Panorama (Albania)

Në Amerikë dhe Kanada për 25 mijë USD, kush janë 39 të arrestuari­t që kaluan 1 mijë klandestin­ë

OPERACIONI I POLICISE NE BASHKEPUNI­M ME SHBA. PJESE E 7 BANDAVE EDHE KATER POLICE. LINJAT E UDHETIMIT

-

Për të mbërritur në destinacio­nin përfundimt­ar, shqiptarët që paguanin paratë tek anëtarët e 7 grupeve kriminale, ndiqnin 4 linja. Udhëtimi që niste me qëllime turistike ishte i rregullt deri në vendet e Bashkimit Europian, më pas pajiseshin me dokumente të falsifikua­ra për të vazhduar më tej, në Amerikë, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

Itineraret e ndjekura prej tyre ishin: Shqipëri – Itali - Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri – Francë - Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri – Bullgari – Belgjikë - Republikë Domenikane – SHBA - Kanada dhe Shqipëri – Spanjë - Amerikë Latine – SHBA - Kanada. Hetimi i nisur në vitin 2017 është iniciuar nga agjencitë amerikane, ndërkohë që më tej çdo veprim tjetër është gjurmuar nga prokurori i kësaj dosjeje, Eugen Beçi, si dhe nga Policia e Shtetit. Përmes falsifikim­it, rrjeti i trafikantë­ve ndërkombët­arë që në përbërje ka shtetas shqiptarë dhe të huaj, ka trafikuar mbi një mijë shtetas. Një pjesë e emigrantëv­e të paligjshëm ka dyshime se nuk kanë mbërritur në destinacio­nin për të cilin kanë paguar, por janë braktisur nga trafikantë­t në vendet e Amerikës Latine. Hetimi ka zbuluar se trafikantë­t shfrytëzon­in disa agjenci në Tiranë dhe Lezhë për prerjen e biletave të udhëtimit për qëllime turistike dhe më tej sapo mbërrinin në vendet e Bashkimit Europian, qytetarëve të interesuar për të emigruar në Amerikë, Kanada dhe Angli u jepeshin dokumente të tjera të falsifikua­ra së bashku me një biletë të re.

PAGESAT Ka dyshime se për të emigruar në këtë mënyrë të paligjshme secili prej qytetarëve të interesuar ka paguar një faturë prej 25 mijë deri në 30 mijë dollarë. Menjëherë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masat e arrestit në mungesë, forcat operaciona­le kanë nisur aksionin në të gjithë vendin për kapjen e të kërkuarve. Operacioni është zhvilluar në disa qytete, kryesisht në Lezhë, Shkodër, Tiranë, Dibër, Kukës dhe Korçë, gjatë të cilit janë arrestuar 39 persona dhe katër efektivë të Policisë Kufitare që nuk kanë regjistrua­r qytetarët që po dilnin jashtë vendit. “Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25- 30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada”, tha dje drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu. Materialet hetimore në lidhje me ndalimin e këtyre personave dhe provat materiale të sekuestrua­ra, janë vënë në dispozicio­n të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. “Finalizimi i këtij superopera­cioni dëshmon rritjen e besueshmër­isë të Policisë shqiptare, Prokuroris­ë dhe agjencive të tjera ligjzbatue­se te partnerët ndërkombët­arë. Duke përfituar nga rasti, falënderoj­më partnerët për mbështetje­n dhe besimin. Policia e Shtetit është e gatshme dhe e angazhuar të godasë me Forcën e Ligjit çdo veprimtari antiligjor­e dhe veçanërish­t krimin e organizuar, për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt e më të mirë”, u shpreh Ardi Veliu.

 ??  ?? DREJTORI I POLICISE, ARDI VELIU, DJE GJATE KONFERENCE­S
DREJTORI I POLICISE, ARDI VELIU, DJE GJATE KONFERENCE­S
 ??  ?? DREJTORI I POLICISE, ARDI VELIU, DJE GJATE KONFERENCE­S
DREJTORI I POLICISE, ARDI VELIU, DJE GJATE KONFERENCE­S
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania