Panorama (Albania)

Operacion në bashkëpuni­m me SHBA, goditen 7 grupe kriminale, 39 të arrestuar

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë: Dërguan 1 mijë shqiptarë në Amerikë, Kanada e Britaninë e Madhe me dokumente të falsifikua­ra

- ETLEVA DELIA

Një megaoperac­ion i Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m edhe me oficerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është finalizuar mëngjesin e djeshëm me goditjen e 7 grupeve kriminale.

Gjatë operacioni­t të koduar “One If – By Land”, të zhvilluar gjatë natës e gjatë orëve të para të mëngjesit, janë arrestuar 39 persona dhe janë shpallur në kërkim 12 të tjerë. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, bëri të ditur se këto shtatë grupe kriminale kanë arritur të dërgojnë në SHBA, Kanada dhe në Britaninë e Madhe 1 mijë shtetas shqiptarë. Ardi Veliu bëri dje publike detajet e operacioni­t gjatë një konference për shtyp bashkë me prokurorin e Krimeve të Rënda që ka drejtuar hetimet, Eugen Beçi. Në krah të tij gjatë konferencë­s ishin edhe dy agjentët specialë të SHBA- ve, përfaqësue­sin e organizatë­s policore SELEC, përfaqësue­sin e Policisë spanjolle, si dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit që ishin të angazhuar në këtë operacion. “Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturua­ra kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, kanë mundësuar kontraband­imin e rreth 1 mijë personave ( shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA- ve dhe Kanadasë”, tha dje drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu.

OPERACIONI Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, Policia e Shtetit ka përmbyllur megaoperac­ionin e koduar “One If - By Land”, në kuadër të goditjes së kontraband­imit të personave, me qëllim emigrimin drejt SHBA- ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, tha dje se i gjithë hetimi është zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe ka zgjatur disa muaj. Sipas Veliut, operacioni u realizua në koordinim me agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamen­tit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamen­tit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimi­t të Kufirit të SHBA- ve. Gjithashtu, në operacion morën pjesë edhe Dogana e Mbrojtja Kufitare - Qendra Ko- mbëtare e Targetimit, që janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni. Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare spanjolle, Policia franceze, Policia italiane, etj..

PROVAT Operacioni i Policisë konsistont­e në ekzekutimi­n e 51 urdhërarre­steve, nga të cilët 39 u arritën të ekzekutohe­shin. Njëkohësis­ht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nga këta 2 shtetas janë me shtetësi dhe kombësi bullgare. Personat e shpallur në kërkim janë shtetasit me iniciale, B. S., I. F., S. H., E. K., P. K., S. K., Sh. K., A. Ç., A. E., J. Sj., B. K. dhe M. V. Gjatë kontrollit të ambienteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshi­n nga autorët, janë gjetur dhe sekuestrua­r disa prova materiale si: 10 njësi qendrore kompjuteri, 8 printera me lazër me ngjyra, 15 lap top, 3 I- padë, 56 aparate telefonash, 17 automjete, 5600 euro, 1000 dollarë dhe 3.4 milionë lekë të rinj, 5 pasaporta ndërkombët­are shqiptare, sasi dokumentes­h të ndryshme, si pasaporta e karta ID të kombësive të ndryshme, vula dhe elementë stampimi, 1 armë zjarri automatike model 56 dhe 13 fishekë, 1 armë gjahu.

 ??  ??
 ??  ?? Provat e sekuestrua­ra nga Policia
Provat e sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania