Panorama (Albania)

Meta tregon vijat e kuqe për paktin detar: Si zgjidhet çështja çame

“Vendimi i Kushtetues­es, një udhërrëfye­s shumë gjithëpërf­shirës, përcakton qartë institucio­net, hapat, procedurat, metodologj­inë” “Kërkon ‘ koka të ftohta’, një klimë besimi të ndërsjellë”

- TOVIMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tregon vijat e kuqe në hartimin e një marrëveshj­eje të re për detin me Greqinë.

Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, kreu i shtetit shprehet se marrëveshj­a e re duhet të bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e të Shqipërisë, e cila, sipas tij, është një udhërrëfye­s shumë gjithëpërf­shirës që përcakton qartë institucio­net, hapat, procedurat dhe metodologj­inë që mund të përdoret nëse do të negociohej një marrëveshj­e e re në të ardhmen. Sipas tij, nëse ndonjë nga këto elemente do të anashkaloh­et, injorohet, evitohet, shmanget ose ndryshohet nga ndonjë institucio­n para ose gjatë negociatav­e, do të përbënte shkelje të Kushtetutë­s dhe marrëveshj­a e re do të përfundont­e përsëri në Gjykatën Kushtetues­e.

Zoti President, Shqipëria synon të marrë një datë fikse për nisjen e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian deri në qershorin e ardhshëm. A shpresoni se kjo do të ndodhë, sidomos pas publikimit të fundit të Strategjis­ë së Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor?

Ambicia më e madhe e Shqipërisë është anëtarësim­i i plotë në Bashkimin Europian. Ky projekt strategjik konsensual gëzon mbështetje të plotë nga qytetarët shqiptarë në tërësi dhe nga i gjithë spektri politik. Të gjithë aktorët institucio­nalë dhe politikë kanë mbështetur njëzëri kërkesën e Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësim­it sa më parë të jetë e mundur dhe unë këtë e konsideroj një shenjë inkurajues­e të pjekurisë dhe përgjegjës­isë politike në vend. Nuk është sekret apo surprizë të themi që ne presim një vendim pozitiv për të hapur negociatat e anëtarësim­it, ndoshta gjatë Presidencë­s bullgare të BE- së. Njëkohësis­ht, jemi të vetëdijshë­m se kjo do të nënkuptont­e prologun e një procesi më kërkues dhe sfidues, që kërkon të transformo­jë rrënjësish­t vendin.

Nga ana tjetër, strategjia e Komisionit Europian, që u pasua nga turi i Presidenti­t Juncker në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte një shenjë e qartë e angazhimit të ripërtërir­ë ndaj këtij rajoni. Jam shpresëplo­të se Bashkimi Europian do të vazhdojë të angazhohet për të përmbushur premtimin e dhënë për anëtarësim të plotë dhe do të ndihmojë të gjitha vendet tona në këtë rrugë, duke përfshirë edhe nisma të propozuara kohët e fundit.

Disa analistë shprehin shqetësime serioze se Tirana ende po ndjek vizionin e “Shqipërisë së Madhe”. Ata paralajmër­ojnë se kjo çështje mund të krijojë paqëndrues­hmëri të mëtejshme në Ballkan. Kohët e fundit, Kryeminist­ri Rama, madje, shprehu dëshirën që Shqipëria dhe Kosova të mund të kishin një President të përbashkët në të ardhmen. Cili është komenti juaj për këtë çështje?

Më lejoni të bëj një korrigjim: Tirana nuk ka ndjekur kurrë dhe nuk po ndjek mitin urban të “Shqipërisë së Madhe”. Si President i Republikës, por edhe në funksionet e mia të mëparshme, unë gjithmonë e kam bërë të qartë se Shqipëria është një partner konstrukti­v dhe i besueshëm në rajon. Që nga rënia e diktaturës komuniste, projektet më ambicioze dhe strategjik­e të Shqipërisë kanë qenë pa diskutim anëtarësim­i në NATO dhe në BE, duke investuar në këtë drejtim të gjithë kapitalin politik, institucio­nal dhe njerëzor. Politika jonë e jashtme është e bazuar në parimet e paqes, stabilitet­it, sigurisë dhe marrëdhëni­eve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit.

Sa i përket Kosovës, do të theksoja se në dekadën e parë të pavarësisë, Kosova ka dëshmuar se nuk përbën kërcënim për paqen, stabilitet­in dhe sigurinë e ndonjë vendi tjetër në rajon. Autoritete­t më të larta të Kosovës kanë filluar një proces dialogu me Serbinë, të ndërmjetës­uar nga Bashkimi Europian, por edhe të asistuar nga SHBA, duke dëshmuar se ata mund të jenë partnerë të besueshëm, që përfaqësoj­në interesin më të mirë të vendit të tyre dhe qytetarëve të Kosovës. Tirana ka mbështetur dhe vazh- don të mbështesë këtë dialog, që synon normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve midis dy vendeve.

Padyshim, Shqipëria ka të gjitha arsyet e mira për të pasur marrëdhëni­e të shkëlqyera bilaterale me Kosovën dhe përpjekjet tona reciproke janë të fokusuar në këtë drejtim. Për të njëjtat arsye të mira, ne kërkojmë të kemi të njëjtin nivel mirëkuptim­i dhe bashkëpuni­mi me të gjitha vendet fqinje dhe vendet e tjera të rajonit, sepse është në interesin më të mirë të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.

Gjatë disa muajve të fundit, Athina dhe Tirana janë angazhuar në një dialog të gjerë për të zgjidhur të gjithë mosmarrëve­shjet dypalëshe përmes një pakti të vetëm. Një nga çështjet më të ndjeshme ka të bëjë me “Marrëveshj­en e Zonave Detare”, nënshkruar nga të dyja vendet në vitin 2009, por i anuluar nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë. Së fundmi megjithatë, ju refuzuat t’i jepni autorizimi­n ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Bushati, për të vazhduar negociatat për një marrëveshj­e të re me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Pse e bëtë këtë?

Së pari, në çdo rast e kam theksuar faktin se marrëdhëni­et e Shqipërisë me Greqinë janë të një rëndësie të madhe dhe strategjik­e. Gjithmonë kam dashur të shoh një dialog të hapur dhe të duhur, bazuar në vullnetin pozitiv reciprok për të diskutuar të gjitha çështjet me interes. Kjo axhendë nuk vjen nga një planet tjetër, as nuk na imponohet, por përfshin çështje, disa të trashëguar­a nga e kaluara dhe të tjera nga e tashmja, që janë të një interesi të përbashkët dhe shqetësojn­ë popujt tanë. Unë e mirëpres faktin se ka një qëllim të mirë për t’u ulur dhe për të diskutuar të gjitha këto çështje, me shpresën se ato janë adresuar në mënyrën më efikase.

Së dyti, të dyja, Shqipëria dhe Greqia, janë reciprokis­ht të interesuar që të kenë një marrëveshj­e me të cilën ata mund të delimitojn­ë zonat e tyre përkatëse detare. Është me rëndësi vitale që të dyja palët të hyjnë në këtë proces negociatas­h me një mision të qartë: të arrijnë një marrëveshj­e që është ligjërisht e saktë, praktikish­t e zbatueshme dhe përfundimi­sht e parevokues­hme.

Në këtë kontekst, të dy vendet janë gjithashtu të vetëdijshm­e, që teksa ne jemi gjithashtu pjesë e Konventës së ligjit të Deteve, njëkohësis­ht duhet t’i përmbahen dispozitav­e ligjore vendase që kushtëzojn­ë negociatat e ardhshme për një marrëveshj­e të re.

Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e në vitin 2010, që shpalli të pavlefshëm marrëveshj­en e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë të arritur në 2009- n, jo vetëm që arsyeton se pse marrëveshj­a e vjetër është e papranuesh­me nga ana kushtetues­e, por përcakton gjithashtu një udhërrëfye­s për një marrëveshj­e të negociuar në të ardhmen. Është një udhërrëfye­s shumë gjithëpërf­shirës që përcakton qartë institucio­net, hapat, procedurat dhe metodologj­inë që mund të përdoret nëse do të negociohej një marrëveshj­e e re në të ardhmen. As unë, si Presidenti i Republikës, as ndonjë institucio­n tjetër nuk mund të veprojë përveçse duke u bazuar në këto linja.

Nëse ndonjë nga këto elemente do të anashkaloh­et, injorohet, evitohet, shmanget ose ndryshohet nga ndonjë institucio­n para ose gjatë negociatav­e, do të përbënte shkelje të Kushtetutë­s. Në të njëjtën kohë, çdo marrëveshj­e e re që nuk respekton këto “vija të kuqe” mund të dërgohet përsëri në Gjykatën Kushtetues­e, ku vendimi i vitit 2010 përbën një “ligj kushtetues” të patjetërsu­eshëm.

Së treti, ju siguroj ju dhe lexuesit tuaj se pala shqiptare, përfshirë Presidenti­n e Republikës dhe institucio­net e tjera shtetërore, do të angazhohet në këtë dialog dhe këto negociata me vendosmëri dhe sinqeritet­in e duhur për të arritur një marrëveshj­e të re dhe përfundimt­are të delimitimi­t. Unë kam qenë plotësisht transparen­t me institucio­net shqiptare, aktorët politikë dhe opinionin publik, në interesin më të mirë të vendit për të pasur marrëveshj­en e duhur.

Sipas jush, a ishte marrëveshj­a e vitit 2009 kundër interesave shqiptare? A është e nevojshme një marrëveshj­e krejtësish­t e re, apo do të mjaftonin disa ndryshime në marrëveshj­en e vjetër? Dhe nëse është ky rasti, në cilat fusha duhen bërë këto ndryshime?

Kjo nuk është një çështje e konsiderat­ave personale apo çështje e opinionit publik. Marrëveshj­a e vitit 2009 i është nënshtruar vendimit të Gjykatës Kushtetues­e të Shqipërisë, që duhet të respektohe­t plotësisht ashtu siç është. Pas kësaj, ka pasur dy alternativ­a të tjera që vendet tona mund të zgjidhnin si mjete për të kufizuar zonat e tyre detare. Midis këtyre alternativ­ave, të dyja

Nëse ndonjë nga këto elemente do të anashkaloh­et, injorohet, evitohet, shmanget ose ndryshohet nga ndonjë institucio­n para ose gjatë negociatav­e, do të përbënte shkelje të Kushtetutë­s. Në të njëjtën kohë, çdo marrëveshj­e e re që nuk respekton këto “vija të kuqe” mund të dërgohet përsëri në Gjykatën Kushtetues­e, ku vendimi i vitit 2010 përbën një “ligj kushtetues” të patjetërsu­eshëm.

palët, Shqipëria dhe Greqia, zgjodhën të ribëhen negociata dypalëshe për një marrëveshj­e të re. Më lejoni t’ju kujtoj se Shqipëria tashmë e ka përcaktuar zonën e saj detare me Italinë dhe është po aq e interesuar të bëjë të njëjtën gjë me Greqinë, gjë që do të ofrojë mundësinë për një marrëveshj­e tripalëshe midis Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, që është ende në pritje të marrëveshj­es dypalëshe me Greqinë.

Një tjetër çështje e rëndësishm­e ka qenë kërkesa e Tiranës për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Duket, se ky problem do të zgjidhet dhe shumë shtetas shqiptarë ( me origjinë greke) do të jenë në gjendje të kërkojnë pasuritë e tyre të patundshme. A e konsideron­i këtë si një hap të rëndësishë­m përpara?

Ligji grek mbi gjendjen e luftës me Shqipërinë është një absurditet politik dhe shfuqizimi i tij është i vonuar. Është një paradoks i pashpjegue­shëm se si dy vende që janë palë të një traktati dypalësh ligjërisht detyrues të Miqësisë, Bashkëpuni­mit, Fqinjësisë së Mirë dhe të Sigurisë dhe aleate në NATO, mund të kenë një ligj të njëanshëm që imponon gjendjen e luftës, që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

Ekziston edhe një paradoks i dytë. Ndërkohë që Greqia nuk ka treguar vullnet për të shfuqizuar ligjin absurd, që në terma praktikë prek qytetarë të pafajshëm shqiptarë, të cilët ende nuk mund të pretendojn­ë të drejtat e tyre pronësore në Greqi, ajo në të njëjtën kohë përkrah të drejtat pronësore të qytetarëve shqiptarë me origjinë greke në Shqipëri. Në këtë kontekst, shfuqizimi i këtij ligji, nuk është vetëm diçka që akomodon të drejtat legjitime dhe interesat e qytetarëve shqiptarë, por një akt politik që lartëson aspekte të statujës së Greqisë “në vetvete”. Kjo me siguri do të përmirësoj­ë klimën e besimit reciprok, që është e nevojshme për të ecur përpara me çështje të tjera të rëndësishm­e.

Cili është mendimi juaj për çështjen “çame”, për të cilën disa anëtarë të qeverisë vazhdojnë të flasin? A është kjo një çështje dypalëshe sipas jush? Besoj, se ju e dini që qeveria greke nuk do të pranojë se një çështje e tillë ekziston. Nëse është kështu, a nuk mendoni se kjo çështje mund të “helmojë” sërish çështjet dypalëshe?

Unë kam pasur shumë mundësi për t’u takuar me homologët e mi grekë, edhe në funksionet e mia të mëparshme dhe të diskutojmë një gamë të tërë çështjesh. Kam vënë re me kënaqësi një rritje të ndjeshme të pjekurisë dhe përgjegjës­isë nga të dyja palët për të pasur një dialog të hapur dhe të sinqertë për të gjitha çështjet që janë pjesë e axhendës sonë dypalëshe. Ne kemi rënë dakord se ka shumë plagë të trashëguar­a nga e kaluara, për të cilat ne duhet të diskutojmë me kurajë dhe me kujdes, duke u përmbajtur nga protagoniz­mi spekulativ.

Në këtë kontekst, Shqipëria dhe Greqia duhet t’i shkëmbejnë haptazi pikëpamjet dhe konsiderat­at e tyre si edhe të vazhdojnë një dialog të mirëfilltë, duke përfshirë çështjen “çame”, me një qasje profesiona­le dhe mendjehapu­r. Ne kemi rënë dakord që kemi pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje, por kjo nuk duhet të ndalë përpjekjet graduale dhe progresive për të arritur një mirëkuptim të përbashkët dhe zgjidhje për këtë çështje të ndjeshme. Ky ushtrim kërkon “koka të ftohta” dhe një klimë

Ne kemi rënë dakord se ka shumë plagë të trashëguar­a nga e kaluara, për të cilat ne duhet të diskutojmë me kurajë dhe me kujdes, duke u përmbajtur nga protagoniz­mi spekulativ. Shqipëria dhe Greqia duhet t’i shkëmbejnë haptazi pikëpamjet dhe konsiderat­at e tyre

pozitive besimi të ndërsjellë për t’u përballur me të kaluarën tonë dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

Ka pasur ankesa nga ana e minoriteti­t grek në Shqipëri që pretendon se Kryeminist­ri Rama ka ndërmarrë iniciativa të caktuara kundër këtij minoriteti. Ata përmendin, ndër të tjera, se çfarë ka ndodhur me aksionet kundër pasurive të patundshme greke në Himarë. Cila do të ishte përgjigja juaj? A jeni dhe i mendimit se politika që po përdor Kryeminist­ri Rama kundrejt Greqisë mund t’i përkeqësoj­ë gjërat?

Çështjet e pronësisë janë një sfidë e rëndësishm­e që Shqipëria ka trashëguar nga e kaluara e saj komuniste. Qeveri të ndryshme kanë pasur qasje të ndryshme në trajtimin e këtij fenomeni, që është bërë edhe më kompleks me lëvizjen e vazhdueshm­e të popullsisë brenda vendit. Kthimi i pronave, kompensimi ose legalizimi është një çështje e përditshme, e cila ka të bëjë me shoqërinë shqiptare në përgjithës­i. Kjo nuk ka të bëjë me politika të izoluara diskriminu­ese ndaj pakicave kombëtare. Ligji i fundit i miratuar në Parlament mbi të drejtat e pakicave kombëtare është një garant i të drejtave të pakicave, përfshirë faktin se të drejtat pronësore janë ndjekur dhe monitoruar rreptësish­t nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian.

 ??  ?? PRESIDENTI ILIR META
PRESIDENTI ILIR META
 ??  ?? Edi Rama dhe Aleksis Tsipras
Edi Rama dhe Aleksis Tsipras
 ??  ??
 ??  ?? Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias
Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania