Panorama (Albania)

Katër policë në rrjetin e trafikantë­ve të klandestin­ëve

-

Mes 39 personave që u arrestuan dje gjatë operacioni­t të koduar “One If – By Land”, që merreshin me trafikimin e klandestin­ëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA- së e Kanadasë, janë edhe 4 efektivë të Policisë së Shtetit. “Gjithashtu, janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollor­ë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdorua­r detyrën duke mos kryer regjistrim­in e shtetasve të kontraband­uar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshti­m me ligjin”, tha dje drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu. Efektivët e arrestuar janë Çelnik Maksuti, 53 vjeç, Ilir Ismaili, 32 vjeç e Erjon Maxharu, 28 vjeç, të tre nga Pogradeci dhe me detyrë kontrollor­ë në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, si dhe Gjokë Ujkaj, 46 vjeç, nga Shkodra me detyrë kontrollor në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, Shkodër. Burime nga grupi hetimor thanë se këta punonjës policie, dyshohet të kenë bashkëpunu­ar me anëtarët e 7 grupeve kriminale, për të lejuar kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Anglisë, SHBA- së dhe Kanadasë, të të paktën 1 mijë shtetasve shqiptarë. Mësohet se duke shpërdorua­r detyrën, efektivët e Policisë Kufitare, nuk kanë regjistrua­r në kufi shtetasit që udhëtonin fillimisht drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ka rezultuar se 200 shtetas shqiptar kanë udhëtuar në mënyrë të jashtëligj­shme drejt Britanisë së Madhe, ndërsa 800 të tjerë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Megjithatë, ende nuk dihet me saktësi se sa është numri i shtetasve shqiptarë që mund të kenë paguar para tek anëtarët e këtyre grupeve kriminale për të udhëtuar në këtë mënyrë.

 ??  ?? Gjatë operacioni­t
Gjatë operacioni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania