Panorama (Albania)

Gruaja e parë e Adamit nuk ka qenë Eva, por Lilith

-

NNë një nga kryeqytete­t europiane luhet muzikë shqiptare? Oh, po ky nuk është fare lajm. Ka ndodhur e do ndodhë. Javë për javë, këngëtarët nisen për turne e mbledhin me këngë e valle shqiptarët që jetojnë jashtë.

Në një nga kryeqytete­t europiane luhet muzikë klasike shqiptare nga më të mirët instrument­istë e rrëfehen legjenda rrënjësh shqiptare? Ky po që është lajm dhe nga ata të mirët, që të bëjnë sy e veshë. Në mes të Belgjikës, mu në Konservato­rin Mbretëror të Brukselit, të dielën, ata që do kenë rastin të ndodhen aty e të përjetojnë një ngjarje të rrallë kulturore, nën emrin "Muzikë & Mitologji", duhet të ndihen vërtet me fat. Pse? Sepse ndodh për herë të parë që katër artistë të vlerësuar e duartrokit­ur në skenat më të mira të botës, mblidhen bashkë e frymojnë kulturë shqiptare në Bruksel.

Nuk po e ekzagjeroj­më nëse këto rreshta mund t'ju duken ekzaltuese me tepri. Ka arsye. Po, sepse nuk po flasim thjesht për një koncert të muzikës klasike. Nuk do të jetë aspak vetëm kështu, por një ndërthurje legjendash e mitesh shqiptare me muzikën klasikë shqiptare. Çfarë legjendash?

Nga ato të lashtat e të mprehtat, që toka jonë i ka pjellë në shekuj me tepri. Legjenda të vërteta, që shkrimtari dhe akademiku që jeton prej vitesh në Bruksel, Safet Kryema- dhi, ka përmbledhu­r e përkthyer për lexuesit francezë. Kjo përmbledhj­e u botua në vitin 2015, nën titullin "Légendes, fables et contes albanais" ( Legjenda, fabula dhe tregime shqiptare). Pikërisht disa prej tyre janë përshtatur prej tij për recitim gjatë kësaj shfaqjeje.

Pas kësaj iniciative qëndron solisti i mirënjohur në skenën ndërkombët­are, Olsi Leka, violonçel i parë i Orkestrës Kombëtare belge, si dhe fitues i disa çmimeve ndërkombët­are. Bashkë me të luan pianisti dhe dirigjenti tashmë i njohur Desar Sulejmani, i cili drejton disa orkestra dhe kore në Gjermani e jashtë saj. Sopranoja lirike Blerta Zhegu, që ka performuar gjerësisht në sallat më serioze në Itali dhe në Francë dhe pa dyshim pjesë e talenteve të reja në ngjitje në skenën internacio­nale, do të jetë gjithashtu pjesë e shfaqjes. Dhe ajo që do t'i japë nervin të gjithës, interpretu­esja e legjendave, aktorja Anila Dervishi, e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, para se të largohej për në Belgjikë shumë vite më parë. Pas shumë shfaqjesh të suksesshme në disa nga skenat më të njohura të Europës, ajo ka shkëlqyer në Paris me një seri shfaqjesh me pjesën teatrale "Je ne suis pas une Arme de Guerre" (" Nuk jam armë lufte").

Të katërt këta artistë do t'i japin formën e shpirtin shfaqjes "Muzikë & Mitologji", që ndodh për herë të parë në Bruksel, ku muzikë shqiptare mund të gjesh me shumicë. Por legjendat dhe muzika klasike shqiptare do dashurohen kështu vetëm të dielën, më 18 mars 2018, në orën 19: 00, në Konservato­rin Mbretëror të Brukselit. Hë pra, a nuk ju thamë që janë me fat ata që do ta shijojnë?

Bibla është ndër të paktë libra, që merr përsipër të shpjegojë zanafillën e jetës në Tokë dhe sesi Perëndia krijoi njeriun.

Megjithatë, kjo histori ka një pjesë, e cila nuk është shkruar në librin e shenjtë. Bëhet fjalë për gruan e parë të Adamit, e cila sipas interpretë­ve të librit të shenjtë, nuk ishte Eva, por Lilith.

Sipas kësaj teorie, thuhet se Perëndia krijoi Lilithin në gjenezën e botës, në të njëjtën kohë me burrin. Megjithatë, ajo u dëbua dhe u refuzua nga Perëndia me kërkesën e Adamit, pasi ajo ishte më e fortë, më inteligjen­te dhe nuk iu bind urdhrave të Adamit. Në këtë libër të shenjtë, ajo u censurua për të kuptuar origjinën e njerëzimit, sepse ajo që përfaqëson­te Lilith ishte në të vërtetë kundër konceptit tradiciona­l të kishës, ku gruaja duhet t'i bindet burrit dhe t'i nënshtrohe­t atij.

Megjithëse libri iu nënshtrua disa filtrave fetarë, në Biblën tradiciona­le mbeti një pjesë ku kuptohet qartë se, Perëndia krijoi gruan dhe burrin në të njëjtën kohë në fillim të njerëzimit. Kjo pjesë shfaqet tek Zanafilla 1: 27 dhe kjo është provë e ekzistencë­s së Lilithit

Çfarë ndodhi pas ndarjes së Lilithit nga Adami?

Kisha Katolike censuroi pjesët, në të cilat tregohej se Lilith kishte një karakter të fortë. Ajo ishte më inteligjen­te se Adami. Megjithatë, Adami ishte dominues dhe komandues. Në momente intimiteti, Lilith kërkoi që ajo të jetë me Adamin në akt, por ai refuzoi. Kjo shkaktoi një konflikt mes tyre. Më pas, Perëndia e dëboi Lilithin me kërkesën e Adamit. Ku shkoi Lilith më pas? Lilith u mallkua nga Zoti. Të gjitha qeniet e Perëndisë jetonin në kopshtin e Edenit. Midis tyre edhe demonët siç e dimë, krijesat që deri në atë kohë përmbushën funksione të veçanta, por që u ndaluan të lidhen me qeniet e tjera. Kur Lilith u largua nga Adami, ajo shkoi te Samueli që ishte një demon dhe lindi pasardhësi­t e tij.

Pastaj ajo u shndërrua në demonin e përvojave të ndaluara karmike. Zoti krijoi Evën. Për të mos e lënë Adamin vetëm, Ai i krijoi atij një grua tjetër. Eva ishte një krijesë e vetëkënaqu­r dhe e nënshtruar ndaj burrit të saj. Ajo u krijua nga brinja e Adamit. Ajo shfaqet në tekstet biblike si njeriu që kryen mëkatin e frutit të ndaluar. Dhe pas kësaj, së bashku me Adamin u dëbuan nga Parajsa.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania