Panorama (Albania)

Habit Balla i PS- së, i kërkon demokratëv­e “të ndëshkojnë moralisht Lulzim Bashën”

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant Balla, i ka bërë dje thirrje sërish kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, të japë shpjegime mbi origjinën e parave të cilat i ka përdorur për lobing në SHBA. Në një dalje për mediat, kreu i Grupit të PS- së, tha dje se ketë shqetësim e kanë ngritur dhe shumë zëra brenda Partisë Demokratik­e, ndaj Basha duket të përgjigjet për fshehjen e këtij financimi. “Burimet e errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh rusë, janë një arsye e pashmangsh­me që Lulzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo Parti Demokratik­e e marrë peng prej tij të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm”. Sipas tij, vetëm Lulzim Bashës i ndodh që një biznesmen rus i paguan 150 mijë dollarë dhe “tavarish” Luli vetë nuk di gjë. “Shqiptarët duan të dinë të vërtetën. Edhe brenda Partisë Demokratik­e janë të shumtë zërat publikë tashmë, që kërkojnë të dinë të vërtetën. Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e shpifjeve dhe të nxirjes së imazhit të Shqipërisë në institucio­net dhe median amerikane. Është një dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, por sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur paratë për të paguar lobimin në Amerikë dhe cilat janë lidhjet e tij me kompanitë ruse”, tha dje Balla. Ai ka hedhur dyshimin se paratë e përdorura nga PD janë pjesë e një skemë të pastrimit të parave. “A shërbejnë këto kompani vetëm si lavatriçe për të pastruar para, apo janë burim i drejtpërdr­ejtë financimi për fushatën e Lulzim Bashës? Sa kohë në kontratën e deklaruar nga vetë lobisti në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë është firma dhe numri i pasaportës së Lulzim Bashës, i takon Prokuroris­ë ta thërrasë një orë e më parë Lulzim Bashën për të dhënë shpjegimet e nevojshme si personi kryesor i dyshuar për një sërë veprash penale, e për ta zbardhur një orë e më parë këtë skandal tepër të rëndë”, tha dje kreu i Grupit të PS- së.

 ??  ?? Balla, dje gjatë konferencë­s për shtyp
Balla, dje gjatë konferencë­s për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania