Panorama (Albania)

Xhaxhai i viktimës: S’kishin konflikt, Policia të mos fshehë të vërtetën

-

VLORE - Sotir Veshaj është xhaxhai i viktimës Arben Veshaj, 37- vjeçarit që u vra nga kushëriri i tij. 61vjeçari Veshaj tregon momentet e para të ngjarjes, ndërsa shprehet se nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt mes tyre.

Çfarë lidhje keni me viktimën?

Jam xhaxhai i viktimës, Arben Veshaj. Jemi në një moment shumë të vështirë, tani pas ngjarjes, pasi nuk arrij dot ta kuptoj se përse ndodhi dhe përse e kreu këtë akt.

Kur e morët vesh ngjarjen? Kush ju lajmëroi?

Ishte djali i Arbenit që na lajmëroi. Djali erdhi në shtëpi i tronditur, pasi ndodhej bashkë me të atin si ditë pushimi, duke e shoqëruar drejt stanit. Vetëm 7 vjeç dhe ka parë tmerr me sy. Dridhej i tëri dhe mezi fliste, ishte në gjendje të rënduar dhe mjaft i tronditur. Një fëmijë 7- vjeçar, që sheh të atin t’i vritet para syve. Shumë e rëndë. Më pas lajmëruan Policinë dhe ata e arrestuan. Si ka ndodhur ngjarja? Po Arbeni ishte duke kaluar pranë stanit, kur i janë su- lur qentë. Ky ka marrë një gur për t’i trembur. Në atë kohë, Dilaveri ka dalë, duke qëlluar fillimisht me pistoletë dhe pastaj e ka masakruar me sëpatë.

Çfarë lidhje kishin me njëri- tjetrin?

Po janë kushërinj të dytë. Nuk kishin pasur ndonjëherë probleme me njëri- tjetrin, të paktën ne s’dimë gjë. Ndonjë grindje e vogël ndoshta, por asnjëherë të mendohej se do të shkonte deri këtu. Ndaj edhe them që nuk e kuptoj përse ndodhi.

Cili është apeli juaj, pas asaj që ndodhi?

Vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Policia dhe drejtësia të zbulojë të vërtetën, pasi edhe ne kërkojmë ta dimë, përse ka ndodhur. Me familjen tjetër jemi të afërm, ndaj nuk di të them si ndihen ata, por padyshim të tronditur. Gjithsesi, të veprojë drejtësia. Dhe Policia ta japë të saktë informacio­nin, sepse thanë vetëm me sëpatë, por ai u qëllua fillimisht me pistoletë dhe pastaj u masakrua dhe me sëpatë.

 ??  ?? Sotir Veshaj, xhaxhai i viktimës
Sotir Veshaj, xhaxhai i viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania