Panorama (Albania)

Publikisht, kundërshta­rë të përbetuar, rezultojnë aletë nën rrogoz

-

Hetimet e Prokuroris­ë së Lezhës, lidhur me tjetërsimi­n e sipërfaqes së madhe të tokës në zonën e Shëngjinit, nxori në pah bashkëpuni­min e zyrtarëve, pavarësish­t krahëve të kundër politikë. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, pavarësish­t si përfaqësue­s i Partisë Demokratik­e, ka bashkëpunu­ar me kreun e Këshillit të Qarkut të Lezhë, Gjok Ndoka, përfaqësue­s i Partisë Socialiste deri në mars të vitit 2017 kur dhe ka ndodhur bashkëpuni­mi i tyre. Përveç këtij fakti, Ndoka është dhe xhaxhai i ish- deputetit të Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, i cili dorëzoi mandatin pas akuzave të PD- së se është person i inkriminua­r dhe në bazë të ligjit të dekriminal­izimit duhej larguar nga politika. Gjok Ndoka përveç Kryetar i Këshillit të Qarkut, detyrë që vazhdon ta mbajë edhe pas arrestimit, ka qenë më parë dhe kryetar i Këshillit të Bashkisë Lezhë nga viti 2015 deri në mars të vitit 2017. Ndërsa prej shumë vitesh mban detyrën e presidenti­t të ekipit të futbollit Besëlidhja. Në mars 2017, socialistë­t mblodhën votat për të shkarkuar Ndokën, i cili ankimoi vendimin e më pas iu bashkua Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, para se të zgjidhej në këtë detyrë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ka drejtuar për 12 vite ose 3 mandate, Komunën e Shënkollit. Ndërsa, para se të hynte në politikë ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Qarku dhe Bashkia e Lezhës ka qenë një pikë e nxehtë në dy proceset e fundit zgjedhore, si ato lokale dhe ato parlamenta­re. Por pavarësish­t gjakrave të nxehtë që paraqitesh­in publikisht, nën rrogoz, zyrtarët e PS dhe PD bashkëpuno­nin kur vinte puna për “abuzime me ligjin”. E gjitha kjo ka ndodhur në një kohë kur Arben Ndoka, djali i vëllait të Gjok Ndokës ishte në qendër të sulmeve të PD- së, që e detyruan dhe të dorëzonte mandatin e deputetit. Pavarësish­t kësaj, si kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj dhe kreu i Qarkut, Gjok Ndoka, janë të akuzuar nga Prokuroria e Lezhës se kanë firmosur dokumente të falsifikua­ra për tjetërsimi­n e një sipërfaqej­e të konsiderue­shme toke në zonën e Shëngjinit, duke çuar në fund një abuzim të nisur në fillim të vitit 2017.

 ??  ?? Gjok Ndoka
Gjok Ndoka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania