndodhej në qeli, punonjësit e burgut i kanë sqaruar se ligji e lejonte të rriste foshnjën brenda këtyre ambienteve, por Marjana është shfaqur e pavendosur. Ajo ka kërkuar kohë për të marrë një vendim të tillë. Burime nga Institucio­ni i Ekzekutimi­t të Vendimeve Penale thanë se 21vjeçarja nuk është lënë në qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasje­je. Kjo, nisur edhe nga fakti, se një veprim të tillë ajo e ka kryer edhe një vit më parë, duke hipur mbi çatinë e shtëpisë. Oltjan Lami, djali i viktimës dhe ish- bashkëshor­ti i së arrestuarë­s, Marjana Cmeta, nuk e ka takuar vajzën e tij që është vetëm 6muajshe. E bija jeton te prindërit e ish- nuses së tij, ndërsa ai, që pasi ka varrosur të ëmën, është vënë në ndjekje të së vërtetës, për të zbuluar se çfarë i kishte ndodhur të ëmës. Dy të rinjtë ishin fejuar me mblesëri qëkur Marjana ishte 18 vjeç. Ndërsa martesa e tyre zgjati shumë pak. Kur nëna e tij ndërroi jetë vitin e kaluar, që, sipas Policisë, u helmua nga nusja e tij, ai priste të bëhej baba i një vajze që lindi dy muaj më vonë. Ai tregon se në fillim nusja shkonte mirë me nënën e tij dhe e respektont­e, por më pas ajo filloi të dyshonte se e ëma i bënte magji dhe i thoshte shpesh se do e vriste magjistare­n.

 ??  ?? Marjana Cmeta
Marjana Cmeta
 ??  ?? Marjana Cmeta
Marjana Cmeta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania