Panorama (Albania)

Moti i keq, vetrata e xhamit zë poshtë të moshuarin, vdes në spital

-

VLORE - Një 67- vjeçar ka mbetur viktimë e motit të keq, pasi një vetratë xhami i ra sipër nga era e fortë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë, ku 67vjeçari u godit nga vetrata e xhamit, e cila u shkëput nga një biznes në katin e dytë të një pallati buzë rrugës. Fillimisht, i moshuari Ramadan Kaci, si pasojë e shkëputjes së vetratës, mori dëmtime të rënda në kokë dhe trup. 67- vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë disa orë më pas. Për shkak të plagëve të rënda, pavarësish­t ndërhyrjes së mjekëve, 67- vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Nga rënia e vetratës së xhamit në rrugë, nuk pati persona të tjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, që çuan në aksidentin me pasojë vdekjen e 67vjeçarit. Gjatë ditës së djeshme, qyteti i Vlorës është përfshirë nga një erë e fortë, ku dallgët në det shkonin deri në tetë ballë. Për pasojë, u pezullua krejtësish­t lundrimi. Trageti i linjës Vlorë- Brindizi nuk ka kryer itinerarin e zakonshëm, duke qëndruar në det të hapur, pasi nuk mund të ankorohej dot në port për shkak të frikës nga përplasja me kalatën e portit, si pasojë e motit të keq. Po ashtu, edhe mjetet e tjera lundruese nuk kanë mundur të dalin në det si pasojë e motit, ndërsa normalizim­i i situatës pritet të vijë vetëm gjatë ditës së diel. Probleme për shkak të motit ka pasur në qytet, ku janë rrëzuar disa palma.

 ??  ?? Vetrata që i mori jetën 67- vjeçarit
Vetrata që i mori jetën 67- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania