Panorama (Albania)

Përgjimet e Habilajve, Bylykbashi: Të hetohet Tahiri për blerjen e zgjedhjeve

- Oerd Bylykbashi

Të shohim, a do ta hetojë Prokurorja këtë korrupsion politik me paratë e krimit on- shore, vendali, apo është Prokurore guaskë, që aktivizohe­t vetëm me telefonatë të Kryeminist­rit”

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Oerd Bylykbashi, i kërkoi Prokurores së Përgjithsh­me, Arta Marku, të nisë hetimet ndaj deputetit Saimir Tahiri për veprën korruptive të shitblerje­s së votës. Përmes një reagimi në “Facebook”, Bylykbashi kërkoi nga organi i Akuzës që, duke iu referuar deklaratav­e të marra nga përgjimet e hetimeve për çështjen “Habilaj” në Itali, Prokuroria të nisë një hetim për Tahirin lidhur me blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2013. Deputeti demokrat kujton se në këto përgjime thuhet se me zgjedhjet është bërë një masakër, ndërkohë që Tahiri ishte në pozitat e kreut të PS- së së Tiranës. “Arta Marku, Prokurorja provizore duhet të nisë hetimin e Saimir Tahirit, ish- kreu i PS- së për Tiranën, për veprën korruptive të shitblerje­s së votës. Habilajt deklarojnë në dhjetor 2013 që ýSaimir Tahiri ka shpenzuar së paku 5 milionë euro në fushatë zgjedhore. Fushata zgjedhore para dhjetorit 2013 ishte ajo e zgjedhjeve të qershorit të atij viti. ýNë janar 2014, Habilajt deklarojnë ýse është bërë masakër, janë blerë të gjitha votat. E nëse blen kaq shumë, edhe fiton. Këto deklarime janë të regjistrua­ra në Prokurorin­ë e Katanias, në Itali”, shprehet Bylykbashi. Nënkryetar­i i Grupit të Partisë Demokratik­e bën edhe një analizë të votave për Tiranën në vitet 2011,2013 dhe 2015 ku për zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2013, PS- ja është shtuar me 59.000 vota. “Në fushatën e 2013- ës që përmendin Habilajt, PS e Qarkut Tiranë me në krye Tahirin, kërceu nga 140.000 vota në 2011- ën në 199.000 vota në 2013- ën, për të rënë në 130.000 në 2015- ën ( të gjithë e dinë që Saimiri nuk e honeps Erionin dhe as gur për të çarë kokën nuk i jep, jo më para). Një kërcim i papre- cedent me plot 59.000 vota, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Tiranë dhe askund tjetër që vetëm shitblerja e votës dhe përfshirja e bandave e justifikoj­në. Të shohim, a do ta hetojë Prokurorja këtë korrupsion politik ýme paratë e krimit on- shore, vendali, apo është Prokurore guaskë, që aktivizohe­t vetëm me telefonatë të Kryeminist­rit”, deklaron Bylykbashi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania