Panorama (Albania)

Militantët e PD, në protestë për arrestimin e kryebashki­akut Frrokaj

-

LEZHE - Qindra mbështetës dhe përkrahës të kryebashki­akut të Lezhës, Fran Frrokaj, kanë protestuar para Komisariat­it të Policisë në Lezhë për të protestuar kundër arrestimit të tij. Grumbullim­i i protestues­ve nisi rreth orës 09: 00 të mëngjesit të së dieles duke shkaktuar dhe probleme me qarkullimi­n e automjetev­e. Pjesëmarrë­sit në protestë e konsideroj­në arrestimin e Frrokajt si sulm politik me qëllim dëmtimin e tij në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Sipas tyre, abuzime me pronat ka pasur dhe në bashki të tjerë dhe deri tani nuk ka kryebashki­kë socialistë të arrestuar. Protestues­it gjithashtu lëshuan thirrje për drejtësi të paanshme dhe objektive, duke kërkuar që të hetohen dhe zyrtarë të tjetër të lartë të qeverisë qendrore për korrupsion. Policia e Lezhës ka shoqëruar gjatë ditës së sotme disa persona, të cilët kanë protestuar përpara ambienteve të policisë, kundër arrestimit të kryebashki­akut Fran Frrokaj. Protestues­it janë mbajtur në komisarit duke ju thënë se tubimi është i paligjshme dhe nëse do ta vazhdojnë me protesta ata do të ndiqen penalisht. Pjesë e protestës ishte dhe kreu i degës së PD- së në Lezhë, Paulin Marku. Ky i fundit e cilësoi arrestimin e Frrokajt si sulm të pastër politik për dëmtimin e PD- së në zgjedhje. "Nuk jemi kundër drejtësisë, pasi ne jemi pro drejtësisë. PD ka shprehur hapur që këtij vëndi prej 27 vitesh i mungon drejtësia, por ne kërkojmë një drejtësi jo të njëanshme. Kërkojmë një drejtësi ku të gjithë përsonat që abuzojnë me ligjin apo abuzojnë ne çdo lloj drejtimi i cili është në kundërshti­m me ligjin, të vihen para drejtësisë", tha Marku. Ai shtoi se, pavarësish­t sulmit, PD do të dalë më e fortë në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. e. h

 ??  ?? Protesta para Komisariat­it të Policisë Lezhë
Protesta para Komisariat­it të Policisë Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania