Panorama (Albania)

Vrau vjehrrën, zbulohet videoja ku nusja i tregonte ngjarjen hoxhës

“I thashë, kam një ilaç që na shëron të këqijat. U përplasëm, mendoja të paktën kur ta vras të mbarojë, se ajo bërtiste”

-

Marjana Cmeta, e cila ndodhet në burg si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës së saj, ngjarje e cila u zbulua pas një viti, ka refuzuar të japë shpjegime para oficerëve të Policisë. Megjithatë, ajo vitin e kaluar kishte rrëfyer me detaje para hoxhës Hysen Shehu të gjithë ngjarjen, që nga momenti kur e ka helmuar e deri te përleshja me të për ta vrarë. Cmeta nuk e ka pranuar krimin, por grupi hetimor ka në dorë provën e fortë ku 21- vjeçarja rrëfen gjithçka. Një pjesë e videos së regjistrua­r nga hoxha, tashmë i arrestuar për moskallëzi­m krimi, është zbardhur dje nga televizion­i “Ora News”, që ka publikuar të transkript­uar bisedën që Marjana Cmeta zhvillon me Hysen Shehun, pa e ditur që po filmohej. Ashtu siç deklaroi edhe ishbashkës­horti i saj, Oltjan Lami, djali i viktimës, në video ajo shfaqet me zë dhe figurë. Marjana Cmeta i shpjegon hoxhës se si e kishte bindur vjehrrën, Lirije Lami, të pinte lëngun ku ajo kishte hedhur helmin, duke i thënë se kishte një ilaç që do i shëronte nga të këqijat. Por pasi 47vjeçarja kishte nisur të ndjehej keq dhe të kishte të vjella, nusja kishte nisur të frikësohej dhe ishte frikësuar. Në momentin që ka parë nga dritarja që po vinte nusja e xhaxhait të burrit, ajo ka menduar ta mbyste direkt dhe të mos priste sa të bënte punë helmi. Për këtë arsye kishte marrë një shall, por vjehrra është trembur kur e ka parë që po shkonte drejt saj dhe ka nisur të bërtasë. Më pas tregon se e ka shtrënguar me duar, pasi nuk kishte arritur ta mbyste me shall, duke qenë se vjehrra kishte shfaqur rezistencë. Deri në momentin që e kanë nisur drejt spitalit, Majlinda Cmeta i tregon hoxhës se ka qenë në tension dhe e frikësuar se mos ngjarja do të zbulohej. Pasi, sipas saj, deri në momentin e fundit ajo merrte frymë dhe mendonte se do të shpëtonte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania