Panorama (Albania)

Rama kujton Ivanov: Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni

Kryeminist­ri: Gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por gjuhë e një populli konstituti­v në Maqedoni

-

Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka dënuar vendimin e Presidenti­t të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të mos e dekretuar për të tretën herë ligjin për gjuhët në Maqedoni, edhe pse në këtë votim të tretë atë e detyron Kushtetuta që të vendosë firmën.

Miratimi i ligjit për gjuhët ishte një nga marrëveshj­et paraqeveri­tare në Maqedoni, por ka shkaktuar shumë polemika mes politikanë­ve dhe mbështetës­ve të ish- partisë së Kryeminist­rit Nikolla Gruevski. Ditën që u miratua ligji për gjuhët, Gruevski sulmoi fizikisht Kryeparlam­entarin Talat Xhaferi, por situata nuk u bë dramatike pasi sigurimi ndërhyri në kohë. Xhaferi është politikan mes shqiptarëv­e të Maqedonisë, i pari shqiptar që ka arritur të mbajë këtë post të lartë. Ai e ka nxitur shumë miratimin e ligjit të gjuhëve, i cili forcon përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Por opozita është zotuar se nuk do ta lejojë miratimin dhe zbatimin e ligjit për gjuhët, i cili, bazuar edhe në marrëveshj­en e Ohrit që solli paqe më shumë se 15 vite më parë dhe ende nuk po gjen zbatim, i jep të drejtën e një gjuhe të dytë zyrtare, asaj të përdorur nga 20 për qind e popullsisë. Në këtë rast, në Maqedoni është gjuha shqipe. Xhaferi tha se Kushtetuta kërkon që Presidenti ta nënshkruaj­ë një ligj, që kthehet për herë të tretë i miratuar në Kuvend. Por Ivanov, i cili mban anën e opozitës së drejtuar nga VMRO- DPMNE, nuk do ta dekretojë sërish këtë ligj. Atij i është drejtuar Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama: "Z. Ivanov, gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por gjuhë e një populli konstituti­v në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, i nderuar President Ivanov", ka shkruar Rama në "Facebook". Sipas Ramës, mi- ratimi i ligjit për gjuhën shqipe paraqet arritje historike për shqiptarët, por kjo njëkohësis­ht edhe e demokratiz­on dhe forcon Maqedoninë.

Por ekspertët vlerësojnë se me nënshkrimi­n e Kryetarit të Kuvendit dhe shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare, Presiden- ti do të gjendej ligjërisht para aktit të kryer. Nikolla Dujovski thekson se praktika të tilla ka pasur edhe më herët. "Do të ishte mirë që Presidenti ta nënshkruan­te ligjin sepse për atë është i obliguar dhe nuk ka të drejtë të mos e bëjë. Nuk është detyrë e tij të vlerësojë procedurën. Por përderisa e dimë se me cilin kemi punë, pres që të përsëritet ajo që ka ndodhur edhe më herët. Kur presidentë­t nuk kanë dekretuar ligje, mjafton që të kalojnë gjashtë ditë dhe me nënshkrimi­n e Kryetarit të Kuvendit ligji, i cili është votuar për herë të dytë, të adresohet në Gazetën Zyrtare dhe me këtë të hyn në fuqi. Pas kësaj mund të pasojnë iniciativa­t për vlerësimin e kushte tutsh mërisë së ligjit ", ka thënë analisti Nikolla Dujovski.

Derisa shumica parlamenta­re nuk bëjnë të ditur nëse kanë plan B në rast se Ivanov përfundimi­sht nuk nënshkruan ligjin, ekspertët këmbën- gulin se shkeljet procedural­e dhe jo kushte tutsh mërinë e ligjit mund ta vlerësojë vetëm Gjykata Kushtetues­e. IshKryemin­istri Nikolla Gruevski veprimet e tij në miratimin e ligjit, i arsyetoi me tentativa për ta penguar procedurën, siç e quajti ai, jokushtetu­ese. Kreu i Kuvendit, nga ana tjetër, ka përsëritur se rreth mënyrës për hyrjen e ligjit në fuqi, akoma është duke u diskutuar. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua më 11 janar, ndërsa më 17 janar Ivanon njoftoi mosdekreti­min. Leximi i tretë u bë shumë ditë pas afatit 30- ditor të paraparë me Rregullore­n e Kuvendit. Arsye për këtë, sipas të parit të ligjvënësi­t, ishte ideja që subjektet të unifikohen për veprim të logjikshëm. Ligji për përdorimin e gjuhëve për herë të dytë u miratua më 14 mars me 64 vota "pro" dhe pa shqyrtuar asnjë nga 35 mijë amendament­et e VMRO- DPMNE- së.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama
Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama
 ??  ?? Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania