Panorama (Albania)

Drejtoresh­a e Bujqësisë fshehu dy dosje pronash

I telefonoi nuses së djalit, pasi mësoi se do të shoqërohej

-

Gjelina Baca, 58 vjeçe, e cila mbante detyrën e drejtoresh­ës së Bujqësisë në Bashkinë e Lezhës, dyshohet të jetë krahu i djathtë i kreut të Bashkisë, Fran Frrokajt. Prokuroria kishte kërkuar "arrest me burg" edhe për 58- vjeçaren Baca, megjithatë Gjykata vendosi që ajo të hetohej në "arrest shtëpie". Burimet thanë se Gjelina Baca gjatë viteve të fundit ka punuar pa ndërprerje përkrah Fran Frrokut. Madje, edhe gjatë kohës kur Frrokaj drejtonte Komunën Shënkoll për 3 mandate radhazi, ajo ka qenë punonjëse në atë Komunë. Edhe pse ka vetëm arsimin e mesëm, Gjelina Baca kishte detyrë të rëndësishm­e në Bashkinë e Lezhës, si drejtoresh­ë e Drejtorisë së Bujqësisë. Burimet thanë se në momentin kur ka mësuar se do të shoqërohej në Polici, ajo ka tentuar të "zhdukë" dy dosje pronash. Baca i ka telefonuar nuses së djalit, duke i thënë që të fshihte dosjet që kishte në shtëpi, të cilat në fakt u gjetën dhe u sekuestrua­n nga Policia, para se të "zhdukeshin". Përveç Gjelina Bacës, Gjykata ka vendosur "arrest shtëpie" edhe për Juxhina Memën, 25 vjeçe, ish - specialist­e në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë, Marte Gjergji, 50 vjeçe, me detyrë topografe, Frrok Frroku, 75 vjeç, babai i biznesmeni­t në kërkim, me banim në Bashkinë Mamurras, i cili ka përfituar tokë në mënyrë të paligjshme, si dhe Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, i cili dyshohet se ka falsifikua­r aktet. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish- Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme. Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës
Faksimile e vendimit të Gjykatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania