Panorama (Albania)

TRANSKRIPT­I I PLOTË I VIDEOS SË REGJISTRUA­R NGA HOXHA

-

Nusja: I thashë që kam një ilaç, që na shëron nga të këqijat. Hoxha: Po. Nusja: Më tha, ma jep, i thashë që ka erë të keqe, nuk e duron dot dhe i mbusha një bravo.

Hoxha: Ëhëëë... Nusja: Në momentin që po e pinte, nuk e di po më vriste aq shumë këtu. Hoxha: Të iki magjistarj­a, të eliminohet këtu. Nusja: Kur filloi t’u u bo keq e më keq. Po pastaj nuk fillova t’u u ndje keq se filloi ëëë, duke bo ca shikime, ke parasysh, edhe foli me vete, ishte e pavetëdijs­hme, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mo, ashtu ja boni, çfarë të bëj unë, ku të shkoj, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u dukte që ishte t’u fol me dikë. Mu aty m’u fut frika. Hoxha: Edhe e godite? Nusja: Jo, nuk e godita. Kudo ku shkoja, ajo prapë me ato shikime... më kanë shkatërru. Hoxha: S’kishte as të vjella, as kështu. Nusja: Po, kishte të vjella. Hoxha: Ëhëë... Nusja: Edhe po mendoja... Hoxha: Nuk po jep efekt. Nusja: Po. Hoxha: Ëëë... Nusja: Pastaj shkoi te dhoma e gjumit e imja, pashë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tani direkt, nuk kishe me prit me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall… Hoxha: Ëëëë... Nusja: Në momentin që e shoh te krevati ajo trembet, a kupto, e filloi duke bërtit, hape dritaren, e kupto, derisa shkojmë te dhoma tjetër, domethënë në ato momente... Hoxha: Ahaa... Nusja: Jena përplas derisa nuk e di, nuk po më... e kisha harru domethënë, sepse po mendoja që të paktën kur ta vras, të mbarojë kjo gjë, a kupto, kam qenë në tension, sepse ajo bërtiste hape dritaren e këtë... edhe thashë në ato momente, unë po thoja që tashi erdhi fundi, do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë. Kjo, a kupto, atë nuk po e vrisja dot, domethënë a kupto, derisa erdhi një moment që unë nuk e di. Hoxha: More shallin. Nusja: Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbajt me dorë, kupto, i vura durët. Hoxha: Po. Nusja: Aty nuk e di unë, nuk e kuptova, vetëm e pashë që… i iku fytyra domethënë, e kshu ashtu, po kur i lëshojsha durët prapë, thosha o zot, ishte duke më ik truni. Hoxha: Po, po nejse, hë. Nusja: E marr, e çoj te dhoma e gjumit, e marr. Hoxha: Ehë, pastaj dha shpirt? Nusja: Nuk e di, nuk isha e sigurt, a kupto, sepse kur e lëvizja e ajo prapë merrte frymë. Hoxha: Po. Nusja: Ndoshta nga pulsi, unë dridhesha komplet edhe... Hoxha: Po, nejse. Nusja: Edhe shkoj pastaj te xhaxhi, i them që mami nuk është mirë, shkon me vrap e marrin dhe më thonë ka mbaru, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund, edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto, o ka mbaru, mu po më shkonte truni boobo... kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret vesh e vërteta.

Jena përplas derisa nuk e di, nuk po më... e kisha harru domethënë, sepse po mendoja që të paktën kur ta vras, të mbarojë kjo gjë, a kupto, kam qenë në tension, sepse ajo bërtiste hape dritaren e këtë... edhe thashë në ato momente, unë po thoja që tashi erdhi fundi, do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë. Kjo, a kupto, atë nuk po e vrisja dot, domethënë a kupto, derisa erdhi një moment që unë nuk e di.

 ??  ?? Pamje e shkëputur nga videoja e rrëfimit të Marjana Cmetës
Pamje e shkëputur nga videoja e rrëfimit të Marjana Cmetës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania