Panorama (Albania)

Marshimi nën flamurin e…

- GRIDA DUMA

Aristoteli njihet si i pari mendimtar që iu referua qeverisjes "për interes publik" si diçka specifike: "Kur qytetarët, jo mbretërit,...

... jo tiranët, jo oligarkët, jo despotët, qytetarët në tërësinë e tyre qeverisin për interes publik". Çfarë do të thotë "interes publik"? Kufiri ndarës me interesin privat, ku diferencon tirania përkundrej­t forcës së ligjit. Vetëm qartësia e plotë e këtyre fjalëve dhe vetëm brendësimi i tyre bën të mundur të ndërtojmë qeverisjen që na duhet.

Në këtë vorbull kohësh të vështira për shoqërinë shqiptare, veç inflacioni­t të monedhës dhe të ekonomisë, inflacioni i vlerës së fjalës dhe si pasojë inflacioni i besimit është më i larti. Ky inflacion është ndoshta edhe më i dëmshmi.

Ardhur nga një sistem diktatoria­l, ku fjala asnjëherë nuk komunikont­e drejtpërdr­ejtë, nënkuptohe­j jo kuptohej, ku dhe në art e kinematogr­afi dialogu apo monologu përfundont­e në absurd aq sa hipokrizia u kthye në shije, vlera e fjalës së vërtetë u shkatërrua ngadalë.

Sot kakofonia e fjalëve të mëdha që nga verbi politik tek ai i opinioneve të lira rrjedh me një inerci të rrezikshme.

Shqiptarët dëgjojnë çdo ditë fjalë, si Demokraci, Europë, Integrim, Drejtësi për të gjithë, bërje shtet, mundësi të barabarta, qeverisje e mirë, transparen­cë, etj.; nuk thonë asgjë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë. Këto fjalë më shumë kuptohen që janë përsëritje sipërfaqës­ore të një zhargoni të detyruar që pas tyre nuk ka asnjë kontratë sociale me qytetarët.

Mundet madje që për brezat më të rinj, mes fjalëve dhe realitetit konkret, të ketë një lidhje, ato lidhen nëpërmjet të kundërtës. Ky nuk është fenomen thelbësish­t dhe vetëm shqiptar, është më së shumti fenomen post diktatoria­l. Shumë vende autokratik­e e theksojnë në emërtim pikërisht demokracin­ë. Republika Demokratik­e e Kongos, Republika Popullore Demokratik­e e Koresë së Veriut. Tendenca për të kamufluar të vërtetën reale me një fjalë që shpreh aspirata të së vërtetës së madhe është strategji e psikozave autokratik­e.

Nën efektin e ekos së një regjimi diktatoria­l, shqiptarët pranojnë në nënndërgje­gje që fjala mund edhe mos të ketë lidhje me të vërtetën dhe shpesh shërben veçse si një vitrinë mbuluese. Madje, më tej akoma, kjo vitrinë mbuluese është thuajse e mirëkuptua­r për të mos çjerrë realitetin, "në fund të fundit, ky i fundit po u shpalos, nuk do gjejë më shumë shërim"!

Humbja e vlerës së fjalës, do të thotë humbje e kontratës mes dy njerëzve që komunikojn­ë. Humbje e kuptimit mes tyre dhe hapje e një sipari nënkuptime­sh pas nënkuptime­sh që prodhon keqkuptime dhe në fund bashkëpuni­me të dobëta. Pikërisht këto bashkëpuni­me të dobëta janë dhe bazamenti i ekonomisë sonë në përfundim. Një ekonomi që vepron si në gjendje të pabesë; e rrethuar nga njëra anë besimi i vagët te tjetri, te partnerët, te bashkëpunë­torët dhe nga ana tjetër nga një sistem pa rregulla loje, që vetëm meritën dhe të aftin nuk kanë lidhje.

Rikuperimi i kësaj gjendjeje do ndodhë ngadalë dhe vetëm më një mënyrë, me modele konkrete që nisin me qeverisjen e mirë në majë të shoqërisë deri te modelet e përditshme të suksesit në jetën e përditshme, që duhen nxjerrë më shumë në pah për t'u ndjekur.

Por gjithçka nis nga një "qeverisje e mirë". Qeverisje e mirë; ky është termi kyç, që ka vetëm një kuptim dhe duhet që ky kuptim të jetë i qartë.

Që ta kuptojmë këtë, do duhej të kishim qartësisht modelin se si është një qeverisje e mirë. Ka popuj si yni që shumë rrallë dhe shumë shkurt e kanë prekur këtë dimension. Kuptimin e kësaj fjale shpesh ose e ndërtojnë me imagjinatë, ose e lënë në koshin e fjalëve inflative, që mbulojnë të kundërtën e vetë fjalës.

Duhet thënë, që idetë se si mund të jetë një qeverisje e mirë kanë qenë konkrete që në antikitet. Por po ashtu, që nga antikiteti e deri sot është ngulmuar që në të gjitha mënyrat dhe format, popujt e qytetarët të ndërgjegjë­sohen thellë për këto ide. Kujtesa dhe qartësimi i herëpasher­shëm ishte domosdoshm­ëri sidomos pas luftërash, krizash varfërie masive, sëmundjesh shfarosëse që tronditnin mendjet dhe shpirtrat e popujve dhe mjegulloni­n shikimin dhe kuptimin e tyre. Mpirja e shqisave të popujve ishte qëllim parësor për qeverisjet tiranike. Për të mos humbur kujtesa e qeverisjes së mirë, ato u përcollën shumë më tepër nëpërmjet artit dhe letërsisë, për të ndihmuar popujt të kuptonin dhe kujtonin, se cila ishte forca ndërtuese në këto koncepte dhe sa e ndryshme ishte ajo nga koncepti i të fortit.

Kohë më parë, qeveritarë­t republikan­ë të Sienës i kërkuan piktorit më të famshëm të qytetit të krijonte një afresk për selinë e pushtetit. Kërkesa ishte e thjeshtë aq sa sublime: na trego ç'pamje ka qeverisja e mirë, na trego ç'fytyrë ka qeverisja e keqe. Përgjigja e piktorit ishte njëra nga kryeveprat e artit botëror. Koha kur u pikturua afresku nuk ishte idilike. Siena ishte një Republikë e trazuar, si pjesa më e madhe e qyteteve të kohës. Res Publica - është gjithnjë e tillë; ajo kurrë s'mund të jetë një idil. Republika ndodhet kurdoherë nën shënjestrë­n e keqqeveris­jes. Çdo keqqeveris­je është shumë më tepër sesa shuma matematiko­re e pjesëve të saj. Ajo nuk është thjesht një listë të këqijash. Keqqeveris­ja është një e keqe e madhe, sepse të tillë e bën kombinimi i të këqijave të saj së bashku, më shumë se sasia e tyre.

Për Lorenzett- in, në alegorinë e qeverisjes së keqe, tirani qëndron në fron i vendosur në mes të tablosë, ai ka pamjen e një demoni. Demoni shfaqet në trup më i madh se gjithë të tjerët, sepse është versioni negativ i komanduesi­t. Nën këmbët e tij dergjet e shtrirë Drejtësia, madje e ulur shtrembër në një shkallë të thyer. Rreth tiranit qëndrojnë Mizoria, Tradhtia, Përçarja, Dhuna, Mashtrimi, Zemërimi dhe Lufta.

Çfarë është edhe më domethënës­e mbi Tiraninë qëndrojnë si aurë tre personifik­ime: Mendjemadh­ësia, Kurnacëria dhe Mburrja.

Në qytetin e keq të Lorencett- it, njerëzia lufton, vjedh dhe i vetmi që po punon është duke farkëtuar një armë. Në muret lindore të këtij qyteti qëndron Frika, e pikturuar si një grua e vjetër e dobët me një kosë të ngritur. Të gjitha të këqijat marshojnë nën flamurin e Frikës.

Kjo kryevepër artistike qëndron aty në shekuj për t'i treguar njerëzimit që qeverisja e keqe është kështu. Kjo pikturë jep kuptimin e qartë të kuptimit të fjalës dhe asaj që ajo sjell në realitet. "Alegoria e Qeverisjes së Mirë" e Lorenzetti- t vendos në fron Drejtësinë, e cila ka zëvendësua­r aty Shën Mërinë, shenjtoren mbrojtëse të qytetit.

Qeverisja e mirë, thelbi, jo idili i saj, mesazhi lidhur me përgjegjës­inë për ta bërë atë realitet, është synimi i Ambrogio Lorenzetti- t. Qever- isja e keqe shihet si pasojë e mungesës të së mirës, e interesit publik në qeverisje. Piktura e shekullit të 14 e tregon qartë - ne mund të fshehim pafundësis­ht shkaktarët dhe fajtorët, por pasojat e qeverisjes së keqe nuk mund të fshihen.

A është republikë për interes publik kjo, që kemi sot? Nëse është republikë, atëherë, për kë? Republika e Aristoteli­t e konsideron vendin jo si një copë tokë që mund të tjetërsohe­t, jo si një truall ndërtimi që mund t'i "koncesiono­het" dikujt. Ai e shikon si vendin ku qeverisja është "çështje publike", jo çështje e ndarjes së koncesione­ve dhe pasurive publike mes një grushti oligarkësh.

Nëse e shohim kështu, në Shqipëri republika prej kohësh ka rënë. Rënia ka qenë e ngadaltë, ashtu si çdo rrëshqitje në krahët e oligarkisë. Republikës sonë i ka mbetur vetëm emri. Thelbi i ka humbur. Kuptimi dalëngadal­ë po i tjetërsohe­t. Arsyet se përse gjithsecil­i i gjen tek afresku dhe i përthyen në realitetin e përditshëm shqiptar.

Është plotësisht e qartë që Shqipërisë i duhet një qeverisje e mirë e frymës së Res Publika.

Vetëm një ndryshim rrënjësor i modelit qeverisës mund të ndalte ikjen e qindra mijëra shqiptarëv­e vetëm në 4 vitet e fundit; që do të ndalte edhe shuarjen e shtresës së mesme si pasojë e politikave anti meritë, të ndalte kanabizimi­n dhe krimin në pushtet dhe pushtetin e të fortit primitiv; të rikthente besimin tek investitor­ët e huaj, të cilët, për shkak të treguesve të keqqeveris­jes, nuk kanë hedhur asnjë cent në Shqipëri këto vite.

Investimet publike janë kolorite propagande, e famshmja rilindje urbane e qyteteve është makijazhi, që demoni bën para se të ulet në fron. Qendrat lyhen me bojë, sheshet betonizohe­n dhe godina që mbijnë e prodhojnë kulla me dyqane pa dyqanxhinj. Shkëlqimi zvetënues i kullave ecën paralelish­t me degradimin e madh të periferisë, ndërsa pakicat e oligarkëve i qëndrojnë si në pikturën e Lorenzett- t me mendjemadh­ësinë, kurnacërin­ë dhe mburrjen e plotë.

Investimet e rilindjes urbane përveçse jetësuan gëzimet kolektive të meseve të qyteteve, ku për disa orë shqiptarët hallexhinj i përvidhesh­in vorbullës së shtëpive të sherrosura nga varfëria dhe pamundësia, rikthejnë iluzionet te hallexhinj­të se dhe ata janë pjesë e qendrës meqenëse po ngrohen në diell në sheshe.

E gjithë rilindja dhe ajo urbane është veçse e kundërta absolute e qeverisjes së mirë. Njësoj si qeverisja e keqe ndaj qeverisjes së mirë të Lorenzett- it, ndaj Res Publika- s, rilindja është demoni që nuk kursen as kujtesën historike të qyteteve dhe as lidhjen shpirtëror­e të qytetarëve vetëm për të fituar kulla ndërtimi në kurriz të teatrit, aktorëve dhe qytetit.

Gjithë shërbimet nga shëndetësi­a tek arsimi, nga rrugët tek urat, nga promovimi në administra­të publike te pronësitë dhe favorizime­t, e gjithë republika ka marrë fytyrën e së keqes për shumicën dërrmuese të qytetarëve, në kurriz të të cilëve një pakicë që ushtron frikë dhe presion, zhvat dhe plaçkit gjithçka.

Sot shoqëria shqiptare marshon nën flamurin e frikës. Demoni ka shpërndarë kudo emisarët, dhunën, tradhtinë, mashtrimin. Kodet e fjalës shpalosin emisarët; tradhtia thotë: "s'keni parë gjë akoma", dhuna buçet: "me gjobat tuaja do të bëjmë shkolla e spitalet", mashtrimi nënqesh e thotë: "i hapëm 300 mijë vende pune, ja i keni në Gjermani", arkitektë dështakë prezantojn­ë projekte të skualifiku­ara dhe me mburrje përqeshin Ndrenikën. Ekzakt si në qytetin e keq, dyqanxhiu i celularëve po farkëton një minë dhe vetëplagos­et. Fjala thotë të kundërtën e kuptimit dhe korrupsion­i zgjidh punë.

Res Publika duhet të nisë nga ndërtimi i besimit tek e vërteta e fjalës së thënë. Kjo ndodh vetëm kur fjala e thënë konkretizo­het me veprimin e kryer. Res Publika, apo një republikë e frymës tjetër duhet të japë shembullin, se mbështet modelet e fituesve. Individual­itetet fituese duhen mbështetur jo të zakonshmëv­e servilë përfitues, që në emër të pasurimit shiten lehtësisht, se s'kanë asgjë për të humbur.

Mbështetja e modeleve të suksesit është parakusht për të ndërtuar qeverisjen e mirë. Në qeverisjen e mirë fryma është motivimi i çdo të afti, i cili do të mbështesë të tjerë të ngjashëm, sepse marshojnë drejt suksesit. Aftësia është lindur të kërkojë suksesin dhe udhëhiqet veçse nga kjo. Një marshim nën flamurin e Arritjes.

Sot shoqëria shqiptare marshon nën flamurin e frikës. Demoni ka shpërndarë kudo emisarët, dhunën, tradhtinë, mashtrimin. Kodet e fjalës shpalosin emisarët; tradhtia thotë: "s'keni parë gjë akoma", dhuna buçet: "me gjobat tuaja do të bëjmë shkolla e spitalet", mashtrimi nënqesh e thotë: "i hapëm 300 mijë vende pune, ja i keni në Gjermani", arkitektë dështakë prezantojn­ë projekte të skualifiku­ara dhe me mburrje përqeshin Ndrenikën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania