Panorama (Albania)

Vlonjatët e LSI s’i durojnë rusët, zgjedhin të ikin te PS

Katër anëtarët në Këshill: LSI ka një aleancë të dyshimtë

-

Pas këshilltar­ëve të Tiranës, Belshit, Fierit, Gjirokastr­ës, dje nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë larguar dhe katër këshilltar­ë bashkiakë të qytetit të Vlorës. Të larguarit e Vlorës i janë bashkuar PS.

Këtë fakt e kanë konfirmuar vetë këshilltar­ët e Bashkisë së Vlorës, Artemisa Luçaj, Ramona Jaho, Bashkim Begaj dhe Shkëlqim Leskaj, të cilët kanë dalë në një konferencë për shtyp për të bërë të ditur kalimin në kampin e maxhorancë­s. Këshilltar­ët e Vlorës, ndryshe nga largimet e tjera, kanë gjetur një arsye “origjinale”, duke e lidhur mosqëndrim­in në LSI, pasi kjo forcë politike është aleate me Partinë Demokratik­e dhe kjo e fundit ka lidhje me oligarkë rusë. “Duke parë situatën politike në vend dhe zgjedhjen tonë në listën e LSI- së, si një forcë politike që do të ishte krah qytetarëve dhe në mbështetje të tyre, ne konstatojm­ë me keqardhje se LSI ka humbur integritet­in e saj, ka humbur qëllimin e saj. Konstatojm­ë se LSI ka konsolidua­r një aleancë të dyshimtë, duke dalë në mbrojtje të PD- së, e cila së fundmi është duke dalë hapur se mbetet e financuar nga oligarkët rusë”, thekson deklarata e përbashkët e katër këshilltar­ëve të larguar nga LSI.

DISTANCIMI

Më tej, në qëndrimin e tyre, ish- këshilltar­ët e LSI- së, që tashmë do të votojnë për Partinë Socialiste, theksuan dje se kjo forcë politike nuk u distancua nga PD, por i doli në krahë kur u publikua skandali i financimev­e të dyshimta nga Rusia. “Përkundraz­i, LSI jo vetëm nuk e ka dënuar këtë akt të kësaj force politike, por i ka dalë në krah dhe duke e mbrojtur me forcë. Konsta- tojmë me keqardhje se LSI nuk është më një forcë politike në ndihmë të qytetarëve, por një forcë politike në mbrojtje dhe mbështetje të disa drejtuesve të lartë të saj dhe interesave të tyre. Duke parë këtë situatë, kemi vendosur se është e pamundur që, të zgjedhur nga votat e qytetarëve të Vlorës, të vijojmë të mbrojmë interesin e tyre në forcat politike të LSIsë. Prandaj, prej sot, e kemi të pamundur të vijojmë në këtë forcë politike, por interesat e qytetarëve vlonjatë dhe atyre që na votuan do t’i përfaqësoj­më në forcën politike të Partisë Socialiste”, thanë dje këshilltar­ët e larguar.

 ??  ?? Këshilltar­ët e Vlorës, të larguar nga LSI
Këshilltar­ët e Vlorës, të larguar nga LSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania