Panorama (Albania)

Panuçi lë jashtë Agollin: Pse nuk erdhi Zhegrova

“Do jetë 38 vjeç në Europian, e thërras nëse më duhet. Lojtarët më duhet t’i stërvit”

-

Si çdo herë, nuk harron xhentilesë­n me mediat në sallën e konferenca­ve para se të ulet, por në fund kujton rastin kur një shqiptar nuk ka b…. Kristian Panuçi e ka thënë shqip akuzën lidhur me refuzimin e Edon Zhegrovës.

Më tej, trajneri i Kombëtares ka mbyllur thuajse përfundimi­sht mundësinë e Agollit për rikthimin në Kombëtare, duke e lidhur me moshën e tij, në projeksion me Europianin e ardhshëm, ku do të jetë 38 vjeç. Gjatë konferencë­s për shtyp, Panuçi ka nënvizuar minutazhin e pakët të futbollist­ëve, me të cilën ka justifikua­r faktin pse do të jetë vetëm një miqësore për kuqezinjtë, nisur nga fakti që do t’i duhet t’i stërvitë futbollist­ët gjatë kësaj jave si në Turqi. Ndër të tjera, tekniku përmendi Andi Lilën, por theksoi se skuadra ka më tepër cilësi sesa në fillim.

Agolli – “Kam nevojë që të them se Agolli në tetor do të jetë 36 vjeç. Dhe kampionati Europian do të jetë në 2020- ën. Ne jemi të detyruar që të provojmë dikë tjetër. Unë kam folur me Agollin dhe i kam thënë që nëse do të kem nevojë, do ta kem në konsiderat­ë. Por, kemi detyrimin që të provojmë diçka tjetër. Dua që të jem i qartë në këtë që them, shumë i qartë: 36 vjeç në tetor dhe në Europian do të jetë 38 vjeç. Bëhet shumë e vështirë. Por nëse kam nevojë, do ta thërras. Do të kisha dashur, sepse është një profesioni­st i vërtetë, që ta stërvitja kur ka qenë 28 apo 30 vjeç. Por për fat të keq, po bëhet 36 vjeç dhe kam detyrimin që të gjej dikë tjetër. Është një pozicion, në të cilin kemi Memollën, Alijin, Lenjanin. Aty jam duke kërkuar që të gjej zgjedhjen e duhur. Agolli është 36 vjeç dhe më duhet të mendoj diçka tjetër, pasi në moshën 38 vjeç bëhet e vështirë në futbollin e sotëm. Më duhet të rrezikoj diçka për të gjetur lojtarin e duhur”.

Kapiteni – “Në ditën që jam prezantuar këtu, çfarë kam thënë? Është shumë e lehtë për të gjetur se cili do të jetë kapiteni. Në momentin që mësohet 11- shja titullare: Kapiten i Kombëtares do të jetë ai që ka më shumë ndeshje. Ndaj, ju duhet të prisni që të mësoni se kush do të luajë të hënën e ardhshme”.

Superiorja – “Unë jam trajneri i Shqipërisë dhe është normale që të shoh kampionati­n shqiptar. Abazaj e Gavazaj janë futbollist­ë që janë të fortë në përballjet një për një dhe mua më pëlqejnë për mënyrën se si mund ta vendosim ne skuadrën në fushën e lojës. Për faktin që po bënin mirë, është e drejtë që t’u japim një premio, shpërblim. Më pas duhet ta tregojnë edhe në Kombëtare. Ky është shembulli, që secilin që bën mirë në kampionati­n shqiptar dhe kush demonstron ndjesinë që mund të jetë, unë e thërras.

Zhegrova – “Kemi folur me të dhe ishte i gatshëm për të ardhur me ne. Më pas, ishte babai, që shpeshherë i prishin fëmijët. Pikë! NUK THUHEN EMRAT.

Refuzimet – “Një jua thashë, Zhegrova. Mbi të gjitha, sepse në fillim tha po e më pas jo. Nuk është mirë që të them emra sepse duhet respektuar zgjedhja e gjithsecil­it. As për situatat personale të secilit nuk është e drejtë që të them emra. Por a e dini se cili është problemi i vërtetë? Nuk është se thonë po apo jo, pasi çdo njeri bën një zgjedhje: nëse do të luajë me Brazilin apo Shqipërinë. Nëse do të luajë me Kosovën a Shqipërinë. E gjithë kjo, sepse nuk kanë ( pyet drejtorin e PR, Çarçanin: Si i thonë në shqip ‘ nuk ka bo. e’? dhe ai i përkthen një shprehje të përshtatur në shqip): ‘ Nuk kanë b. thë që të vendosin ata’. Por zgjedh babai, tezja, gjyshja apo shoku në lokal. Kush nuk ka b. thë për nivelin maksimal, nuk mund të luajë”.

1 miqësore – “Problemi më i madh është se shumë lojtarë nuk luajnë në klubet e tyre: Lila ka luajtur pak. Latifi, pak 25% të ndeshjeve nga janari. Sadiku, pak. Maraj së fundmi, pak, 38. Cikalleshi 48%. Balaj 39. Kjo është arsyeja pse kam vendosur që të kemi vetëm një miqësore dhe jo dy për të pasur mundësinë dhe kohën për të punuar, pasi kur ke dy ndeshje, nuk punon. Nevojitet që të stërvitemi, si në Turqi”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania