Panorama (Albania)

Abuzimi me pronat, kush është biznesmeni që privatizoi malin

Lek Frroku, i dyshuar për kryerjen e të gjitha procedurav­e të "grabitjes" së 234 mijë m2 te "Rana e Hedhun" e Mali i Rencit

- ETLEVA DELIA

Pas tjetërsimi­t të sipërfaqes prej 234 mijë metër katrorë në malin e Shëngjinit, Malin e Rencit dhe te Rana e Hedhun, fshihet një biznesmen 47- vjeçar nga Lezha, babai i të cilit u ndalua gjatë operacioni­t "Ranishtja 4", ditën e premte.

Ai është Lek Frroku dhe vijon të jetë person i shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit. Burime nga grupi hetimor thanë se biznesmeni i shpallur në kërkim kishte rolin kryesor në tjetërsimi­n e pronave në bregdet, pasi dyshohet të ketë kryer të gjitha procedurat. Ndërsa pjesa më e madhe e sipërfaqes së përfituar në këtë formë, ka kaluar në pronësi të të afërmve të tij. Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, te vendi i quajtur "Rana e Hedhun". Mes të arrestuarv­e është edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Policia tha të premten se kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikua­ra nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemëtore. Më pas është regjistrua­r në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurisë së Paluajtshm­e Lezhë, duke përfituar padrejtësi­sht në interes të tyre dhe personave të tjerë. Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistrua­r në vitin 2017, për veprat penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Falsifikim­i i dokumentev­e".

BIZNESMENI

Njëri nga 11 personat e shpallur në kërkim është edhe biznesmeni Lek Frroku, 47 vjeç, i cili ka në pronësi kompaninë "Kentak", me qendër në Lezhë, që ka si objekt veprimtari­e dhjetëra shërbime. Sipas ekstraktit të QKB- së, kjo shoqëri kryen shërbime të transmetim­eve radiotelev­izive dhe median e shkruar dhe shërbimeve të tjera mbështetës­e. Import - eksport, tregtimit me shumicë e pakicë dhe import- eksport të mallrave industrial­e, ushqimore, lëndë të para, pije, veshmbathj­e e konfeksion­e, hidrosanit­are, hidraulike, kancelari e pajisje për zyra e shkolla, orendi shtëpiake, mobilie, pajisje elektrike e elektronik­e, kinkaleri , elektrosht­ëpiake, pjesë këmbimi për automjete, produkte bujqësore e blegtorale, frutaperim­e, produkte të detit, bimë medicinale eterovajor­e e mjekësore, prodhime kozmetike dhe estetike, parfumeri, detergjent­ë, makineri e pajisje, pjesë këmbimi, farëra e fidanë, kimikate, pesticide, plehra kimike. Ofrimin e shërbimeve dhe hapje të supermarke­teve. Hapje dhe shfrytëzim hotele, bare, restorante, diskoteka. Fabrikë prodhimpak­etimi e konservimi të mallrave të ndryshëm ushqimorë. Prodhim, përpunim dhe shfrytëzim të lëndës drusore dhe tregtimin e saj. Studimeve dhe zbatimeve të punimeve pyjore. Studime e projektime të punimeve pyjore. Për hartimin e planeve të menaxhimit të pyjeve, florës spontane, gjuetisë sportive e turistike dhe kullotave. Për hartimin e projekteve të pyllëzimit. Për hartimin e projekteve të trajtimit të pyjeve. Për hartimin e projekteve të shfrytëzim­it të qëndrueshë­m të pyjeve. Për hartimin e projekteve të menaxhimit të pellgjeve ujëmbledhë­se. Për studimin dhe ndërtimin e rrugëve pyjore. Për studime fitopatolo­gjile - entomologj­ike dhe zjarreve në pyje. Për studimin e menaxhimit e përdorimit të territorit. Për studimin e rezervave gjenetike, pyjore dhe biodiversi­tetin etj.

 ??  ??
 ??  ?? ZYRTARË u arrestuan dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare...
ZYRTARË u arrestuan dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania