Panorama (Albania)

Putin fiton me lehtësi zgjedhjet presidenci­ale

Mori 73.9% të votave, votuan rreth 60% e 111 milionë njerëzve

-

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka fituar me lehtësi një mandat të ri gjashtëvje­çar presidenci­al në zgjedhjet e së dielës, në një kohë kur lidhjet e tij me Perëndimin janë armiqësuar.

Fitorja e Putin e zgjat kohën e tij në detyrë deri në vitin 2024, kur ai do të jetë 71 vjeç. Putin ka premtuar të përdorë mandatin e tij të ri për të forcuar mbrojtjen e Rusisë kundër Perëndimit dhe për të rritur standardet e jetesës. Ai e ka dominuar jetën politike në Rusi për 18 vitet e fundit. Partia e tij ka marrë një vlerësim të miratimit me rreth 80 për qind dhe kjo e ka bërë të padiskutue­shme fitoren e tij. Asnjë nga shtatë kandidatët që garuan kundër nuk ishin në të vërtetë një kërcënim për të dhe kreu i opozitës, Alexei Navalny, nuk u lejua të garojë. Kritikët thonë se zyrtarët i kishin detyruar njerëzit të shkonin në votime për të siguruar që të mos kishte një pjesëmarrj­e të ulët. Exit- pollet kanë treguar se Putin ka fituar 73.9 për qind të votave. Në projeksion­in nga VTsIOM, sfiduesi nga Partia Komuniste, Pavel Grudinin, është në vendin e dytë me 11.2 për qind të votave. Vladimir Zhirinovsk­y, kreu i Partisë Liberal Demokrate, ka marrë 6.7 për qind të votave dhe personalit­eti televiziv, Ksenia Sobchak, 2.5 për qind të votave. Në Rusi ka rreth 111 milionë njerëz me të drejtë vote. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi pranoi se ka pasur disa parregulls­i, por pritet ta deklarojnë rezultatin legjitim.

PARREGULLS­ITË

Video të publikuara tregojnë shkeljet që janë bërë gjatë procesit të votimit në Rusi, ndërkohë që Presidenti Putin ka fituar mandatin e katërt për të drejtuar vendin. Në Moskë, në zonën Lyubertsy, fletë të shkruara votimi janë hedhur fshehurazi në kuti nga një zyrtar i komisionit të zgjedhjeve. Pamjet janë regjistrua­r nga kamerat e sigurisë CCTV. Në një tjetër video nga Dagestan, një burrë po mbush kutinë e votimit me fletë votimi të përfunduar­a, ndërsa një zyrtare zgjedhore femër qëndron roje. Kjo ndodhi kur qendra e votimit numër 380 ishte pa njerëz. Në një tjetër qendër votimi, një grup meshkujsh kanë krijuar rrëmujë për të bllokuar vëzhguesit, ndërsa një tjetër mbushte një kuti me fletëvotim­i të shkruara.

DËSHTIMI I BOJKOTIT

Thirrja për të bojkotuar këto zgjedhje, e cila u bë nga lideri karizmatik i opozitës, Alexei Navalny, nuk u materializ­ua, pasi, sipas të dhënave, pjesëmarrj­a në këto zgjedhje ka qenë rreth 60 për qind. Navalny ka shpallur më parë kandidatur­ën për të garuar, por nuk u lejua nga autoritete­t pasi ai ka qenë më parë i dënuar, edhe pse për një dënim politik. Autoritete­t kanë shpenzuar shumë para për të nxitur votuesit të marrin pjesë në këto zgjedhje për t’i siguruar Presidenti­t në mandat të katërt të fortë gjashtëvje­çar. Duke hedhur votën në Moskë, Putin tha se ai do ta konsideron­te një sukses çdo përqindje votash. “Programi, që unë propozoj për vendin, është ai i duhuri”, tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania